Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DHEU SI PASTRUES

Ing. Abdudaim el-Kehil
Lëndët më të mira pastruese gjenden në dhe. Kjo është e vërtetë shkencore, të cilën e kanë vërtetuar shkencëtarët ndërsa në të kanë aluduar Kur’ani dhe Sunneti.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjëra të rëndësishme por, ndër më të çuditshmet -nëse ky nuk është një ekzagjerim- është ai se dheu përmban lëndë pastruese. Kjo lëndë ka mundësi të eliminojë – zhdukë mikrobet dhe viruset, pavarësisht se për çfarë llojesh bëhet fjalë. Madje, edhe ato mikrobe që lëndët përkatëse nuk mund t’i largojnë, dheu i largon.
Është pikërisht kjo veçori dhe karakteristikë që dheun e bën të jetë një lëndë perfekte për varrosjen e të vdekurve, për shkak se trup i të vdekurit fillon dekompozimin dhe shpërbërjen, kështu që sikur të mos varrosej do të ishte shkak për sëmundje dhe epidemi të ndryshme. Por, mëshira e Allahut të Madhëruar ka caktuar që njerëzit të jenë të krijuar prej dheut dhe atij t’i rikthehen prapë aps vdekjes së tyre.
Prej mrekullisë profetike është ekzistimi i një hadithi i cili flet për vetitë pastruese të dheut. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
إذا ولغ الكلب في الإناء فاغسلوه سبع مرات وعفروه الثامنة في التراب
Nëse qeni pinë në enë, atëherë lajeni atë shtatë herë ndërsa herën e tetë fërkojeni me dhe!” (Transmeton Muslimi.)
Ne e dimë se pështyma ose jargët e qenit përzihen me një numër bakteresh, të cilat mund të jenë edhe të rrezikshme, dhe, në qoftë se qeni ka pirë nga një enë, e pastaj prej saj ka pirë dhe njeriu, mundësia që të goditet me këto sëmundje është e madhe.
Ekspertizat kanë vërtetuar se lëndët pastruese që gjenden në dhe kanë mundësi të zhdukin lloje të ndryshme bakteresh apo mikrobesh. Qeni kur të pinë ujë në enë, atëherë uji përzihet me jargët e tij, kështu që, edhe pas pastrimit me ujë, ato nuk hiqen tërësisht. Për këtë gjë, duhet pastruar edhe me dhe, për t’i larguar kështu përfundimisht ato prej enës.
Thënia profetike ‘fërkojeni’ (ar. affiruhu) ka kuptim e fërkimit të enës në tërësi. Kjo mënyrë garanton pastrimin e tërësishëm dhe largimin e të gjitha baktereve dhe mikrobeve. Kjo për shkak se dheu ka mundësinë e përshtatshmërisë me ujin. Ai përzihet me të. kështu, pastrimi i sigurt ndodhë vetëm atëherë kur kjo procedurë vihet në aplikim.
I madhëruar qofsh, o Allah!
Si e ka ditur Muhammedi [alejhis salatu ves selam] se në dhe ka elemente pastruese, që zhdukin edhe bakteret dhe mikrobet?!
Përshtati: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013