Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TË BËJMË PËRPUTHJEN NDËRMJET ‘BRAKTISJES SË ASAJ QË NUK MË INTERESON’ DHE NDALIMIT TË SË KEQES?

Abdullah Ibn Xhabir el-Hamadi
Qëllimi esencial nga hadithi: “Prej Islamit të mirë të njeriut është braktisja e asaj që nuk i intereson”, -nëse veç është i vërtetë-, është që besimtari ta braktis ato gjërat e lejuara por të tepërta (panevojshme), prej të cilave nuk ka (ndonjë) dobi në fe apo jetë të përditshme.
Pyetja:
Do të doja të pyes për një çështje që ka të bëjë me ‘Urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.’ Në të vërtetë, më intereson të di se si të veprojë me atë që thotë se nuk dua të ndërhyjë në punët e të tjerëve, duke argumentuar me hadithin e të Dërguarit të Allahut [Paqja, mëshira dhe shpëtimi qofshin mbi të!]: “Prej Islamit të mirë të njeriut është braktisja e asaj që nuk i intereson.”
Si të bëjmë një përputhje ndërmjet këtij hadithi dhe hadithit që urdhëron për ndalimin e të keqes?
Allahu iu begatoftë me të mirat e Tij!
Përgjigja:
Allahu iu begatoftë dhe juve me të mirat e Tij të pakufishme!!!
Para se të jap përgjigjen konkrete për pyetjen e bërë, do të doja të bëjë një shpjegim të rëndësishëm se kundërthënia ndërmjet teksteve kur’anore dhe atyre profetike është e pamundur. Nuk ka mospajtim tek ajetet ndërmjet vete, sikur që nuk ka as tek hadithet. Po kështu, kundërthënie nuk ka as ndërmjet tyre dhe logjikës së pastër, dhe krejt kjo falë urtësisë dhe dijes absolute të Allahut të Madhërishëm. Ka thënë Allahu: "A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.“ (en-Nisa, 82)
Domethënia e ajetit mohon që të ketë përplasje ndërmjet teksteve kur’anore apo atyre të saktave profetike, për shkak se kundërthënia është shenjë e dobësisë kurse dobësia nuk mund të paramendohet në raport me Allahun. Imam Taberiu [Allahu e pastë mëshiruar!][1] në koment të këtij ajeti ka thënë: “O Muhammed! Ata dyshuesit dhe intrigantët, trilluesit, a nuk meditojnë asgjë tjetër jashtë asaj që iu flet, Librin e Allahut të Madhëruar, që ta dinë se ai është argument kundër tyre për të të respektuar dhe për të pasuar fenë tënde. A nuk e dinë ata se ajo që ti solle është prej Zotit të tyre, për shkak të kompozimit të kuptimeve, përputhjes së normave, vërtetimit të ndërsjellë të citateve njëri me tjetrin, dëshmisë po kështu për njëri tjetrin për saktësi, për shkak se kjo po të mos ishte nga Allahu, atëherë normat do të ishin të papërputhshme, do të kishte kundërthënie në kuptime dhe se pjesët e tij (Kur’anit) do të dëshmonin për njëra tjetrën se nuk janë të vërteta.”
Ka thënë Hatib el-Bagdadi[2]: “Nuk ka kundërthënie në tekstet kur’anore dhe as në ato profetike. Allahu ka thënë: "A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.“ (en-Nisa, 82)
Duke na folur për të Dërguarin e Tij thotë po kështu: "Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. 4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.“ (en-Nexhm, 3-4)
Allahu na ka lajmëruar se nuk ka asgjë në Kur’an që nuk shkon dhe se të folurit e Profetit është shpallje – vahj, gjë kjo që aludon se i tërë Kur’ani është në përputhshmëri të plotë ndërmjet vete, se njëra i është shtuar pjesës tjetër, se njëra është e ndërtuar mbi pjesën tjetër, qoftë me ndajshtim, ndajshtim i përjashtimit, apo diç nga gjërat që i përmendëm më parë...”
Imam Shatibiu[3] përmend një sërë argumentesh që mohojnë kundërthënien ndërmjet teksteve fetare. ka filluar me ajetin 82 nga kaptina en-Nisa: "A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.“ (en-Nisa, 82)
Ky ajet mohon absolutisht që të ketë kundërthënie ndërmjet teksteve...Po kështu Allahu i Madhëruar ka thënë: "Œ...Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.“ (en-Nisa, 59)
Ky ajet është i qartë përkitazi me mohimin e mospajtimit dhe kundërthënies, për arsye se, në rast të ndonjë mospajtimi, atëherë referencë dhe bazë për rishikim të qëndrimit të saktë janë pikërisht tekstet fetare. ndryshe, referimi teksteve kundërthënëse nuk do të bëhej.
Po supozojmë nëse ka kundërthënie, në këtë rast, problemi qëndron tek vështrimi i ati që hulumton në tekste, e jo tek vet tekstet. Kjo për shkak se njerëzit dallojnë në të kuptuar, por, kjo kundërthënie, pas meditimit dhe analizave, zhduket. Kundërthënie nuk llogaritet ajo që në tekstet ka ardhur në formë të përgjithshme apo të veçantë, e kushtëzuar apo e pakushtëzuar, përgjithësuese apo shpjeguese. Jo, Kur’ani shpjegohet ndërmjet vete.
Për të shpjeguar më mirë qëllimin, do të marr një shembull.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga sahabiu i nderuar, Enes in Malik, se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
Nuk lejohet braktisja e myslimanit më shumë se tri ditë!
Po kështu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë hadithin e Ka’b in Malikut, i cili nuk mori pjesë në Betejën e Tebukut, për çka, ai dhe shokët e tij që nuk morën pjesë, me urdhër të Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] u izoluan nga shoqëria.
Hadithi i parë flet për ndalimin e braktisjes së besimtarit më shumë se tri ditë ndërsa hadithi i dytë për braktisjen e atyre që nuk morën pjesë në luftë për afër 50 ditë.
Ndërmjet këtyre dy haditheve nuk ka kundërthënie. Parimisht, ndalohet braktisja e besimtarit, me përjashtim nëse prej tij rrjedh ndonjë vepër që duhet braktisur edhe më shumë, si: ndonjë mëkat- risi, ndonjë punë e pistë, etj, kështu që braktiset si presion ndaj tij për të braktisur mëkatet.
Kështu, kjo nuk konsiderohet kundërthënie e vërtetë, por kundërthënie të cilën studiues mund ta sheh në fillim të studimit, dhe e cila, pas analizave dhe meditimit, zhduket. Janë dijetarët e Kur’anit dhe Sunnetit ata që më mirë se kushdo tjetër i kuptojnë këto gjëra.
Këtë lloj kundërthënie mund ta hasësh edhe në të folurit rëndomtë të njerëzve, në ligjet e njerëzve, në kode të ndryshme ku një nen shpjegon tjetrin, etj.
Ndërsa, konkretisht me pyetjen e bërë, respektivisht hadithin e apostrofuar, përgjigja është:
- Dijetarët kanë mendime të ndryshme për saktësinë e hadithit. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai është i dobët[4]. Për këtë shkak vërehet që në start kjo kundërthënie.    
- Tekstet kura’nore dhe profetike flasin për obligimin e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja si dhe për të mirën që realizohet dhe të keqen që largohet nëpërmjet tyre. Kjo gjë është parim i aprovuar unanimisht nga dijetarët. Thotë Allahu i Madhëruar: "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun...“ (Ali Imran, 110)
Imam Muslimi transmeton hadithin e Seid el-Hudrijjit, në të cilin qëndron se Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
Kush sheh prej jush ndonjë të keqe, le ta largojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhë, e nëse prapë nuk mundet, atëherë me zemër, por ky është niveli më i dobët i besimit.
Kjo nënkupton se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është prej gjërave që i interesojnë besimtarit, ndryshe, Allahu i Madhëruar nuk na urdhëron me gjëra që nuk na interesojnë. Pra, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk hyjnë në kuadër të hadithit për të cilin po flasim. Qëllimi nga hadithi –nëse është i vërtetë- është braktisja e asaj që nuk të sjellë dobi në fe dhe jetë. Më konkretisht, fjala është për ato gjërat e lejuara por të tepërta, si: të folurit e tepërt, shikimi i tepët, leximi i gjërave që nuk kanë ndonjë interes dhe përfitim.
Hadithi bën thirrje që besimtarët të merren me gjërat që iu interesojnë dhe prej të cilave kanë dobi ne fe dhe jetë, qoftë kjo dobi në kontekst individual apo kolektiv. Gjithsesi se duhet të thërrasin për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja ngase ky është interes kolektiv.
Zoti e di më së miri!
 
Përshtati: Sedat Islami
 

[1]Xhamiu-l-bejan an te’vili aji-l-Kur’an, 7/251.

[2]El-fekih vel mutefekkah. 1/535. 

[3]El-muvafekat. 5/59-64. 

[4] Albani mendon se hadithi është autentik. Në verifikimin që ia bën këtij hadithi në Sunenin e Tirmidhiut thotë se ai është sahih-autentik. Shënim i përkthyesit.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013