Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
“DHE NDALOI VETEN PREJ EPSHEVE”

Abdudaim Kehil

Përshtati: Sedat Islami
 
Pasimi i epsheve dhe kënaqësive është një shprehi dhe praktikë që dëmton njeriun. Ajo shndërrohet në varësi, mu sikurse varësia nga droga dhe lëndët tjera narkotike. Këtë e kanë vërtetuar edhe studime të reja shkencore.
 
Në një studim të kryer në vitin 2012 është vërtetuar se procesi i rënies së njeriut në dashuri zgjat sa 1/5 e sekondës. Truri i njeriut i përgjigjet ekstremisht shpejt femrës në të cilën shikon duke aktivizuar një pjesë të caktuar të tij, e cila aktivizohet rëndom kur të kryhen marrëdhënie seksuale apo të konsumohen lëndë narkotike. 
 
Për këtë, shkencëtarët vërtetojnë se shikimi i tepërt në gra shkakton aktivizimin e kësaj pjese në formë të përsëritur, gjë që bën që një pjesë e madhe e hormoneve të ashtuquajtura ‘hormonet e lumturisë’ të sekretohen. Për pasojë, njeriu sikur robërohet dhe kjo gjendje e bën atë që të jetë në varësi të shikimit në gra tamam sikur që është një i droguar ose alkoolist.
 
Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se kjo gjë ndikon në dëmtimin e qelizave të trurit, në minimizimin e performancës së njeriut, në dobësimin e aftësisë logjike, etj. Duke patur parasysh këtë, ne arrijmë të kuptojmë pse Islami e ndaloi shikimin në gra dhe ndaloi pasimin e epshit.
 
Shkencëtarët ilaçin e shohin në paralajmërimin që bëjnë për pasojat e mëdha që ka një gjest apo shprehi e keqe sikur kjo e shikimit në gra. Njeriu duhet të ketë besim në vete, duhet të mbizotërojë mbi epshin si dhe të mos i lejojë vetes t’iu nënshtrohet apo të pasojë epshet kurrë.
I madhëruar qoftë Allahu!
Kur’ani para 14 shekujsh dha këtë paralajmërim, i cili paraqet për ne një bazë dhe siguri për jetë të lumtur. Ka thënë Allahu: "E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij.“ (en-Naziat, 40-41.)
Shihni sa bukur janë radhitur gjëra: “frika” pastaj “ndalimi” ndërsa si rezultat “Xhenneti.”
Po kështu ka thënë Allahu: "...e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut...“ (Sad, 26.)
Kështu, të nderuar, kushdo që praktikon mësimet kur’anore, jeton i lumtur, ndryshe nga ateistët, të cilëve iu mungon lumturia shpirtërore.
A do të vendosim që tani e tutje do ta ndalojmë nefsin nga epshi dhe do të punojmë për botën tjetër!
 
Burimi:
 
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013