Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Tri pyetje "konfuze"

Një djalosh i ri udhëtoi larg vendit për të mësuar. Qëndroi një kohe bukur të gjatë dhe pasi qe u kthye ne shtëpi kërkoi nga familja t'ia sjellin një hoxhe, qe t'i përgjigjej tri pyetjeve "konfuze" te tij. Ia sollën një hoxhe dhe ne mes tyre u zhvillua kjo bisede:
Djaloshi: Kush je ti dhe a ke mundësi t'i përgjigjesh tri pyetjeve te mia?
Hoxha: Unë jam rob prej robërve te Allahut dhe me lejen e Tij do t'iu përgjigjem pyetjeve tua.
Djaloshi: A je i sigurte ngase shume te tjerë para teje kane dështuar ne përgjigje.
Hoxha: Do te mundohem dhe me ndihmën e Allahut do te përgjigjem!
Djaloshi: Unë kam tri pyetje:
  1. A ekziston ne te vërtetë Allahu, dhe nëse po, atëherë ma trego pamjen (formën) e tij?
  2. Cfarë është Kadaja dhe Kaderi?
  3. Nëse djalli është i krijuar prej zjarrit atëherë perse ai te ndëshkohet ne te kur zjarri nuk ndikon ne te?
Hoxha i ra një shuplake te forte ne fytyre.
Djaloshi duke fërkuar faqen nga dhimbja i tha hoxhës: Perse me godite? Perse u hidhërove prej meje?
Hoxha: Nuk jam hidhëruar por ajo e rene është përgjigje e tri pyetjeve tua.
Djaloshi: Si, nuk po te kuptoj.
Hoxha: ?farë ndjeve pas goditjes?
Djaloshi: Dhimbje natyrisht.
Hoxha: A beson se kjo dhimbje ekziston?
Djaloshi: Po.
Hoxha: Ma trego formën e dhimbjes?
Djaloshi: Nuk kam mundësi.
Hoxha: Kjo është përgjigja ime e pare. Ne te gjithë ndiejmë ekzistimin e Allahut por nuk mund ta shohim.
Hoxha vazhdoi ta pyesë: Mbrëmë a pe në ëndërr se unë do te godas ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: A ke imagjinuar se unë sot do te bie shuplake ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: Ky është Kadaja dhe Kaderi.
Hoxha: Dora me te cilën te godita prej çka është krijuar?
Djaloshi: Prej dheut.
Hoxha: Po fytyra jote?
Djaloshi: Prej dheut gjithashtu.
Hoxha: ?farë ndjeve pasi qe te godita?
Djaloshi: Dhimbje.
Hoxha: Mire, djalli edhe pse është i krijuar prej zjarrit ai do te ndieje dhimbje në të siç ndjeu fytyra jote prej dheut nga rënia e dorës sime po ashtu e krijuar prej dheut.


Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013