Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SUNNETI

Sunneti është burimi i i dytë i fesë islame ngase ai sqaron dhe shtjellon parimet kur'anore. Sunneti është term që emërton thëniet, veprat dhe pëlqimet e Pejgamberit, alejhi's selam. Dr. Muhammed Muhammed Ebu Zehv ka cekur se shumica e (xhumhuri i) dijetarëve të hadithit kanë definuar Sunnetin si:
"Thëniet e Pejganmberit, alejhi selam, veprat, miratimet, cilësitë natyrore (në aspektin biologjik) dhe virtytet morale, ekspeditat guerile, betejat dhe disa lajme para pejgamberisë, si: adhurimi i tij në shpellën Hira, pastaj biografia e tij e mirë, sepse nga kjo përfitohen virtytet e larta morale dhe veprat e tij shembullore, me të cilat dispononte edhe para dërgimit si pejgamber. Këtë e shpreh qartë edhe thënia e Hatixhes, gruas se tij dhe nënës sonë,:
"Jo, assesi. Pasha Allahun! Allahu nuk të dëshpëron ty kurrë sepse ti mban lidhjet familjare, ndihmon të varfërin, kompenson të humburen, respekton musafirin si dhe kontribuon në raste fatkeqësish"(1). Pastaj si ai ishte analfabet, nuk dinte as shkrim dhe as lexim, si ai u shqua për besnikëri, emanet dhe virtytet tjera të larta të mioralit. Me këto gjëra ne vërtetojmë pejgamberinë e tij sikurse që edhe Herkali, në tregimin e njohur me Ebu Sufjanin, patë vërtetuar një gjë të tillë… "(2).
Sunneti ose sqaron atë që ka ardhur në formën e përgjithshme në Kur'an, ose e vërteton ndonjë dispozitë ose vjen me ndonjë dispozitë të re, e cila nuk është përmendur në Kur'an, siç është p.sh.: ndalimi i ngrënies së mishit të gomarëve shtëpiak.
Rëndësi që i është kushtuar Sunnetit më së miri do ta kuptonim nga disa prej citateve të shumta kur'anore dhe profetike përkitazi me të:
Allahu na ka urdhëruar që të veprojmë sipas asaj që e solli Pejgamberi, alejhi's selam. Thotë Allahu:
"Cka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër". (el Hashr, 7)
Moskonfuzioni apo mëdyshja rreth një çështjëje, për të cilën ka gjykuar Allahu dhe i dërguari i Tij. Thotë Allahu:
"Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës". (Ahzab, 36)
Vërejtje e ashpër për atë, që kundërshton Pejgamberin, alejhi selam. Thotë Allahu:
"prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët". (Nur, 63)
Allahu urdhëron në mënyrë të prerë që të mos e kundërshtojmë të dërguarin e Tij e thotë:
"O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur'anin).  21. Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë". (Enfal, 20-21)
Shpëtimi dhe ngadhënjimi me Xhennete arrihen nëpërmjet respektit për Allahun dhe të dërguarin e Tij. Thotë Allahu:
õKur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë". (Nur, 51-52)
Nuk ka mundësi të realizohet dashuria për Allahun e Madhërishëm nëse paraprakisht nuk ekziston edhe dashuria për Muhammedin, alejhi selam. Thotë Allahu:
"Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë". (Ali Imran, 31)
Ata që e respektojnë Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam do të jenë në pozita të larta në Xhennet, respektivisht do të jenë me njerëzit me të graduar. Thotë Allahu:
"E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!". (Nisa, 69)
Besimi komplet nuk mund të realizohet assesi derisa Pejgamberi, alejhi selam të mos jetë gjykatësi dhe vlerësuesi i veprave tona si dhe derisa në të mos pajtojmë me këtë gjykim. Thotë Allahu:
"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht". (Nisa, 65)
Allahu kur urdhëroi të respektojmë Pejgamberin, alejhi selam, këtë respekt e solli paralel me respektin për Të kështu që tha:
óO ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë". (Nisa, 59)
Allahu urdhëroi për të pranuar nga Pejgamberi, alejhi selam çdo gjë që kumtoi, e tha:
"Cka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër". (Hashr, 7)
Allahu urdhëroi që t'i përgjigjemi Atij dhe të dërguarit të Tij çdoherë dhe në çdo rrethanë apo gjendje. Thotë Allahu:
"O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai". (Enfal, 24)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
ú"Vëni re! Mua më është dhënë Kur'ani dhe i ngjashmi me të (Sunneti). Ndodhë që njeriu të ulet në ndonjë kolltuk e të thotë: Mbahuni për këtë Kur'an dhe çka te gjeni në të hallall lejojeni e çka te gjeni në të haram ndalojeni...". (3)
Vepra nuk pranohet nëse nuk është në përputhje me Sunnetin. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
"Kushdo që shpik diç në çështjen tonë, e që nuk është prej saj, ajo automatikisht është e refuzuar"(4). Në versionin e Muslimit qëndron:
"Kush bën ndonjë vepër, që çështja jonë nuk është sipas saj, atëherë ajo është e refuzuar"(5).
Mbajtja për Sunnetit të sjell shpëtimin përherë, e në veçanti në kohen kur sprovat (fitnet) të shtohen. Këtë e argumenton hadithi i Irbadit, i cili është siç vijon:
"Një ditë Pejgamberi, alejhi selam na e fali namazin pastaj u kthye kah ne dhe na këshilloi me një këshillë të denjë, nga e cila lotuan sytë dhe u rrëqethën zemrat. Tha një njeri: O i dërguari i Allahut! Sikur kjo këshillë është këshillë e lamtumirë thanësit andaj me çka na porosit? Tha: Iu porosis për devotshmëri për Allahun, dëgjim dhe respekt (për prijësin), edhe nëse është rob etiopias, ngase prej jush, ata që jetojnë pas meje do të shohin kundërshtim të madh. Mbahuni për Sunnetin tim dhe sunnetin e prijësve të udhëzuar, të drejtë; mbahuni për të dhe kapuni për të me dhëmballë, si dhe keni kujdes nga gjërat e inovuara ngase çdo e tillë është risi ndërsa çdo risi është humbje(6).
Me praktikimin e Sunnetit ne arrijmë që të jemi vëllezërit e Pejgamberit, alejhi' salatu ve's selam. Ebu Hurejre transmeton se:
"Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam shkoi tek varrezat dhe tha: Paqja qoftë mbi ju o banorë të shtëpisë së besimtarëve, edhe ne, nëse do Allahu, do të vijmë pas jush. Do të dëshiroja sikur t'i shihja vëllezërit tanë. Thanë (shokët e tij): O i dërguari i Allahut! Po a nuk jemi ne vëllezërit tu?! Tha: Ju jeni shokët e mi ndërsa vëllezërit e mi janë ata, që ende nuk kanë ardhur (në këtë botë). Si i njeh ata pjesëtarë të ummetit tënd, që ende nuk kanë ardhur- e pyeten. Tha: ?farë mendoni, sikur ndokush prej jush ta kishte një kalë me kokë dhe këmbë të bardha, a thua nuk do ta njihte kalin e tij në mesin e kuajve të zi?! Thanë: Po, gjithsesi, ai do ta njihte atë. Tha: Po kështu edhe ummeti im, do të vijnë me fytyra dhe këmbë të bardha nga gjurmët e abdesit". (7)
Ai, që mban sunnetin, ai ka shpërblimin e pesëdhjetë sahabëve. Ka thënë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Pas jush janë ditët e durimit; ai që mbahet për asaj, që ju jeni sot (duke u mbajtur) ka shpërblimin e 50 vetave prej jush. Thanë: O pejgamber i Allahut! A mos prej tyre?! Tha: Jo, por prej jush". (8)
Mbajtja për Kur'anit dhe Sunnetit të ruan përherë dhe përgjithmonë nga humbja. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
"O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj atë, që nëse ju mbaheni për tij kurrë nuk do të humbni: librin e Allahut dhe sunnetin e pejgamberit të Tij".
Po ashtu ka thënë: Unë në mesin tuaj kam lënë dy gjëra, pas së cilave ju nuk do të devijoni: librin e Allahut dhe sunnetin tim"(9).
 
------------------------------------
 
(1)  Transmetojne Buhariu në Sahihun e tij, libri Bid'ul Vahji, kapitulli Bid'ul Vahj, hadithi nr: 3, Muslimi në Sahihun e tij, në librin e El Iman,nr: 231 dhe 232, Tirmidhiu në Sunenin e tij, në librin El Menakib An Resulil-lah, nr: 3565, Ahmedi në Musnedin e tij, në librin Baki Musnedi El Mukthirine, nr:14.502 dhe ne Baki Musnedi El Ensar,nr:24. 046, 24.681 dhe 27.768
(2)  Ebu Zehv, Muhammed Muhammed, El Hadithu Vel Muhaddithune, pa vit botimi, Bejrut, Liban, Darul Kutub El Arebijj, 1984,f: 10
(3)  Transmeton Ebu Davudi ndërsa Shejh Albani në Sahihu ve daifu suneni ebi davud, 12, e ka cilësuar autentik
(4)  Buhariu në Sahihun e tij, libri Es Sulh, kapitulli Idha Istalahu Ala Sulhi Xhurin Fes Sulhu Merdudun, h. nr: 2499
(5)  Muslimi në Sahihun e tij, libri El Akdije, kapitulli Nakdul Ahkam El Batile Ve Reddu Muhdethatil Umur,h. nr: 3243
(6)  Transmeton Ebu Davudi në Sunenin


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013