Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NAMAZI I MESËM

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer në amshim!
Allahu na ka urdhëruar qe te jemi syçelë dhe te kujdesshëm ndaj namazeve ne përgjithësi porse namazin e ikindisë e ka veçuar me një kujdes te shtuar e ka thënë:
" حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلاةِ الْوُسْطَى وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ
 Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)". (el Bekare, 238)
Shpjegim i ajetit:
Në këtë ajet fisnik, Allahu i Madhëruar urdhëron robërit e Tij qe te kujdesen për pese namazetdhe t'i falin ato në kohet e tyre, duke përmbushur dhe plotësuar kushtet  e tyre. Ka thënë Allahu:
" حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ
Vazhdoni rregullisht namazet". Përkujdesja (vazhdimësia) për namazin d.t.th.: Vazhdimi permanent në kryerjen e tyre.
Me përkujdesje për namaze njeriu përkujdeset edhe për adhurimet tjera,  përkujdeset për braktisjen e gjerave te ndaluara, ngase prej dobive, fryteve dhe te mirave te namazit është: Largimi nga te këqijat, siç thotë Allahu:
" إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاء وَالْمُنكَرِ
...vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të imituarat...". (el Ankebut, 45)
Ka thënë Ibni Mes'udi:
" من لم تأمره صلاته بالمعروف وتنهه عن المنكر لم يزدد من الله إلا بعدا
Kë nuk e urdhëron namazi i tij për te mira dhe nuk e ndalon nga te këqijat, ai prej Allahut vetëm sa do te largohet (e nuk do te afrohet me namaz)". (Transmeton Taberaniu ne el Mu'xhemu'l kebir)
Prej veçorive te besimtareve, qe do ta banojnë Xhennetin Firdevs është edhe përkujdesja ndaj namazeve ne kohet e tyre. Thotë Allahu:
" وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ* أُوْلَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ * الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
9. Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. 10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, 11. Të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë". (el Mu'minun, 9-11)
Meqë namazi është kusht për arritjen e Xhennetit Firdevs, Allahu urdhëroi përkujdesjen për te e tha:
" حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ
Vazhdoni rregullisht namazet".
Në kaptinën el Mearixh, ajeti 34, thotë Allahu:
" وَالَّذِينَ هُمْ على صَلاَتِهِمْ يُحَافِظُونَ
34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre". 
Ata, qe nuk përkujdesen për namazin, Allahu i ka nënçmuar dhe iu është kërcënuar ne shume vende ne Kur'an, si:
" فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُواْ الصلاة واتبعوا الشهوات فَسَوْفَ يَلْقُونَ غَيّاً
59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)". (Merjem, 59)
" فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ* الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ
4. Pra shkatërrim është për ata që falen, 5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm". (el Maun, 4-5)
Përkujdesja për kryerjen e pese namazeve ne xhami me xhemat është prej veprave me te dashura tek Allahu, siç transmeton Ibni Mes'udi se ai e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi’s selam se:
" أي العمل أحب إلى الله؟ قال : الصلاة على وقتها
Cila vepër është me e dashura tek Allahu?
Tha: Namazi ne kohen e tij…". (Buhariu & Muslimi)
Ajete dhe hadithet, qe flasin për vlerën e faljes ne përgjithësi, rrezikun dhe dënimet e mos faljes ne përgjithësi, janë te shumta. Mirëpo Allahu e veçoi namazin e ikindisë nga namazet tjera e tha:
" والصَّلاَةِ الْوُسْطَى
e edhe atë namazin e mesëm ".
Salati Vusta është nga Vesat (mesatare) qe tek arabet përdoret për gjënë me te mire, siç thotë Allahu për Ummetin e Muhammedit, alejhi’s selam:
" وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا
143. Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) ". (el Bekare, 143)
Qëllimi me Salatul Vusta është namaze i ikindisë, siç është sqaruar ne hadithin e Pejgamberit, alejhi’s selam ne Ditën e Ahzabit:
" شغلونا عن الصلاة الوسطى صلاة العصر ملأ الله بيوتهم وقبورهم نارا ثم صلاها بين العشاءين بين المغرب والعشاء
Na preokupuan nga namaze i mesëm, nga namaze i ikindisë. Allahu ua mbushte shtëpitë dhe varret e tyre me zjarre. Pastaj e fali ikindinë ne mes akshamit dhe jacisë". (Buhariu & Muslimi)
Megjithatë, dijetaret kane dhënë dhjete mendime përkitazi me namazin e mesëm, te cilat do t'i përmendim ne mënyrë te përgjithshme pa i përmendur fare thanësit e tyre:
  1. Namazi i drekës, ngase është ne mes te ditës, ngase dita fillon prej mëngjesit dhe se dreka është namazi i pare, qe është falur ne Islam.
  2. Ikindia ngase para saj janë dy namaze te ditës (sabahu dhe dreka) dhe dy te natës (akshami dhejacija).
  3. Akshami ngase ne numër te rekateve është i mesëm, as nuk ka me se shumti, sikurse jacija, por as me se pakti sikurse sabahu. Ai nuk shkurtohet gjate udhëtimit, Pejgamberi, alejhis selam nuk e ka shtyre dhe nuk e ka falur para kohe, dhe se pas tij janë dy namaze me zë (jacija dhe sabahu) dhe dy pa zë (dreka dhe ikindia).
  4. Jacija ngase është ne mes dy namaze qe nuk shkurtohen, vjen ne kohen e vone (ne kohen e gjumit), preferohet shtyrja e tij, qe është pak rende për njeriun, kështu përkujdesja për te është përmendur ne mënyrë te veçante ne ajet.
  5. Sabahu, ngase para tij janë dy namaze te natës, në te cilat këndohet me ze dhe pas tij janë dy namaze te ditës, qe lexohet pa zë ne to. Pastaj për faktin se koha e tij hyn kur njerëzit janë fjetur dhe ngritja për ta falur atë është vështirë, ngase gjate dimrit moti është i ftohte ndërsa gjate verës nata është e shkurtër.
  6. Namazi i xhumasë ngase ai është veçuar me tubim te muslimanëve, me ligjëratë – hutbe dhe se është feste për ne.
  7. Sabahu dhe ikindia.
  8. Jacija dhe sabahu.
  9. Pese namazet ngase pjesa e ajetit: " حَافِظُواْ عَلَى الصَّلَوَاتِVazhdoni rregullisht namazet ", ka përfshi namaze e obliguara – farz- dhe ato fakultative –nafile-, kështu që pas tyre është përmendur Namazi i Mesëm, qe përfshin vetëm pese namazet farze.
  10. Nuk është i caktuar. Allahu e k fshehur atë namaz ashtu siç e ka fshehur Natën e Kadrit ne Ramazan, orën e xhumasë kur pranohet duaja, orën e pranimit te duasë gjate natës, ne mënyrë qe njerëzit te ngritën dhe te falen natën.  (Për hollësi rreth tyre kthehu tek el Xhamiu li ahkami'lKur'an te Imam Kurtubiut)
Mendimi me i qëlluar është mendimi i shumicës se dijetareve, qe thonë se ai është namazi i ikindisë. Kjo për faktin se atë e mbështet hadithi i cituar me larte dhe derisa Pejgamberi, alejhi’s selam e ka thënë këtë atëherë për neve nuk ka mendim tjetër ngase:
" وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ
(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre...". (en Nahl, 44)
Pastaj Allahu përmendi se çdo falës duhet ta kryej me përulshmëri dhe devotshmëri këtë namaz. Thotë Allahu:
" وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ
dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)", d.t.th.: te nënshtruar dhe devotshme. Ne ajet aludohet për falje, KUNUT (respektim ne falje), ndalim nga te folurit, përulshmëri, kryerje te namazit sipas normave, etj.
KUNUTI ka disa domethënie:
  • Vazhdimi ne adhurim dhe lutje, siç thotë Allahu:" وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَاتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِ وَكَانَتْ مِنَ الْقَانِتِينَ e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme". (et Tahrim, 12)
  • Përulje dhe heshtje si respekt për Atë, qe i përulesh. Këtë e sqaron shkaku i zbritjes se ajetit, ku një njeri fliste gjet namazit ndërsa Allahu për ta ndaluar kete shpalli:" وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَdhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)", d.t.th.: urdhëroi për heshtje dhe ndaloi nga te folurit. Zejd b. Erkam transmeton se: Ne flisnim ne namaz me njeri tjetrin derisa zbriti ajeti: "وَقُومُواْ لِلّهِ قَانِتِينَ dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)", kështu qe u urdhëruam me heshtje dhe u ndaluam nga te folurit". (Muslimi)
Pra KUNUTI qenka devotshmëria e zemrës qe reflekton edhe ne devotshmëri te trupit, e ne veçanti gjuhës, qe te mos flet te folur te zakonshme me njerëz gjate namazit, por t'i qaset vetëm namazit dhe te mos preokupohet me asgjë tjetër.
Dobi nga ajeti:
– Obligimi për përkujdesjen për pese namazet, e qe d.t.th.: falja e tyre ne kohe te tyre dhe e xhemat ne xhami, duke plotësuar kushtet, farzet dhe sunnetet e tyre.
– Vlera e namazit te ikindisë ngase Allahu e veçoi ikindinë me te përmendur derisa përnamazet tjera foli përgjithësisht. Ai është prej dy namazeve me te favorizuara, sabahut dhe ikindisë. Vlerën e këtij namaze Pejgamberi, alejhi’s selam e ka sqaruar ne shume hadithe.
Ebu Musai transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
" مَنْ صَلَّى الْبَرْدَيْنِ دَخَلَ الْجَنَّةَ
Kush i fale dy beredejnet (sabahun dhe ikindinë) hyn ne Xhennet". (Buhariu & Muslimi)
Ebu Zehir Umare b. Ruejbeh transmeton se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
" لن يلج النار أحد صلى قبل طلوع الشمس وقبل غروبها
Nuk do te hyjnë ne Zjarre askush qe falet para lindjes se diellit (fal sabahun) dhe para perëndimit te tij (fal ikindinë)". (Muslimi)
– Kur njeriu ta adhuroje Allahun duhet ta ndieje dhe përjetojë urdhrin e Allahut ngase kjo është pika kulminante e përfilljes se urdhrave. Po kështu duhet ta përkujtojmë se veprat duhet t'i bëjmë mire sikurse te ishte mbikëqyrës i jone Pejgamberi, alejhi’s selam ngase ai ka thënë:
" صلوا كما رأيتموني أصلي
Faluni ashtu sikurse me keni pare duke u falur". (Buhariu) Kështu, pasimi i gjurmëve te tij prej nesh përsoset.
– Urdhri për devotshmëri dhe përulje shpirtërore, e cila patjetër duhet te reflektohet edhe ne trup. Seid b. Musejjibi kishte pare një njeri duke prekur shpesh mjekrën e tij ne namaz e kishte thënë:
" لو خشع قلب هذا لخشعت جوارحه
Sikur te qetësohej (përulej) zemra e tij edhe trupi do t'i qetësohej". (Ihjau ulumiddin, el Imam elGazali)
– Ndalimi i te folurit ne namaz ngase ajeti ka zbritur si shkak i te folurit ne namaz.
– Obligimi i të qëndruarit ne këmbë gjate namazit. Dijetaret janë unike qe qëndrimi ne këmbë gjate namazit farz është obligim për atë, qe është i shëndoshë, pa marre parasysh se ai a është imam apo falet vetëm. Enes transmeton se:
" سَقَطَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ فَرَسٍ فَجُحِشَ شِقُّهُ الْأَيْمَنُ فَدَخَلْنَا عَلَيْهِ نَعُودُهُ فَحَضَرَتْ الصَّلَاةُ فَصَلَّى بِنَا قَاعِدًا فَصَلَّيْنَا وَرَاءَهُ قُعُودًا فَلَمَّا قَضَى الصَّلَاةَ قَالَ إِنَّمَا جُعِلَ الْإِمَامُ لِيُؤْتَمَّ بِهِ فَإِذَا كَبَّرَ فَكَبِّرُوا وَإِذَا سَجَدَ فَاسْجُدُوا وَإِذَا رَفَعَ فَارْفَعُوا وَإِذَا قَالَ سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ فَقُولُوا رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ وَإِذَا صَلَّى قَاعِدًا فَصَلُّوا قُعُودًا أَجْمَعُونَ
Pejgamberi, alejhi's selam ra nga kali dhe u gërvisht (lëndua) ne krahun e djathte. Shkuam ta vizitonim dhe erdhi koha e namazit. Ai u fal me ne ulur dhe ne u falem pas tij ulur. Kur e kreu namazin tha: Imami është caktuar qe ju ta pasoni; kur te marr tekbir merrni edhe ju, kur te beje sexhde bëni edhe ju, kur te ngritet ngrituni edhe ju, kur te thotë Semia Allahu limen hamideh thuaniRabbena ve lekel hamd dhe kur te falet ulur faluni edhe ju ulur". (Buhariu & Muslimi. Teksti është i Muslimit)
Përjashtim nga kjo bën:
  1. namazi fakultativ për arsye se ekziston dëshmi nga sunneti për këtë,
  2. namazi i frikës, kur njeriu ka droje se nëse falet ne këmbë armiku do ta vërej dhe do ta ketë jetën ne rrezik,
  3. ai qe nuk ka mundësi te falet ne këmbë ngase Allahu thotë: " فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْAndaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut". (et Tegabun, 16),
  4. njeriu qe ka mundësi te falet ne këmbë por për shkak se imami i tij prej fillimit te namazit nuk ka mundur te falet ne këmbë, edhe për këtë vlen përjashtimi. Ndërsa për atë, qe imami i tij ulet gjate namazit për shkak te ndonjë dhimbje, atij nuk i lejohet ulja. Dëshmia për këtë merret nga tregimi i Ebu Bekrit, i cili filloi namazin ne këmbë si imam por kur erdhi gjate namazit Pejgamberi, alejhi's selam, ai u fale ulur ndërsa Ebu bekri dhe xhemati u falen ne këmbë. (Buhariu & Muslimi)

Burimi: www.alimam.ws

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013