Falënderimet qofshin për Allahun ndërsa përshëndetjet për Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!
Meqë Allahu i Madhëruar na mundësoi neve ta presim edhe këtë vit të ri hixhrijj apo themi më mirë islamik, ne, edhe kësaj radhe, vendosëm qe vëllezërve dhe motrave tona t'ua përkujtojmë disa gjera me rëndësi përkitazi me këtë vit te ri islam: A është ky sikur viti i ri "ndërkombëtar"? A duhet festuar këtë vit të ri me cakërrimin e gotave në orën 12, në mesnate? A duhet ta presim me këngë e muzike? Apo duhet ta presim me ndryshe?
Për këto dhe te tjera ne – me lejen e Allahut – do te mundohemi te japim disa përgjigje modeste por qe gjithsesi do te jene ne dobi te besimtarëve.
Vlera e muajit muharrem
- Është prej muajve te shenjte, ne te cilët ndalohet lufta dhe mëkatet.
- Agjërimi ka një tretman te veçante. Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" أفضل الصّيامِ بعد رمضان شهرُ الله المحرَّم،
Agjërimi më i mirë pas Ramazanit, agjërimi ne muajin Muharrem te Allahut". (Muslimi) Mu për këtë kane thënë dijetaret se agjërimi fakultativ me i miri është ai i Muharremit.
- Në këtë muaj është edhe "Dita Ashures", e cila eshte dita e dhjete e këtij muaji. Për vlerën e agjërimit te kësaj dite Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" إني أحتسِب على الله أن يكفِّرَ السّنةَ التي قبله
Shpresoj tek Allahu qe t'i fal mëkatet e vitit te kaluar". (Muslimi)
Festimi i vitit të ri islam
Në islam, edhe festat janë adhurime. Besimtari Allahun e Madhëruar e adhuron edhe ne dite gëzimi, madje assesi nuk duhet te mendoje se në ditët festive nuk duhet falur, nuk duhet bere mire, nuk duhet ndihmuar te varfrit, e kështu me radhe. Jo, tere jeta e njeriut është adhurim dhe mu për këtë, ai, as për një çast te vetëm, nuk duhet te dal jashtë këtij parimi. Për ta sqaruar me mire këtë, përgjigjen do ta fokusojmë ne pikat vijuese:
„ Muslimanët festat e tyre i kane te caktuara me fe, dhe për asnjë arsye apo qellim nuk duhet dalur jashtë programit fetar. Kur Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam shkoi ne Medine, pikërisht me rastin e hixhretit, rreth te cilit ne shkëputëm një shkëndije, për ta ndriçuar atë dhe për te ndriçuar me te, kishte pare se muslimanët festonin dy dite, ne te cilat argëtoheshin. Kur i pyeti për urtësinë e atyre ditëve, ata i thane se ato ishin nga tradita e periudhës paraislame te tyre. Ai i ndaloi qe t'i festojnë ato ditë dhe iu tha shume qarte:
"إِنَّ اللَّهَ قَدْ أَبْدَلَكُمْ بِهِمَا خَيْرًا مِنْهُمَا يَوْمَ الْأَضْحَى وَيَوْمَ الْفِطْرِ
Allahu ua ka ndërruar këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit". ([1])
Pra, bazuar ne këtë, viti i ri i muslimanëve nuk është feste, qe duhet shënuar me dëfrim e argëtim, siç janë dy bajramet.
Madje, edhe ne rast se ndonjë feste fetare ndërlidhet me ndonjë fe tjetër, prapëseprapë, ne kemi segmente, qe na bëjnë te dallohemi prej tyre. P.sh: Agjërimi i Ditës së Ashurës, edhe pse është feste, qe e shënojnë edhe çifutet, megjithatë, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndërsa ne vetëm agjërojmë. Kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thane se çifutet e shenjtërojnë këtë dite, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha:
"صُومُوهُ أَنْتُمْ
Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni". (Buhariu dhe Muslimi)
„ Viti i ri i muslimanëve, në fakt, është adhurim. Mbaron dhe fillon me adhurim, madje ai, ne renditjen tabelore te muajve te vitit, bën pjese ne muajt e shenjte.
Pse thamë se ky muaj mbaron dhe fillon me adhurim?
Për arsye se fundi i tij përmbyllet me Kurban bajramin, i cili është Bajrami i madh, në të cilin Allahu shënon përmbylljen dhe përkryerjen e fesë sonë.
Ndërsa sa i përket fillimit te tij me adhurim, këtë e themi për arsye se agjërimi ne këtë muaj, siç thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, dhe për çka ne do te flasim me poshtë, nuk krahasohet me asnjë agjërim, përveç atij te Ramazanit. Gëzimi dhe dëfrimi janë pjese e natyrës se njeriut, te cilat asnjëherë Islami nuk i ka mohuar dhe nuk ka synuar këtë gjë, por tërë ajo qe Islami ka patur për qellim ka qene kontrolli mbi epshet, teket, kënaqësitë, dëfrimet dhe zbavitjet e njeriut. Sa bukur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte përshkruar ditët e bajramit:
" ألا و إن هذه الأيام أيام أكل و شرب و ذكرالله عز وجل
Ato janë dite ngrënie, pije dhe përmendje te Allahut te Madhëruar". ([2])
Pra, krahas gëzimit dhe paralel me te, duhet te jete edhe përmendja dhe përkujtimi i Allahut. Andaj, vëllezër besimtar është mëkat qe njeriu ta prese mesnatën e pastaj, ne emër te fesë te thotë duke cakërruar gotat: "Urime viti iri islam". Po, është mëkat, dhe askush nuk guxon ta lejoje një gjë te tille. Ne nuk iu ngjasojmë te krishterëve. Këtë e kemi te ndaluar me fe: "Kush i ngjason një populli ai është prej tyre" – thoshte Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam, dhe vëllait apo motrës qe kane festuar apo ngulin këmbë për këtë gjë, iu them: Thotë Pejgamberi,alejhi's salatu ve's selam:
" إِذَا مَضَى شَطْرُ اللَّيْلِ أَوْ ثُلُثَاهُ يَنْزِلُ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا فَيَقُولُ هَلْ مِنْ سَائِلٍ يُعْطَى هَلْ مِنْ دَاعٍ يُسْتَجَابُ لَهُ هَلْ مِنْ مُسْتَغْفِرٍ يُغْفَرُ لَهُ حَتَّى يَنْفَجِرَ الصُّبْحُ
Kur te kaloja gjysma e natës apo te mbetet një e treta (1/3), zbret Allahu – ashtu siç i ka hije Madhërisë se Tij- ne qiellin e kësaj toke dhe thotë: A ka ndonjë kërkues, qe t'ia përmbush kërkesën, a ka ndonjë lutës qe t'ia përmbush lutjen, a ka ndonjë qe kërkon falje e t'ia fali mëkatet, dhe kështu derisa te shndrite agimi". (Muslimi)
Mendo vëlla dhe motër se ti në këto momente jo qe nuk kërkon falje për mëkatet, por ne xhirollogarinë famëkeqe te mëkateve t'i shton edhe dhjetëra sosh. Andaj le te jete kjo një përkujtim për ne.
Ne vend te kësaj do te ishte me mire për njeriun, qe argëtimin ta shndërrojë ne një llogari te tij dhe veprave te tij, te shikoje se çfarë ka bere për Allahun e çfarë nuk ka bere? Sa urdhrave iu është përgjigjur e sa obligimet ka lëshuar? Sa namaze ka falur, sa lëmoshë ka dhënë, sa jetimin e ke ndihmuar?
Dispozita e urimit të festës
Sa i përket festimit ne vetëm folëm me pare por këtu duam te ndalemi tek urimi:
A lejohet që muslimani t'ia uroj muslimanit vitin e ri?
Kur Shejh Muhammed Salih Uthejmini ishte pyetur për këtë gjë kishte thënë:
"Nëse dikush ta uron ti ktheja uratën por mos ia paraprij askujt me këtë. Kjo është forma e qëlluar ne këtë mes'ele -problematike-. Nëse dikush te thotë: Ua urojme këtë vit te ri!, thuaji ti: Allahu te uroftë me hajr dhe ta befte vit te hajrit e bereqetit, por mos ua uro ti i pari, ngase ne nuk dimë ndonjë prej dijetareve te pare te ketë bere diç si kjo. Madje, te paret, vitin e ri nuk e llogarisnin nga muaji muharrem. Kjo është bere ne kohen e Omerit, Allahu qofte i kënaqur me te". ([3])
Viti i ri argument se dynjaja është kalimtare
Vëllezër besimtare! Ndërrimi i motmoteve është shenje e pleqërisë së kësaj bote, e cila i është afruar aq shume fundit te saj, saqë është bere sikur një plakë, që ka humbur fuqinë dhe asgjë tjetër përveç vdekjes nuk prêt.
Çudi me njeriun, e di realitetin e dunjase ndërsa prape mashtrohet me te. Babai, nëna, gjyshërit, dajallarët, te paret e tij, qe te gjithë kane vdekur, e ndoshta edhe janë harruar, ndërsa ky mendon se nuk do te vdesë. Për te mos u mashtruar me këtë shprese te rreme, me këtë dëshirë te kote, ne do te vejmë ne pah kotësinë e kësaj dunjaje, me shprese qe vëllai dhe motra te mos mashtrohen.
Thotë Allahu:
" يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ
39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja". (Gafir, 39)
"وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنزَلْنَاهُ مِنْ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقْتَدِرًا
45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send". (Kehf, 45)
" كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوا إِلاَّ سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ
atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës". (Ahkaf, 35)
" قَالَ كَمْ لَبِثْتُمْ فِي الأَرْضِ عَدَدَ سِنِينَ قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ فَاسْأَلْ الْعَادِّينَ قَالَ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلاَّ قَلِيلاً لَوْ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
112. Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
113. Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!"
114. Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!". (Mu'minun, 112-114)
"يَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ وَنَحْشُرُ الْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍ زُرْقًا يَتَخَافَتُونَ بَيْنَهُمْ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلاَّ عَشْرًا نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذْ يَقُولُ أَمْثَلُهُمْ طَرِيقَةً إِنْ لَبِثْتُمْ إِلاَّ يَوْمًا
102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
103. E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.
104. Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!". (Taha, 102-104)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" إنّ الدنيا حلوةٌ خضِرة، وإن اللهَ مستخلِفُكم فيها فينظُر كيف تَعملون، فاتّقوا الدنيا واتّقوا النساء، فإنَّ أوّلَ فِتنةِ بني إسرائيل في النساء
Dynjaja është sikurse një ëmbëlsire e gjelbër. Allahu iu ka caktuar udhëheqës ne te andaj shikon se si punoni. Keni frike dynjanë dhe keni frike gratë ngase sprova e para e çifuteve ishte gruaja".
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ligjëroi një dite kur dielli ishte mbi kodra dhe afër perëndimit e tha:
" إنه لم يبق من الدنيا فيما مضى إلا كما بقي من يومكم هذا فيما مضى منه
Vërtet, dunjase nuk i ka mbetur jete me shume se sa qe i ka mbetur ditës suaj".
Enes b. Maliku transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" يُؤْتَى بِأَنْعَمِ أَهْلِ الدُّنْيَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيُصْبَغُ فِي النَّارِ صَبْغَةً ثُمَّ يُقَالُ يَا ابْنَ آدَمَ هَلْ رَأَيْتَ خَيْرًا قَطُّ هَلْ مَرَّ بِكَ نَعِيمٌ قَطُّ فَيَقُولُ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ وَيُؤْتَى بِأَشَدِّ النَّاسِ بُؤْسًا فِي الدُّنْيَا مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَيُصْبَغُ صَبْغَةً فِي الْجَنَّةِ فَيُقَالُ لَهُ يَا ابْنَ آدَمَ هَلْ رَأَيْتَ بُؤْسًا قَطُّ هَلْ مَرَّ بِكَ شِدَّةٌ قَطُّ فَيَقُولُ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا مَرَّ بِي بُؤْسٌ قَطُّ وَلَا رَأَيْتُ شِدَّةً قَطُّ
Në Ditën e Kiametit, nga Xhehennemi thirret njeriu qe ishte dëfryer me se shumti ne dynja dhe zhytet një here ne zjarre e i thuhet: O njeri! A ke pare ndonjë te mire ndonjëherë? A ke kaluar pranë ndonjë te mire ndonjëherë? Thotë: Jo, pasha Allahun, o Zot, (nuk kam pare te mirë ne dynja).
Pastaj sillet njeriu prej Xhennetit, qe kishte vuajtur me se shumti ne dynja dhe zhytet njëherë ne Xhennet e pastaj i thuhet O njeri! A ke pare ndonjë te lige ndonjëherë? A te ka goditur ndonjë vështirësi ndonjëherë? Thotë: Jo, pasha Allahu, o Zot, kurrë nuk me ka goditur fatkeqësi dhe as nuk kam pare te lige (keqe) kurrë". (Muslimi)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" أترون هذه الشاة هيّنة على أهلها؟)) قالوا: من هوانها ألقوها، قال: ((والذي نفسي بيده، للدنيا أهون على الله من هذه الشاة على أهلها، ولو كانت الدنيا تعدل عند الله جناح بعوضة ما سقى منها كافرًا شربة ماء
A është kjo dele (e ngordhur) e pavlere për pronaret e saj?
Për shkak se ishte e pavlere, e gjuajtën pronaret e saj –thane.
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Dynjaja për Allahun është me e pavlere sesa kjo dele (e ngordhur) për pronaret e saj, dhe sikur dynjaja te vlente tek Allahu vetëm sa një krah milingone, atëherë asnjë pabesimtari (qe nuk e beson Allahun) nuk do t'i jepte asnjë gëllënkë ujë për ta pire". (Ahmedi dhe te tjerët)
Pas tere kësaj qe dëgjove për dynjanë te porosis siç porositi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" كن في الدنيا كأنك غريب أو عابر سبيل
Bëhu në dunja sikur i huaj apo udhëtar".
Llogaria dhe rëndësia e saj
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam një dite ligjëroi e tha:
"أيها الناس، إن لكم معالم فانتهوا إلى معالمكم، وإن لكم نهاية فانتهوا إلى نهايتكم، إن المؤمن بين مخافتين: أجلٍ قد مضى لا يدري ما الله صانع فيه، وأجلٍ قد بقي لا يدري ما الله قاضٍ فيه، فليأخذ العبد من نفسه لنفسه، ومن دنياه لآخرته، ومن الشبيبة قبل الهرم، ومن الحياة قبل الموت
O ju njerëz! Ju keni norma andaj mjaftoni me normat tuaja, ju keni nje cak (shteg përmbyllës) andaj përfundoni te caku juaj. Besimtari është ne mes dy frikëve: Exhelit (caktimit) qe k shkuar, qe nuk di se çfarë ka bere Allahu ne te, dhe exhelit, qe nuk di se çfarë do te bej Allahu ne te. Andaj le te përgatitet njeriu nga vetja për veten, nga dynjaja për ahiretin, nga rinia për pleqërinë dhe nga jeta për vdekjen".
Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ka thënë:
" حاسبوا أنفسكم قبل أن تحاسبوا، وزنوها قبل أن توزنوا، وتأهبوا للعرض الأكبر على الله
Llogariteni veten para se te llogariteni, peshoni (veprat tuaja) para se te peshohen dhe përgatituni për paraqitjen e madhe (para Allahut)", ngase:
" يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لاَ تَخْفَىٰ مِنكُمْ خَافِيَةٌ
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji". (Hakkah, 18)".
Ka thënë Aliu, Allahu qofte i kënaqur me te, :
"Dunjaja është nisur për te shkruar ndërsa Ahireti është nisur për te ardhur. Qe te dyja kanë ithtarë andaj bëhuni prej ithtarëve te ahiretit e mos u bëni prej ithtarëve te dunjasë ngase sot ka pune e nuk ka llogari ndërsa nesër, ne ahiret, ka llogari e nuk ka pune".
Ka thënë Hasan Basriu:
" إنّ العبدَ لا يزال بخيرٍ ما كان له واعظٌ من نفسِه وكانت المحاسبةُ من هِمَّته
Njeriu vazhdon ne te mbare përderisa ka një këshilltar prej vetvetes dhe përderisa llogaria e vetvetes është prioritet i tij".
" المؤمِنُ قوّام على نفسه لله، وإنما يخفُّ الحساب يومَ القيامة على قومٍ حاسبوا أنفسَهم في هذه الدنيا
Besimtari, për hire te Allahut, është mbizotërues mbi veten (epshin e tij dhe është i vetëpërmbajtur). Ne Ditën e Kiametit, llogaria i lehtësohet vetëm atyre, qe kane llogaritur veten ne këtë dunja".
Mejmun b. Mihrani ka thënë:
" إنّ التّقيَّ أشدُّ محاسبةً لنفسِه من سلطانٍ قاضٍ ومِن شريكٍ شَحيح
Njeriu i devotshme e llogarit veten e tij me shume se një udhëheqës gjykues apo bashkëpunëtor lakmitar".
Omer b. Abdul Azizi ka thënë:
"أيّها الناس، لكلِّ سَفَرٍ زادٌ، فتزوَّدوا لسفَرِكم من الدّنيا إلى الآخرة بالتّقوى، وكونوا كمَن عايَنَ ما أعدَّ الله له من العَذاب، فترَغَّبوا وترهَّبوا، ولا يطولَنَّ فيكم الأمَد فتقسوَ قلوبكم وتنقادوا لعدوِّكم، فإنّه والله ما بُسِط أمَلُ من لا يدرِي لعلّه لا يمسي بعدَ صباحِه ولا يصبِح بعد مسائه
O njerëz! Çdo rruge ka furnizim kështu qe furnizohuni me devotshmëri për udhëtimin tuaj nga dynjaja ne ahiret. Bëhuni sikur keni pare ndëshkimin e përgatitur nga Allahu kështu qe frikësohuni. Le te mos iu kaloje kohe pa bere këtë ngase me pas ndodhe te vrazhdësohen zemrat tuaja dhe t'i nënshtroheni armikut tuaj. Për Zotin, nuk shpreson shume ai, qe nuk e di se a ngryset pas mëngjesit te tij dhe e gdhihet pas mbrëmjes se tij".
Njeriu duhet ta llogarisë veten e tij para se te vije dita kur do te pendohet dhe do te dëshiroje kthim mbrapa por assesi nuk do te ketë mundësi.
Thotë Allahu:
" حَتَّى إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ (99) لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,
100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen". (Mu'minun, 99-100)
" رَبِّ لَوْلا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنْ الصَّالِحِينَ وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni". (Munafikun, 10-11)
" وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنْصَرُونَ (54) وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ بَغْتَةً وَأَنْتُمْ لَا تَشْعُرُونَ (55) أَنْ تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَا عَلَى مَا فَرَّطْتُ فِي جَنْبِ اللَّهِ وَإِنْ كُنْتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ وْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنْتُ مِنَ الْمُتَّقِينَ (57) أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ (58) بَلَى قَدْ جَاءَتْكَ آَيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ (59) وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَى اللَّهِ وُجُوهُهُمْ مُسْوَدَّةٌ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْمُتَكَبِّرِينَ (60) وَيُنَجِّي اللَّهُ الَّذِينَ اتَّقَوْا بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë.
55. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
56. Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
57. Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
58. Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
59. Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
60. E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
61. Ndërsa All-llahu do t'i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar". (Zumer, 54-61)
Llogaria është e pashmangshme andaj njeriu duhet te përgatitët për te.
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" لا تزال قدَما عبدٍ يوم القيامة حتى يُسأَل عن عمره: فيم أفناه؟ وعن شبابه: فيم أبلاه؟ وعن ماله: من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن عمره: ما عمل فيه؟
Njeriu nuk do te kaloje ne Ditën e Kiametit për pa u pyetur për jetën e tij se ne çfarë e kaloi, rininë e tij ne çka e treti, pasurinë e tij si e fitoi dhe në çka e shpenzoi dhe për jetën e tij se çka punoi ne te". ([4])
" اغتنم خمسا قبل خمس: شبابك قبل هرمك، وصحتك قبل سقمك، وغناك قبل فقرك، وفراغك قبل شغلك، وحياتك قبل موتك
Shfrytëzoji pese gjera para se te vijnë pese te tjera: Rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmurjes, pasurinë para varfërisë, kohen e lire para se te bëhesh i zënë, dhe jetën para vdekjes". ([5])
Mu për këtë thotë Allahu:
" وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى
Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time". (Bekare, 197)
Vlera e llogarisë
R Kush e llogarit veten e tij shpëton, siç thotë Allahu:
" وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبّهِ وَنَهَى ٱلنَّفْسَ عَنِ ٱلْهَوَىٰ فَإِنَّ ٱلْجَنَّةَ هِىَ ٱلْمَأْوَىٰ
40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij". (Naziat, 40-41)
R Kush nuk e llogarit veten ai ka humbur, siç thotë Allahu i Madhëruar:
"فَأَمَّا مَن طَغَىٰ وَءاثَرَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا فَإِنَّ ٱلْجَحِيمَ هِىَ ٱلْمَأْوَىٰ
37. E për sa i përket atij që ka tepruar. 38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, 39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij". (Naziat, 37-39),
" وَلاَ تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا
dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar". (Kehf, 28),
" وَمَا كُنتُمْ تَسْتَتِرُونَ أَن يَشْهَدَ عَلَيْكُمْ سَمْعُكُمْ وَلاَ أَبْصَـٰرُكُمْ وَلاَ جُلُودُكُمْ وَلَـٰكِن ظَنَنتُمْ أَنَّ ٱللَّهَ لاَ يَعْلَمُ كَثِيرًا مّمَّا تَعْمَلُونَ وَذَلِكُمْ ظَنُّكُمُ ٱلَّذِى ظَنَنتُم بِرَبّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ مّنَ ٱلُخَـٰسِرِينَ فَإِن يَصْبِرُواْ فَٱلنَّارُ مَثْوًى لَّهُمْ وَإِن يَسْتَعْتِبُواْ فَمَا هُم مّنَ ٱلْمُعْتَبِينَ
22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit. 23. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit. 24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë". (Fussilet, 22-24)
R Llogaria është anije shpëtimi, siç thotë Allahu:
" يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!". (Hashr, 18)
R Llogaria mençuri ngase, siç thotë Enesi, Allahu qofte i kënaqur me te:
" إنكم لتعملون أعمالاً هي أدقّ في أعيُنكم من الشعر كنّا نعدُّها على عهد رسول الله من الكبائر
Ju do te bëni ca vepra, qe për ju janë me te vogla se sa qimja e flokut ndërsa ne, ne kohen e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, i llogarisnim si mëkate te mëdha". ([6])
R Ata, qe nuk mendojnë se do te japin llogari janë:
" إِنَّهُمْ كَانُواْ لاَ يَرْجُونَ حِسَاباً وَكَذَّبُواْ بِـئَايَـٰتِنَا كِذَّاباً
27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari. 28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje". (Nebe', 27-28)
R Njeriu mëson te metat e veta dhe siç thotë Ebu Derda:
" لا يفقه الرجل كلّ الفقه حتى يمقت الناس في جنب الله، ثم يرجع إلى نفسه فيكون لها أشدَّ مقتاً
Njeriu nuk është i mençur derisa te mos urreje njerëzit për hire te Allahut (për shkak te veprave te tyre te këqija), e pastaj te kthehet dhe ta urreje veten e tij edhe me shume".
Malik b. Dinari thoshte:
" رحم الله عبداً قال لنفسه: ألستِ صاحبة كذا؟ ألستِ صاحبة كذا؟ ثم ذمّها، ثم خطمها، ثم ألزمها كتاب الله ـ عز وجل ـ فكان لها قائداً
Allahu e mëshiroftë njeriun, qe i drejtohet shpirtit te vet: A nuk ke bere këtë? A nuk ke bere këtë?, e pastaj e përbuze dhe nënçmon atë, e vë nën kontrollin e tij dhe e detyron ta praktikoje Kur'anin, kështu qe behet udhëheqës i tij (shpirtit –epsheve- dhe kështu shpëton)".
R Pastrimi i shpirtit, për çka thotë Allahu i Madhëruar:
" قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّـٰهَا وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّـٰهَا
Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten". (Shems, 9-10)
R Besimtar i mençur është ai, qe llogarit veten duke konsideruar harresën për këtë gjë si lufte prej djallit, siç thotë Allahu:
" إنَّ الَذِينَ اتَّقَوْا إذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِّنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُوا فَإذَا هُم مُّبْصِرُونَ
201. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)". (A'raf, 201)
Njeriu duhet ta llogarisë veten e tij ngase:
Ü Allahu urdhëron te kujdesemi për veten tone, e thotë:
" يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ
O ju që besuat, ruajeni veten tuaj!". (Maide, 105),
" يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!". (Hashr, 18)
Ü Allahu do te tuboje njerëzit për llogari, gjë për te cilën nuk ka dyshim, siç thotë:
" رَبَّنَا إِنَّكَ جَامِعُ النَّاسِ لِيَوْمٍ لا رَيْبَ فِيهِ إِنَّ اللَّهَ لا يُخْلِفُ الْمِيعَادَ
Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet". (Ali Imran, 9)
Ü Ahireti është vendshpërblim:
" لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاءُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى
Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre". (Nexhm, 31)
" وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur, 14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes". (Isra, 13-14)
" وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِنْ كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ
47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës". (Enbija, 47)
" يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا
30. Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë)". (Ali Imran, 30)
Ü Ahireti është aq i vrazhde dhe i frikshëm saqë po ta dinte njeriu te vërtetën e tij nuk do te pushonte se qari kurrë. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" لَوْ تَعْلَمُونَ مَا أَعْلَمُ لَبَكَيْتُمْ كَثِيرًا وَلَضَحِكْتُمْ قَلِيلًا أَلَا هَلْ بَلَّغْتُ
Sikur ta dinit atë, qe di unë, do te qanit shume e do te qeshnit pak. A nuk dëshmova". ([7])
Ü Ngase pendohet shume kur te dal para Allahut ndërsa ne dunja nuk ka punuar asgjë për Te.
"وَلَوْ تَرَى إِذْ وُقِفُوا عَلَى النَّارِ فَقَالُوا يَا لَيْتَنَا نُرَدُّ وَلا نُكَذِّبَ بِآيَاتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ بَلْ بَدَا لَهُمْ مَا كَانُوا يُخْفُونَ مِنْ قَبْلُ وَلَوْ رُدُّوا لَعَادُوا لِمَا نُهُوا عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
27. E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!" 28. Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë". (En'am, 27-28)
Ü Zoti e di se çfarë bën ai, siç thotë:
" فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ وَمَن يَعْـمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ
7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. 8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë". (Zelezele, 7-8)
Ü Ngase çdo kohe qe vjen është shume e vështirë për ta ruajtur besimin kështu qe nëse një kohe nuk e shfrytëzon ka gjasa, qe e nesërmja te jete pendim për ty. Imam Muslimi transmeton:
" بادِروا بالأعمال فتنًا كقِطَع الليل المظلم، يصبح الرجل مؤمنا ويمسي كافرا، أو يمسي مؤمنًا ويصبح كافرًا، يبيع دينه بعرض من الدنيا
Paraprijuani me vepra sprovave, qe do te vijnë (me radhe) sikur pjesët e errëta te natës, ne te cilat njeriu gdhin besimtari ndërsa ngryset pabesimtar, dhe anasjelltas, duke shitur fenë e tij për pak send te dunjasë ".
Ü Ngase fatkeqësitë qe i ndodhin janë shkak i mëkateve te tij, siç thotë Allahu:
" وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ
Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija)". (Shura, 30)
Madje çka është me e keqja se ndodhe qe njeriu t'i dëftohet vepra e tij apo ndonjë ligj i Allahut si i mire por de facto ai është ndëshkim për te. Koha e mire, qe mbretëron këtë dimër ne Kosove dhe ne mbare Evropën, natyrisht se sa është mire, ne një aspekt ngase nuk mbretëron te ftohte është edhe keqe ne aspektin tjetër, ngase sipas mjekeve ne Qendrën Klinike Universitare, për çdo dite ne spital shtrohen deri ne 15 persona me infarkt apo gjakderdhje ne tru. ([8]) Ngjashëm me këtë kishte ndodhur edhe me një popull, para nesh, qe nuk pranonin ftesën e pejgamberit te tyre. Ata, ne një dite me vape, panë një re qe bënte hije, kështu qe shkuan hynë nen te ndërsa ajo iu lëshoi gurë dhe i mbyti qe te gjithë.
Ü Nëse ai nuk llogarit veprat e veta, dikush tjetër bën regjistrimin e tyre, për çka do te bindet para Allahut. Andaj, nëse dëshiron pastrimin e atij regjistri nga te këqijat, pendohu dhe llogarite veten para se te llogaritësh. Thotë Allahu:
" وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ كِرَامًا كَاتِبِينَ يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ
10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. 12. Ata e dinë se çka punoni". (Infitar, 10-12),
" فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمْ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلاقٍ حِسَابِيَهْ فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ
19. Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexojeni librin tim!" 20. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. 21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. 22. Në një xhennet të lartë". (Hakkah, 19-22),
" يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ يَا لَيْتَهَا كَانَتْ الْقَاضِيَةَ مَا أَغْنَى عَنِّي مَالِيَهْ
25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. 26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. 27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. 28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi". (Hakkah, 25-28)
Ü Ngase dëshmitaret për krimet tona do te jene te shumte. Ne mesin e tyre:
· " وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ كِرَامًا كَاتِبِينَ يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ
10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. 12. Ata e dinë se çka punoni". (Infitar, 10-12)
· " وَقَالُواْ لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا قَالُواْ أَنطَقَنَا ٱللَّهُ ٱلَّذِى أَنطَقَ كُلَّ شَىْء
21. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve". (Fussilet, 21),
· " مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلاَّ لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ
8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti)". (Kaf, 8)
· " يَوْمَئِذٍ تُحَدّثُ أَخْبَارَهَا
4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta". (Zelzele, 4)
Sahabet pyetën: " يا رسول الله، وما أخبارها؟ O i dërguari i Allahut! Po si janë lajmet e saj?".
Tha: " أن تشهد على كل عبد أو أمة بما عمل على ظهرها، تقول: عملت كذا وكذا، وفي يوم كذا وكذا Qe te dëshmojë për çdo burrë apo grua se çfarë ka bere ne sipërfaqe te saj. Thotë: Ke bere kështu e kështu ne filan ditën". (Ahmedi dhe te tjeret)
Si ta llogarisësh veten?
Llogaria është dy llojesh:
Para veprës. Ka thënë Hasan Basriu:
" كان أحدهم إذا أراد أن يتصدّق بصدقة تثبّت؛ فإن كانت لله أمضاها، وإن كانت لغيره توقّف
Ndonjëri prej te pareve tanë -selefit- kur dëshironte te jepte lëmoshë, ndalej për tu vërtetuar: nëse ishte për Allahun e jepte ndryshe nuk e jepte".
Nafi b. Xhubejrit i ishte thënë:
" ألا تشهد الجنازة؟ فقال: "كما أنت حتى أنوي، ففكر هنيهة، ثم قال: امض
A nuk prezanton ne faljen e namazit te kësaj xhenazeje? Tha: Ndal derisa ta bej nijjet (vendosi), por kur mendoi pak (e pa se kjo vepër ndoshta nuk është tërësisht për Allahun,) i tha njeriut: Shko (se unë nuk mund te vi)".
Pas veprës. Kjo është tri llojesh:
Llogaria për lëshimin pe në adhurim për Allahun, dhe këtë duke pyetur çdoherë veten: A kam kryer obligim ashtu siç duhet? A kam qene i sinqerte ne këtë adhurim?
Llogaria për ndonjë mëkat, që ke bere. Ka thënë Ibnul Kajjimi:
" وبداية المحاسبة أن تقايس بين نعمته - عز وجل - وجنايتك؛ فحينئذٍ يظهـر لك التفاوت، وتعلم أنه ليس إلا عفوه ورحمتُه أو الهلاكُ والعطب
Fillimi i llogarisë është ta krahasosh te mirën e Allahu ndaj teje dhe mëkatin tënd ndaj Tij. Nëse vepron kështu do ta kesh te qarte dallimin dhe se pas kësaj nuk ka gjë tjetër përveç mëshirës dhe faljes se Tij ose shkatërrimit dhe humbjes".
Pas llogarisë se kësaj natyre, njeriu duhet te beje vepër, qe shlyen këtë mëkat, ngase Allahu thotë:
" إِنَّ ٱلْحَسَنَـٰتِ يُذْهِبْنَ ٱلسَّـيّئَـٰتِ ذٰلِكَ ذِكْرَىٰ لِلذكِرِينَ
S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat". (Hud, 114) Ndryshe nëse nuk pendohesh nga mëkati, do te shijosh dënimin e Xhehennemit, ku:
" إن أهون أهل النار عذاباً رجل انتعل نعلين يغلي منهما دماغه
Dënimi me i lehte për banoret e Xhehennemit është ndezja e shputave (thembrave) nga te cilat vlojnë trutë".
Llogaria për ndonjë gjë, qe lënia e saj ishte me mire se sa kryerja e saj. Ai i drejton vetes pyetje të shumta: Perse e bëra këtë? A nuk ishte me mire ta lija? Çfarë dobie me solli kjo?, etj.
Aspekte të llogarisë
Njeriu pyetet për çdo gjë qe ka bere, por si me kryesoret janë:
² Besimi. Sa ka qene i sinqerte ne besimin e tij, a ia ka shoqëruar dike Allahut ne adhurim, a ka shkuar tek falltaret, sihirbazët, a ka bartur nuska, "çkrola", a ka lutur ndonjë te vdekur, a ka lutur te vdekurit neper tyrbe, etj.
² Namazi. Meqë namazi është shtylle e fesë, është prej gjerave qe njeriu pyetet se pari për te kur te dale para Allahut. Mu për këtë, është mire qe këtë namaz ta kryeje me sinqeritet dhe vetëm për Allahut, ta kryeje sipas rregullave dhe parimeve.
² Zekati. Kur te jemi te zekati, muslimani nëse dëshiron ta llogarisë veten e tij, le te mendon një here se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte thënë se ishte urdhëruar te luftonte ata, qe nuk kryejnë këtë obligim ndërsa Ebu Bekri, kishte përgatitur ushtri te tere për luftimin e atyre, qe nuk japin zekatin.
² Prindërit. Sa kam qene i respektueshëm ndaj prindërve? A kam qene bamirës ndaj tyre? A ua kam kthyer fjalën dhe a i kam ofenduar? A jam përkujdesur për shëndetin e tyre?, etj.
² Jetën e tij se si e ka kaluar, dhe mu për këtë Allahu ka tërhequr vërejtën:
" أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُمْ مَا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَنْ تَذَكَّرَ وَجَاءَكُمْ النَّذِيرُ
Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi". (Fatir, 37),
Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam ka thene:
" لا تزول قدما عبدٍ حتى يسأل عن أربع: عن عمره فيم أفناه؟ وعن علمه ما فعل فيه؟ وعن ماله من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن جسمه فيم أبلاه؟
Njeriu nuk do te kaloje ne Ditën e Kiametit për pa u pyetur për jetën e tij se ne çfarë e kaloi, rininë e tij ne çka e treti, pasurinë e tij si e fitoi dhe në çka e shpenzoi dhe për jetën e tij se çka punoi ne te". ([9])
Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam lutej:
"اللهمَّ اجعَل الحياةَ زيادةً لي في كلِّ خير
O Zoti im! Ma bë jetën shtim për çdo te mirë",
Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam ka thënë:
"خيرُكم من طالَ عُمره وحسُن عملُه
Me i miri prej jush është ai, qe jeton me gjate dhe bën vepra te mira",
Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" أعذَرَ الله إلى رجلٍ أخَّر أجلَه حتى بلَغَ السّتّين
Allahu nuk i jep arsye njeriut qe i ka dhënë jete deri ne moshën 60 vjeçare (ndërsa ai nuk është penduar)".
Imam Neveviu ka thënë: " معناه: لم يترك له عذرًا؛ إذ أمهَلَه هذه المدّةَ Domethënia e kësaj është se Allahu nuk i lë arsye njeriut kur e la te jetoi deri ne këtë moshe".
Mu për këtë, mos shfrytëzimi i jetës është konsideruar begati e humbur, dhe siq thote Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس: الصحة والفراغ
Dy dhuntive shume njerëz nuk ua dine vlerën: Shëndetit dhe kohës se lire".
² Pasurinë e tij se si e ka fituar dhe ne çka e ka shpenzuar. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam thotë:
" لا تزول قدما عبدٍ حتى يسأل عن أربع: عن عمره فيم أفناه؟ وعن علمه ما فعل فيه؟ وعن ماله من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن جسمه فيم أبلاه؟
Njeriu nuk do te kaloje ne Ditën e Kiametit për pa u pyetur për jetën e tij se ne çfarë e kaloi, rininë e tij ne çka e treti, pasurinë e tij si e fitoi dhe në çka e shpenzoi dhe për jetën e tij se çka punoi ne te". ([10]) Ndërsa Allahu thotë:
" إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ وَالَّذِينَ كَفَرُوا إِلَى جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ
36. Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem". (Enfal, 36)
² Diturinë e tij se a a ia ka patur friken Allahut me te apo jo apo vetëm ka synuar famën dhe jo kënaqësinë e Allahut. Hadithi qe tre vetat e pare qe hyjnë ne zjarre është i qartë…([11])
² Sa ke dhënë për Allahun? Se pari dije se atë, qe e ke dhënë për Allahun nuk e ke harxhuar por e ke deponuar. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e theri një dele e pastaj, pas pak kohe, e pyeti gruan: " ما بقي منها؟A ka mbetur diç prej saj?". Tha: " مَا بَقِيَ مِنْهَا إِلَّا كَتِفُهَا Përveç krahut te saj, asgjë nuk ka mbetur". Tha: " بَقِيَ كُلُّهَا غَيْرَ كَتِفِهَا Ka mbetur e tera përveç krahut te saj".([12]) D.t.th.: atë, qe e kemi dhënë për Zotin, ajo na ka mbetur sepse për te shpërblehemi shume. Transmeton Imam Muslimi nga Mutarr-rrifi e ky nga babai i tij se:
" أَتَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ يَقْرَأُ أَلْهَاكُمْ التَّكَاثُرُ قَالَ يَقُولُ ابْنُ آدَمَ مَالِي مَالِي قَالَ وَهَلْ لَكَ يَا ابْنَ آدَمَ مِنْ مَالِكَ إِلَّا مَا أَكَلْتَ فَأَفْنَيْتَ أَوْ لَبِسْتَ فَأَبْلَيْتَ أَوْ تَصَدَّقْتَ فَأَمْضَيْتَ
Shkova tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ndersa ai lexonte: Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!, pastaj tha: Thotë njeriu: Pasuria ime! Pasuria ime!, ndërsa nuk e di se njeriu nuk ka pasuri përveç asaj, qe e han dhe harxhon, vesh dhe vjetërson dhe jep lëmoshë dhe e zbatondeponon".
Po ashtu Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejres se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" يَقُولُ الْعَبْدُ مَالِي مَالِي إِنَّمَا لَهُ مِنْ مَالِهِ ثَلَاثٌ مَا أَكَلَ فَأَفْنَى أَوْ لَبِسَ فَأَبْلَى أَوْ أَعْطَى فَاقْتَنَى وَمَا سِوَى ذَلِكَ فَهُوَ ذَاهِبٌ وَتَارِكُهُ لِلنَّاسِ
Thotë njeriu: Pasuria ime! Pasuria ime! Ndërsa ai prej pasurisë se tij ka tri gjera: Atë, qe e ngrëni dhe harxhoi, veshi dhe vjetërsoi dhe e dha (lëmoshë) e e deponoi. Ndërsa tjetra (pjesa e mbetur) shkon dhe iu mbetet njerëzve".
Vëlla dielli i këtij qielli për 356 dite te ka bere drite ndërsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" يُصْبِحُ عَلَى كُلِّ سُلَامَى مِنْ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ فَكُلُّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةٌ وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ وَنَهْيٌ عَنْ الْمُنْكَرِ صَدَقَةٌ وَيُجْزِئُ مِنْ ذَلِكَ رَكْعَتَانِ يَرْكَعُهُمَا مِنْ الضُّحَى
Njeriu (për çdo dite) për çdo nyje (te trupit) ka nevoje për dhënie lëmoshë, (por) çdo tesbih (Subhanallah) është lëmoshë, çdo tahmin (Elhamdulil-lah) është lemoshë, çdo tehlil (La ilahe Il-la Allah) është lëmoshë, çdo tekbir (Allahu Ekber) është lëmoshë. Urdhërimi për te mire është lëmoshë, ndalimi nga e keqja është lëmoshë, ndërsa te gjitha këto i mbulojnë (kompensojnë) dy regate te namazit te Duhasë (para dreke)". (Muslimi)
² Sa here ke lexuar Kur'anin? Viti i ka 12 muaj, a e ke lexuar 12 here? A e ke lexuar 6 here, a e ke lexuar te paktën një here? A e di se për çdo shkronje te tij ke nga dhjete sevape?!. Ne nuk kemi dëshirë qe ti vetëm ta lexosh Kur'anin, jo, ne krahas kësaj duam qe ti ta meditosh atë. Thotë Allahu:
" أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا
23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre". (Muhammed, 24),
" أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِنْدِ غَيْرِ اللَّهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلافًا كَثِيرًا
82. A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie". (Nisa, 82)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thene:
" والقرآنُ حجّة لك أو حجة عليك
Kur'ani ose është argument për ty ose është kundër teje". (Muslimi),
"Ndodhe qe njeriu ta lexoje Kur'anin ndërsa Kur'ani e mallkon atë". E vërtetë, Kur'ani te mallkon nëse ti e lexon ndërsa vepron ndryshe nga porosite e tij. E lusim Allahun qe ne te mos jemi prej atyre, për te cilët u ankua Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam tek Allahu:
" يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَذَا الْقُرْآنَ مَهْجُورًا
30. E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!". (Furkan, 30)
"أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنْ الْحَقِّ وَلا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمْ الأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ
16. A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës". (Hadid, 16)
² A ke medituar krijimin e qiejve dhe tokes, per te cilat thote Allahu:
" إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لآيَاتٍ لأُولِي الأَلْبَابِ
190. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt". (Ali Imran, 190)
Shembuj nga llogaria e selefit për veten e tyre
Ka thënë Enesi: Një dite dola me Omerin por na ndau një mur ndërsa ai thoshte:
" عمر!! أمير المؤمنين!! بخٍ بخٍ، واللهِ بُنَيّ الخطاب لتتقينّ الله أو ليعذبنّك
Omer! Prijës i besimtareve! Ndal! Ndal! (Gjë e madhe që je bërë prijës) Pasha Allahun! O biri i Hattabit! Ose do t'ia kesh friken Allahut ose do te ndëshkojë".
Erdhi një njeri te ankohej tek Omeri ndërsa ky ishte i zënë dhe i tha njeriut:
A po e lini Halifen te lire kur ka kohe djersa kur është i zënë me pune te muslimanëve ju po i vini?! Omeri i ra me shkop ndërsa njeriu i pikëlluar u largua. Omeri përkujtoi se i beri te padrejte njeriut kështu qe e thirri, ia dha shkopin dhe i tha:
Me godit siç te godita.
Njeriu refuzoi dhe i tha: Të drejtën time ia kam lënë Allahun dhe ty.
Omeri i tha: Ose do t'ia lesh vetëm Allahut ose do ta marrësh te drejtën (hakun) tende.
Po ia le Allahut – tha njeriu.
Omeri u nis ne shtëpi, fali dy regate e pastaj u ul dhe i fliste vetes:
"O i biri Hattabit! Ishe i ulet ndërsa te ngriti Allahu, ishe i humbur ndërsa Allahu te udhëzoi, ishte i dobët ndërsa Allahu te beri krenar, te beri hafife te myslimaneve...Te erdhi një njeri te kërkonte ndihme qe t'ia largoje padrejtësinë djersa ti i bere padrejtësi. Çka do t'i thuash Zotit tënd nesër kur te dalësh para Tij?".
Vazhdoi ta llogariste veten derisa njerëzit kishin frike për te..."
Ka thënë Ibrahim et Tejmi:
"Iu paramendova vetes sime ne Xhennet duke ngrënë nga frutat e tij, duke pire nga lumenjtë e tij dhe duke përqafuar virgjëreshat e tij. Pastaj iu parafytyrova ne Xhehennem, duke ngrënë nga zekkumi i tij, duke pire nga qelbësirat e tij dhe duke kaluar jetën me zingjire e pranga. I thashë vetes sime:
O shpirti im! Zgjidh se çfarë dëshiron: Tha: Dua te kthehem ne dynja e te bej vepra te mira. Po ti ende je ne dynja kështu që puno!
Shoku i Ahnef b. Kajsit rrëfen:
"E shoqëroja Ahnefin ndërsa ai me se shumti falte namaz natën. Kur vinte tek qiriu, e fikte me gisht qe ta ndiente nxehtësinë e zjarrit e pastaj thoshte: O Ahnef! Çfarë te shtyri te besh filan ditën kështu? Çfarë te shtyri te besh filan ditën kështu?".
Është rrëfyer për Tewbe . Sammeh se:
Një dite ai u ul ta llogariste veten kështu qe numëroi vitet e veta, qe kishin arritur ne 60-te. Numëroi ditët e këtyre viteve, qe arrinin shifrën prej 21.500 dite. Bërtiti dhe tha: Mjere për mua! Do ta takoj Allahun me 21.000 mëkate?! E si do te jete puna kur për çdo dite (kam[13]) nga dhjete mije mëkate?!
Pendimi dhe rëndësia e tij
Vëlla besimtar! Motër fisnike!
Me lejoni qe ne fund te kësaj ligjërate modeste t'iu ftoj ne parajsën e shpirtrave tone, ne kopshtin e lumturisë sonë për te dy botët, ne pendim. Se çka te sjell pendim shiko më poshtë:
Ü Allahu fal mëkatet atij qe pendohet, siç thotë:
" وَمَنْ يَعْمَلْ سُوءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرْ اللَّهَ يَجِدْ اللَّهَ غَفُورًا رَحِيمًا
110. Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues". (Nisa, 110)
Ü Fal madje edhe pabesimin, siç thotë:
" قُلْ لِلَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَنتَهُوا يُغْفَرْ لَهُمْ مَا قَدْ سَلَفَ
38. Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara". (Enfal, 38)
Ü Allahu fton ne pendim e thotë:
" أَفَلا يَتُوبُونَ إِلَى اللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
74. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?". (Maide, 74)
Ü Allahu pranon pendimin:
" وَهُوَ الَّذِي يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَعْفُو عَنْ السَّيِّئَاتِ
25. Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat". (Shura, 25)
Ü Allahu me pendim, te këqijat i shndërron në të mira, siç thotë:
" إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحًا فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا وَمَنْ تَابَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَإِنَّهُ يَتُوبُ إِلَى اللَّهِ مَتَابًا
70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. 71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm". (Furkan, 70-71)
***
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, ndërsa lutja jonë e fundit është:
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!!!
[1] Shejh Albani në Sunen Ebi Davud, nr: 1134, thotë se hadithi është autentik
[2] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Shejh Albani ka thënë se është autentik. Shih: Silsiletu's sahihah, 4/289
[3] www.denana.com
[4] Shih: Silsletu's sahihah, 946
[5] Transmeton Hakimi duke e cilësuar njëherit këtë hadith si te vërtetë, për çka ka pajtuar edhe Dhehebiu
[6] Transmeton Buhariu nga Enesi, Allahu qofte i kënaqur me te
[7] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi ndërsa teksti është i Muslimit
[8] Gazeta e perditshme kosvare Lajm, numri: Janar, 2007
[9] Shih: Silsletu's sahihah, 946
[10] Shih: Silsletu's sahihah, 946
[11] Aludim në hadithin: Njeriu i pare qe do te gjykohet ne Ahiret është njeriu, i cili ka rënë dëshmor (shehid). Ai sillet (ne shesh) dhe i prezantohen dhuntitë ndërsa ai i njeh ato. I thotë: Çfarë ke bere me to? Thotë: Kam luftuar për Ty derisa edhe rashë dëshmor! Thotë: Gënjeve, sepse ti luftove qe te flitej për ty se ishte guximtar, dhe ashtu u tha. Pastaj, urdhëron dhe ai zvarre per fytyre tërhiqet derisa hidhet ne zjarr.
Dhe (sillet me pas) njeriu, i cili ka mësuar dituri dhe e ka shpërndarë atë si dhe ka lexuar Kur’anin. Sillet edhe ky dhe i prezantohen dhuntitë, te cilat i njeh (pranon). Çfarë bere me to- e pyet (Allahu)? Mësova dhe i mësova te tjerët për Ty sikurse qe edhe Kur’anin e lexova për hire Tëndin. Gënjeve- ia kthen (Allahu). Ti mësove dituri qe të të thuhej dijetar, e lexove Kur’anin qe të të thuhej lexues, dhe ashtu u tha. Urdhëron dhe ai zvarre për fytyre tërhiqet derisa hidhet ne zjarr.
Dhe (sillet) njeriu, te cilit Allahu ia zgjeroi (furnizimin) dhe i dha nga pasuri nga te gjitha llojet. Erdhi ai dhe ia prezantoi përpara begatitë ndërsa ai i pranoi. Tha (Allahu): Çfarë bere me to? Tha: Nuk kam lënë rruge, në të cilën Ti ke dëshirë te shpenzohet e te mos kam shpenzuar për Ty. Gënjeve – i thotë (Allahu). Ti e bere këtë qe te thuhej se ishte bujar, dhe ashtu u tha. Pastaj urdhëron dhe ai tërhiqet zvarre për fytyre derisa hidhet ne zjarrë”. (Muslimi)
[12] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daiu suneni't Tirmidhijj, 2544, thotë se hadithi është autentik
[13] Tewbe-ja nuk ka bere për çdo dite nga 10.000 mëkate, porse muslimani i sinqerte, sado qe te jene te pakta mëkatet i llogarite si te shumta