Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Agjërimi në hadithe

Hadithi i parë: “Kush agjëron Ramazanin me besim…”
Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të!] transmeton se i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] ka thënë:
“من صام رمضان إيمانا واحتسابا ، غُفر له ما تقدم من ذنبه
Kush agjëron Ramazanin me besim dhe llogari, i falen mëkatet e mëhershme!”
Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi [Allahu i mëshiroftë!]
Shprehjet e paqarta të hadithit:
- ‘Imanen’ (إيماناً) – me besim: qëllimi me besim është bindja në obligimin e agjërimit të Ramazanit.
- ‘Ihtisaben’ (احتساباً) – llogari: Ihtisabi është të kërkosh dhe shpresosh në shpërblimin e Allahut të Lartësuar.
Reflektimet e hadithit:
Thënia profetike: “Kush agjëron Ramazanin” është formë e përgjithshme, që përfshin të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat.
Hafidh Ibni Haxheri në Fet’hu-l-Bari, ka thënë: “Qëllimi me ‘besim’ është bindja se agjërimi i Ramazanit është obligim. Ndërsa qëllimi me ‘llogari’ është kërkimi i shpërblimit prej Allahut të Lartësuar.” Hitabiu thotë: ‘Ihtisabi’ e ka kuptimin e vendosmërisë (ar. el-azimeh), e që nënkupton agjërimin duke shpresuar në shpërblimin e Allahut dhe duke mos e perceptuar agjërimin si të rëndë apo duke mos i menduar ditët e tij si të pasosura.
Ka thënë Imam Neveviu: Domethënia e ‘besimit’ ka të bëjë me vërtetimin se ai (Ramazani) është i vërtetë dhe (se agjëruesi është) i bindur për (apo kërkon me maturi) vlerat e tij. Ndërsa ‘ihtisabi’ ka për qëllim se ai me këtë vepër synon vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe jo se do që ta shohin njerëzit, apo gjëra tjera të ngjashme që bien ndesh me sinqeritetin (ihlasin).
Thënia “…i falen mëkatet e mëhershme!” është përgjigje e kushtit, të përmendur paraprakisht: kush agjëron Ramazanin ashtu siç kërkohet, duke besuar në Allahun dhe në urdhrat e Tij, në këtë rast edhe agjërimin, si dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, atëherë ajo që shpresohet prej Allahut është falja e mëkateve të mëparshme.
Në një version të Imam Ahmedit, hadithit i është dhënë dhe një shtojcë: “i falen mëkatet e mëhershme dhe të mëvonshme” (غفر له ما تقدم من ذنبه وما تأخر), por shtesa është e refuzuar, siç nënvizon Shejhu Shuajb Arnauti në komentet – shënimet që i bënë Musnedit të Imam Ahmedit.
Në hadith është përmendur se agjërimi fal mëkatet e mëhershme, por, për qëllim është falja e të gjitha mëkateve apo vetëm mëkateve të vogla? Dijetarët kanë sqaruar se falja vlen vetëm për mëkatet e vogla, ndryshe, për të mëdhatë duhet doemos pendim. Ibji Abud-l-Berr-rri në librin e tij ‘et-Temhid’ përcjell edhe konsensusin e dijetarëve muslimanë ndërsa argumenton me disa hadithe, një prej të cilëve edhe hadithi që është shënuar në dy Sahihët:
“الصلوات الخمس، والجمعة إلى الجمعة، ورمضان إلى رمضان؛ مكفرات لما بينهن ما اجتنبت الكبائر
Pesë namazet ndërmjet tyre, xhumaja deri në xhuma dh Ramazani deri në Ramazan, i falin mëkatet ndërmjet tyre, me kusht që të jenë shmangur mëkatete e mëdha!”
 
Burimi: http://www.alssunnah.com
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Ramazan, 1433 (Korrik, 2012)


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013