Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ÇKA PAS HAXHIT?

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi me te mirin njeri, Muhammedin, familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij gjer ne amshim!
Ligjërata jonë e sotme do të fokusohet në përhershmërinë e adhurimit për Allahun, do të fokusohemi në gjëra me rëndësi, të cilat na bëjnë të kuptojmë se Allahu nuk adhurohet vetëm në Haxh, Allahu nuk adhurohet vetëm gjatë namazit, vetëm gjatë Ramazanit, jo, Allahu i Haxhit, i namazit, i Ramazanit është edhe Allah i çdo sekonde, momenti, kohe dhe  i çdo gjeje.
 
Jeta është e shkurtër andaj nuk duhet mashtruar
 
Meqë njeriu në këtë bote nuk do te jetoje përgjithmonë, madje rralle here e arrin një shekull te plote, natyrisht se adhurimi i përhershëm i tij për Allahun është më se i nevojshëm. Kjo edhe për faktin se njeriu nuk e di kur do te shkoje prej kësaj bote kështu që thënia: "Puno për këtë bote sikur do te jetosh përgjithmonë ndërsa për boten tjetër sikur do të vdesësh nesër" është me se e nevojshme për tu aktualizuar ne praktike. Te shohim diç nga urtësitë hyjnore për këtë:
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!". (Hashr, 18)
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلا أَوْلادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْخَاسِرُونَ  وَأَنْفِقُوا مِنْ مَا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ أَحَدَكُمْ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنْ الصَّالِحِينَ  وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
9. O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni". (Munafikun, 9-11)
" وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)". (Hixhr, 99)
 
Mbajtja për udhëzimeve fetare rrugë që sjell shpëtimin
 
Meqë njeriu pa besim te mirëfilltë, pa mësime te qarta fetare dhe pa udhëzues te denje hyjnor nuk do të mund ta mësonte një realitet te vërtet, nuk do te dinte ta dallonte te mirën esenciale nga e keqja esenciale, ne shohim Islamin te mos ketë lënë njeriun te vetëm ne këtë rrugëtim te largët.
Ai, sikur edhe herëve tjera, prape i qëndroi pranë njeriut ne mënyrën me besnike duke kumtuar nëpërmjet gjuhës se misionarit te tij:
" وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ
153. Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij". (En'am, 153)
" وَمَن يَعْتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدْ هُدِىَ إِلَىٰ صِرٰطٍ مّسْتَقِيمٍ
E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë". (Ali Imran, 101)
" تركتُ فيكم ما إن تمّسكتم به لن تضلّوا: كتاب اللهِ وسنّتي
Ua kam lënë atë, që nëse ju i përmbaheni nuk do te devijoni: Librin e Allahut dhe traditën time".
" عليكم بسنّتي وسنّة الخلفاء الراشدين المهديِّين، تمسّكوا بها، وعضّوا عليها بالنواجِذ، وإيّاكم ومحدثاتِ الأمور؛ فإنّ كلَّ محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة
Përmbajuni traditës sime dhe te hulefave (prijësve) te drejte dhe te udhëzuar. Kapuni për ta me dhëmballë e keni kujdes nga gjerat e shpikura nga çdo e shpikur është risi e çdo risi është humbje".
 
Veprat me të mira janë ato që janë në rrjedh e sipër
 
Meqë Islami është fe dhe sistem i përhershëm jete për njeriun, pranon natyrshmërinë e njeriut për çlodhje, pushim, argëtim, dëfrim dhe zbavitje te lejuar duke e mësuar se ai nuk është robot, qe vetëm te falet ne xhami, vetëm te agjërojë, vetëm te kryeje lutje e assesi te mos ushtroje funksione tjera([1]). Jo, Islami ndaloi një gjë e tille ngase ajo mund te shkaktoje me kalimin e kohës monotoni tek njeriu dhe kështu ta lere tërësisht adhurimin. Islami mëson se:
" أَحَبُّ الأَعمَالِ إِلى اللهِ أَدوَمُها وَإِن قَلَّ
Veprat me te dashura tek Allahu janë ato, qe janë ne vazhdimësi e sipër edhe nëse janë pak".
Pastaj ne fe adhurim nuk quhet vetëm falja ne xhami, agjërim ne ramazan, haxhi ne muajt e tij, etj,. Jo, adhurimi ne fe është shume me i gjere dhe me gjithëpërfshirës. Ai, sipas Ibni Tejmijes, përfshin çdo lëvizje te njeriut, me te cilën synon arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar…Mu për këtë, rrëfehet se ai, Allahu e mëshiroftë, thoshte për gjumin e vet se është adhurim, duke e konsideruar atë si një mjet përgatitjeje për adhurimet pas tij.
 
Adhurimi  është shenje krenarie për muslimanin
 
 Adhurimi i muslimanit për Allahun, Krijuesin e tij, qiejve dhe tokës, dhe çdo gjej tjetër, nuk përkufizohet me stine, kohe, vende apo mënyra, dhe ne asnjë mënyrë e forme, ai nuk është për të vetëm "detyrim". Jo, besimtari adhuron Allahun me dashuri, sinqeritet, pasion, kërshëri, ngase një gjë e tille, nënshtrimi, nëse ka qene nder për krijesën me te zgjedhur, Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam, është edhe për te.
Ebu Hurejre transmeton:
" جَلَسَ جِبْرِيلُ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَنَظَرَ إِلَى السَّمَاءِ فَإِذَا مَلَكٌ يَنْزِلُ فَقَالَ جِبْرِيلُ إِنَّ هَذَا الْمَلَكَ مَا نَزَلَ مُنْذُ يَوْمِ خُلِقَ قَبْلَ السَّاعَةِ فَلَمَّا نَزَلَ قَالَ يَا مُحَمَّدُ أَرْسَلَنِي إِلَيْكَ رَبُّكَ قَالَ أَفَمَلِكًا نَبِيًّا يَجْعَلُكَ أَوْ عَبْدًا رَسُولًا قَالَ جِبْرِيلُ تَوَاضَعْ لِرَبِّكَ يَا مُحَمَّدُ قَالَ بَلْ عَبْدًا رَسُولًا
U ul Xhirbili tek Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam dhe shikoi lart kah qielli kur ja një melek zbriste. Ky melek, prej se ka krijuar Allahu para kataklizmës, nuk ka zbritur kurrë- shtoi Xhibrili. Kur zbriti tha: O Muhammed! Allahu me ka dërguar tek ti për te ta dhënë mundësinë qe te bëhesh mbret lajmëtar apo rob pejgamber (i dërguar-resul). Tregohu modest ndaj Zotit tënd –sugjeroi Xhibrili, kështu që Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam tha: Dua te mbetem rob i dërguar". (Ahmedi me sened autentik)
 
Motivet e adhurimit të përhershëm
 
Duhet adhuruar Allahun sepse përveç begatisë se kryerjes se haxhit na ka dhënë edhe miliona begati te tjera andaj një falënderim 2-3 orësh prej njerëzve me te sinqerte gjate ditës ne kryerjen e obligimeve fetare, si pese namazet, jo qe është pak, por në krahasim ne te mirat qe na ka dhënë nuk është asgjë. Unë po them 2-3 ore për njerëzit e devotshëm ngase shumica absolute adhurimit nuk i kushtojnë me shume se një apo një ore e gjysme. Ndërsa Allahu thotë:
" وَمَا بِكُم مّن نّعْمَةٍ فَمِنَ ٱللَّهِ
53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut". (Nahl, 53)
" وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَةَ ٱللَّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ
18. Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.". (Nahl, 18)
 
Përhershmëria në adhurim nuk është vetëm shkak i mëkateve
 
Ndonëse shumica e njerëzve, me apo pa dashje, para apo pas haxhit bëjnë mëkate ne një apo formën tjetër, kjo vetvetiu na bën te kuptojmë se adhurimi sistematik dhe i përhershëm është i nevojshëm ngase mjeti për t'i larguar këto te liga është pikërisht kërkimi falje.
Paramendoni Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam, i janë falur te gjitha mëkatet ndërsa ai bënte 100 here istigfar (kërkonte falje te mëkateve) gjate ditës. Madje është vërtetuar se pas çdo namaze thoshte nga tre here: Estagfirullah! (Kërkoj nga Allahu faljen e mëkateve)
Allahu pasi qe përmendi ritualet e haxhit tha:
" ثُمَّ أَفِيضُوا مِن حَيثُ أَفَاضَ النَّاسُ وَاستَغفِرُوا اللهَ إِنَّ اللهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues". (Bekare, 199)
Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam është urdhëruar qe jetën e tij ta përfundoj me kërkim falje te mëkateve:
" إِذَا جَاء نَصرُ اللهِ وَالفَتحُ  وَرَأَيتَ النَّاسَ يَدخُلُونَ في دِينِ اللهِ أَفوَاجًا  فَسَبِّحْ بِحَمدِ رَبِّكَ وَاستَغفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا
1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh". (Nasr)
Pra nuk mund te themi se nuk kemi nevoje për këtë gjë ngase mëkatit nuk mund t'i shpëtojmë por megjithatë, edhe po te thonim se jemi te pa mëkate, ndërgjegjja jone sigurisht se do te na detyronte ta adhurojmë Allahun ashtu siç e shtyri edhe Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam te bënte një gjë te tille. Atij nga adhurimi i shumte i ishin çarë këmbët dhe i kishin plasur, dhe kur u pyet me mënyrë çuditëse se: "Si po adhuron kaq shume kur mëkatet, të gjitha, te janë falur ty?!", ai u përgjigj:
" أفلا أكون عبدًا شكورًا
A te mos jem rob falënderues?!".
Allahu urdhëron e thotë:
" وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim". (Nur, 31)
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
8. O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send". (Tahrim, 8)
 
Çka pas haxhit?
 
Edhe pse si vepra e obligime nuk mund t'i përkufizojmë te gjitha, fundja kjo nuk është as qëllimi ynë, megjithatë ne do t'ia përkujtojmë vetes sonë dhe vëllezërve tanë disa nga gjerat, qe njeriu duhet t'i përkujtojë dhe veproje sistematikisht:
ª     Mbetja në besim ngase e kundërta shkatërron haxhin dhe te gjitha veprat tjera. Thotë Allahu:
"وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ
65. Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara". (Zumer, 65) 
Ndërsa Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam ka thënë:
" إنما الأعمال بالخواتم
Veprat llogariten ne baze te përfundimit te tyre".
ª     Namaze ngase ai është më me rëndësi se haxhi dhe kush nuk fal namazin ai veç ka shkatërruar një pjese te madhe te fesë, për te mos thënë se e ka shkatërruar atë tërësisht. Fetarisht namazi është cilësuar si baze e fesë (imadud din), është konsideruar prej gjerave, qe dallojnë besimtarin nga jo besimtari dhe prej gjerave, për te cilat do te pyetet se pari tek Allahu i madhëruar.
ª     Agjërimi, zekati dhe kryerja e te gjitha obligimeve tjera me rëndësi te madhe ne fe.
ª     Dhikri-përkujtimi i Allahut ngas ai ka te mira te shumta, e qe më me rëndësi prej tyre janë përforcimi dhe krijimi i një heroi stoik nga personaliteti i muslimanit. Thotë Allahu:
" فَإِذَا قَضَيْتُم مَّنَـٰسِكَكُمْ فَٱذْكُرُواْ ٱللَّهَ كَذِكْرِكُمْ ءابَاءكُمْ أَوْ أَشَدَّ ذِكْرًا فَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَا ءاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا وَمَا لَهُ فِى ٱلآخِرَةِ مِنْ خَلَـٰقٍ  وِمِنْهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَا ءاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي ٱلآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ  أُولَـئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌ مّمَّا كَسَبُواْ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ
200. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër. 201. E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"! 202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.". (Bekare, 200-202) 
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar". (Enfal, 45)
Sa i përket te mirës (el haseneh) ne këtë bote, ajo përfshin shëndetin, idaren-furnizimin, gruan e ndershme, diturinë e dobishme, punën-veprën e sinqerte, mjetin udhëtues te qete dhe përmendjen ne mesin e njerëzve për te mire. Ndërsa sa i përket te mirës (el haseneh) ne ahiret, shkalla me e larte e saj është hyrja ne Xhennet pas sigurimit nga frika ne Arasat (shesh te llogarisë) dhe lehtësimit te llogarisë. Mu për këtë është transmetuar se prej duave me te shpeshta te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam ishte:
" اللهم ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار
O Allahu ynë Zoti jone na dhuro te mira ne këtë dhe ne boten tjetër si dhe na ruaj nga dënimi i Xhehennemit!".
Imam Ahmedi transmeton nga Enesi se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte vizituar një njeri qe ishte dobësuar shume dhe ishte bere si një zog i vogël me ç'rast i kishte thënë:
" أَمَا كُنْتَ تَدْعُو أَمَا كُنْتَ تَسْأَلُ رَبَّكَ الْعَافِيَةَ قَالَ كُنْتُ أَقُولُ اللَّهُمَّ مَا كُنْتَ مُعَاقِبِي بِهِ فِي الْآخِرَةِ فَعَجِّلْهُ لِي فِي الدُّنْيَا فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سُبْحَانَ اللَّهِ إِنَّكَ لَا تُطِيقُهُ أَوْ لَا تَسْتَطِيعُهُ أَفَلَا كُنْتَ تَقُولُ اللَّهُمَّ آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
A nuk luteshe? A nuk kërkoje nga Allahu shëndet? Tha: Thosha: O Allah nëse me ndëshkon me diç ne ahiret ndeshkam me te me parë ne këtë bote (qe te mos ndëshkohem atje fare)! Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Subhanallah! Po ti nuk ke mundësi ta përballosh atë. Pse nuk thoje: O Allahu ynë Zoti jone na dhuro te mira ne këtë dhe ne boten tjetër si dhe na ruaj nga dënimi i Xhehennemit ". ([2])
ª     Adhurimet tjera, krahas haxhit, janë përforcuese shpirtërore, dhe shkase te te shume te mirave tjera, siç thotë Allahu:
" وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا  وَإِذًا لآتَيْنَاهُمْ مِنْ لَدُنَّا أَجْرًا عَظِيمًا  وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا
Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë. 67. Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. 68. Dhe do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë". (Nisa, 66-68)
Këtu janë përmendur katër rezultate pozitive nga adhurimi: mirësia, përforcimi, shpërblimi dhe udhëzimi. Po ashtu thotë Allahu:
" إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمْ الْمَلائِكَةُ أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ  نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ  نُزُلاً مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ
30. E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. 31. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. 32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!". (Fussilet, 30-32)
ª     Adhurimi i vazhdueshëm mjet për rritjen dhe shtimin e besimit. Thotë Allahu:
" وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى
76. E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan". (Merjem, 76),
" إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آياتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًَا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
2. E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre". (Enfal, 2)
ª     Vazhdimi ne adhurime dhe vepra te mira për fund ka Xhennetin. Thotë Allahu:
"قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ  الَّذِينَ هُمْ فِي صَلاتِهِمْ خَاشِعُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ عَنْ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ  إِلاَّ عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ  فَمَنْ ابْتَغَى وَرَاءَ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْعَادُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ لأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ  أُوْلَئِكَ هُمْ الْوَارِثُونَ  الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
1. Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
2. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
3. Ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
4. Dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,
5. Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
6. Me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,
7. E kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,
8. Dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9. Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
11. Të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë". (Mu'minun, 1-11)
ª     Duhet ndare mendime te mira dhe te drejta për Allahun. Nëse te ndodhe ndonjë fatkeqësi, sprove, sëmundje, apo diç tjetër pas haxhit, mos mendo keq për Allahun por dije se Ai, qe ta mundësoi te shkoje ne haxh, dhe te Cilin e falënderoje shume, Ai te sprovoi me diç, sigurisht për mirësinë tende. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mësoi:
" قال الله تعالى: أنا عند ظن عبدي بي
Thotë Allahu: Unë jam ne raport me robin Tim ashti si ai mendon për Mua". (Transmetim unanaim).
Xhabiri transmeton se kishte dëgjuar Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë tri dite para se te vdiste:
" لا يموتن أحدكم إلا وهو يحسن الظن بالله عز وجل
Le te mos vdesë askush prej jush pa qene zemërpastër dhe mendim mirë për Allahun". (Muslimi)
ª     Moszbehja e personalitetit islamik te muslimanit, i cili po ta kryente haxhin e me pas t'iu kthehej te këqijave do t'i ngjante gruas marroqe, e cila posa tund leshin, bën perin dhe behet gati ta punoje me te, ajo e shprish prape atë dhe mundohet ta ktheje siç ishte me pare. Allahu thotë:
" وَلاَ تَكُونُواْ كَٱلَّتِى نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِن بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَـٰثًا
92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort". (Nahl, 92),
" تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلاَ تَعْتَدُوهَا وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ
Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët". (Bekare, 229),
ª     Haxhiu duhet te frikësohet për vete se a i është pranuar apo jo vepra e tij. Aisheja rrëfen se e ka pyetur Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam për ajetin:
" وَٱلَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا ءاتَواْ وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ
Dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara". (Mu'minun, 60),: A janë këta qe pine alkool dhe vjedhin? Ai i ishte përgjigjur:
" لا يا بنت الصديق، ولكنهم الذين يصومون ويصلون ويتصدقون وهم يخافون أن لا تقبل منهم أُوْلَـئِكَ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرٰتِ وَهُمْ لَهَا سَـٰبِقُونَ
Jo moj vajza e Siddikut. Ata janë qe agjërojnë, falen, japin lëmoshë dhe qe frikësohen se nuk iu pranohen veprat. Ata nxitojnë ne te mira dhe janë te paret ne to". ([3]),
" إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلْمُتَّقِينَ
All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve". (Maide, 27)
ª     Allahu urdhëron qe t'ia kemi friken çdoherë e thotë:
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُسلِمُونَ
102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!". (Ali Imran, 102),
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ
119. O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit". (Tewbe, 119),
"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَلتَنظُر نَفسٌ مَّا قَدَّمَت لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللهَ إِنَّ اللهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعمَلُونَ  وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللهَ فَأَنسَاهُم أَنفُسَهُم أُولَئِكَ هُمُ الفَاسِقُونَ  لا يَستَوِي أَصحَابُ النَّارِ وَأَصحَابُ الجَنَّةِ أَصحَابُ الجَنَّةِ هُمُ الفَائِزُونَ
18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
19. E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
20. Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit". (Hashr, 18-20 )
ª     Haxhiu duhet te jete me i mire se sa qe ka qene dhe rreptësishtë duhet t'iu largohet dukurive, qe njollosin personalitetin e tij prej muslimani. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" ليس المسلِم باللّعان ولا الطّعان ولا الفاحش البذيء
Besimtari nuk është mallkues, fyes (ne nder), fjalëkeq dhe as vulgar ". ([4])
ª     Haxhiu duhet te pendohet për mëkatet e bëra. Edhe pse haxhiut me haxh te pranuar i falen mëkatet, siç është vërtetuar nga hadithet e vërteta, megjithatë ai prape duhet te pendohet dhe te kërkoje falje, sidomos pas mësimit te thënieve te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam se ai, edhe pse i ishin falur te gjitha mëkatet, kërkonte falje për to 100 here ne dite.
Sedat Gani islami
11 janar 2007, e enjte
Vushtrri, Kosovë
 
 
 
 
 
 
 
[1] Ka thënë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" إِنَّ الدِّينَ يُسْرٌ وَلَنْ يُشَادَّ الدِّينَ أَحَدٌ إِلَّا غَلَبَهُ فَسَدِّدُوا وَقَارِبُوا وَأَبْشِرُوا وَاسْتَعِينُوا بِالْغَدْوَةِ وَالرَّوْحَةِ وَشَيْءٍ مِنْ الدُّلْجَةِ
Me te vërtetë feja është e lehte dhe askush nuk do te mundohet ta ngarkoje veten (me ibadet, qe nuk mundet) e te mos pësojë disfate (mundet, t'i vie vështirë), andaj zini një pozite mesatare (mos kaloni kufijtë), )e nëse nuk keni mundësi ta bëni me te mirën, atëherë te paktën) afrohuni (afër saj), përgëzohuni (me shpërblim për veprën sistematike, edhe nëse është e pakte) dhe ndihmohuni me kohen e mëngjesit te hershem, drekës dhe natës (ose një pjese te saj)". (Buhariu)
Në mënyrë që të kuptohet hadithi siç duhet dhe t'i shmangemi çdo keqkuptimi, po e sjellim edhe këtë koment te shkurtër, te huazuar nga Fet'hul Bari: "Ndihmohuni me kohen e mëngjesit" d.t.th: ndihmohuni për vazhdimësi ne ibadete, meqë ato bien ne kohëra kur je aktiv (dhe jo i zënë). Shprehja Gudve: d.t.th: ecja ne fillim te mëngjesit, agimit. Shprehja Revha d.t.th: ecja pas zenitit te diellit ndërsa shprehja Dulxhe d.t.th ecja tere natën ose një pjese te saj. Kur jemi tek kjo shprehja e fundit, Duxhle, Pejgamberi, Alejhi selam, e solli te shoqëruar me pjesëzën "min-prej", qe d.t.th një pjese te natës, sepse angazhimi natën është me i mundimshëm se sa ditën.
Këto kohe te cekura janë kohet me te mira për udhëtarin sepse Muhammedi, Alejhi selam ne këtë hadith sikur i është drejtuar një udhëtari, te cilit po ia tregon kohet, kur ai është me i relaksuar për udhëtim. Kjo për faktin se nëse mysafiri udhëton ditën dhe natën pa ndërprerë, ai do te dobësohet dhe nuk do te mund ta vazhdoje rrugën, ndërsa nëse udhëton ne këto tri kohe te cekura, ai do te mund ta vazhdoje rrugën pas asnjë vështirësi. Këtu është për qellim dunjaja, e cila është vatër ose urëlidhëse me ahiretin, andaj këto kohe janë kohet me fleksibile dhe me te përshtatshmet për trupin për te bere ibadet.
Ne fund po e sjell edhe një sqarim timin: Ne këtë pjese te fundit –sipas asaj qe unë kuptova prej komentit- është për qellim qe njeriu te mos angazhohet çdoherë me adhurim sepse ndoshta nga adhurimi i shumte do te hase ne monotoni apo lodhje dhe dalëngadalë, ose do ta lere krejt, ose te paktën nuk do te jete i koncentruar fare ne te, dhe mu për këtë, cekur tri mundësi te mira për ibadet, ne te cilat njeriu është me i pushueshem, me i lire dhe me i koncentruar për adhurim. Allahu e di më së miri!
 
 
[2] Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar si autentik
[3] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani e ka përmendur si autentik
[4] Transmeton Ahmedi ndërsa Shejh Albani ka thënë se është autentik


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013