Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DITA E ASHURES

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi
Muhammedin, zotëriun e njerëzimit, familjen, shokët
dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!
 
Vlera e agjërimit të kësaj dite
 
Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, me veçori që të tjerët, përkatësisht të tjerat nuk i kane. Në këtë kontekst, Allahu veçoi edhe "Ditën e Ashurasë", e cila ka te mira te shumta. Ne me këtë rast do te përmendim vetëm disa:
²    Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjte, qe është muaji Muharrem, siç thotë Allahu:
" إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)". (Tewbe, 36)
Këta muaj te shenjte janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu'l Ka'deh dhe Dhu'l Hixh-xheh.
²    Agjërimi ne kete muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashures, është prej agjërimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnë se:
"سُئِلَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَيُّ الصَّلَاةِ أَفْضَلُ بَعْدَ الْمَكْتُوبَةِ قَالَ الصَّلَاةُ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ قِيلَ أَيُّ الصِّيَامِ أَفْضَلُ بَعْدَ رَمَضَانَ قَالَ شَهْرُ اللَّهِ الَّذِي تَدْعُونَهُ الْمُحَرَّمَ
Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ishte pyetur:
Cili namaz është më me vlere pas atyre te obliguarave?
Tha: Namazi i natës.
Cili agjërim është me i miri pas atij te Ramazanit?
Tha: Agjërimi ne muajin e Allahut, te cilin e quani: Muharrem".
²    Agjërimi i kësaj dite ka qene prej agjërimeve te para te ligjësuara ne fenë tone. Këtë e sqaron shume mire edhe Aisheja, nena e besimtareve, e cila transmeton:
"كَانَ يَوْمُ عَاشُورَاءَ يَوْمًا تَصُومُهُ قُرَيْشٌ فِي الْجَاهِلِيَّةِ وَكَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَصُومُهُ فَلَمَّا قَدِمَ الْمَدِينَةَ صَامَهُ وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ فَلَمَّا نَزَلَ رَمَضَانُ كَانَ مَنْ شَاءَ صَامَهُ وَمَنْ شَاءَ لَا يَصُومُهُ
Ashura ishte një dite, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte". (Buhariu dhe Muslimi)
²    Ka qene prej ditëve, qe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] shpresonte te ketë vlere me shume se ditët tjera. Ibni Abbasi rrëfen kur ishte pyetur për agjërimin e Ashures:
" مَا عَلِمْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ صَامَ يَوْمًا يَتَحَرَّى فَضْلَهُ عَلَى الْأَيَّامِ إِلَّا هَذَا الْيَوْمَ يَعْنِي شَهْرَ رَمَضَانَ وَيَوْمَ عَاشُورَاءَ
Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ndonjë dite, qe shpresonte te ketë vlere me shume se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve (te muajit Ramazan) dhe Ditën e Ashurës". ([1])
²    Agjërimi i kësaj dite muslimanit, sa ia përkujton globalitetin e kësaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetërsinë e saj, dhe se ajo, duke filluar qysh nga njeriu i pare, ka qene, është dhe do te mbetet feja e vetme e njerëzimit. Këtë shume qarte e shpreh thënia e Muhammedit, [alejhi's salatu ve's selam], i cili kur pyeti për urtësinë e agjërimit te kësaj dite nga çifutet, me c'rast e lajmëruan se e agjërojnë për hire te shpëtimit te Musait nga faraoni, ai iu tha se ne, muslimanët kemi me shume përparësi ne Musain se sa vet çifutet për arsye se ata nuk i besuan, e përgënjeshtruan dhe mohuan vazhdimësinë e fesë se tij, Islamit, nga pejgamberi i fundi, Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam]. Ja edhe teksti, për vërtetësinë e të cilit janë dakorduar Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi:
"عنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ قَدِمَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْمَدِينَةَ فَرَأَى الْيَهُودَ تَصُومُ يَوْمَ عَاشُورَاءَ فَقَالَ مَا هَذَا قَالُوا هَذَا يَوْمٌ صَالِحٌ هَذَا يَوْمٌ نَجَّى اللَّهُ بَنِي إِسْرَائِيلَ مِنْ عَدُوِّهِمْ فَصَامَهُ مُوسَى قَالَ فَأَنَا أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْكُمْ فَصَامَهُ وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ
Ibni Abbasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ne Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurës.
Ç'është kjo?- pyeti?
Thane: Kjo është dite e mbare, dite, ne te cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu qe e agjëroi këtë dite edhe Musai.
"Unë kam me shume te drejte ne Musain se sa ju"- tha Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohej".
²    Agjërimi i kësaj dite, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, megjithatë është një segment, qe dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them këtë? Për arsye se kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thane se çifutet e shenjtërojnë këtë dite, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha:
"صُومُوهُ أَنْتُمْ
Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni". (Buhariu dhe Muslimi)
²    Agjërimi i kësaj dite me gjase fale mëkatet e vitit te kaluar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë:
" صِيَامُ يَوْمِ عَاشُورَاءَ إِنِّي أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ
Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashurës fale mëkatet e vitit të kaluar". ([2])
 
 Si agjërojmë në këtë ditë?
 
Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj dite ka qene obligative para ligjësimit te agjërimit te Ramazanit. Buhariu dhe Muslimi kane transmetuar se Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] Ditën e Ashurës kishte dërguar një telall (thirrës) qe te thërras ne popull:
"Kush nuk ka agjëruar le te agjëroj e kush ka ngrënë le te mos haje deri ne mbrëmje".
Në një transmetim tjetër përmendet:
"Ne agjëronim dhe mësonim fëmijët tanë ta agjëronin këtë dite. Ne shkonim ne xhami dhe iu bënim lojëra nga leshi (i deleve apo çfarëdo kafshe tjetër). Kur dikush qante ne ia jepnim lodrën qe te luante e mos kërkonte ushqim deri ne mbrëmje".
Por kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti fakultativ apo vullnetar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam], me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashures kishte thënë:
"من شاء صامه و من شاء تركه
Kush te do le te agjëron e kush te do le te mos agjëron". (Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa sa i përket agjërimit pas kësaj, dijetaret kane përmendur tri grada apo mënyra te agjërimit te kësaj dite:
                     i.Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-tën dhe të 11-tën. Argument për këtë është hadithi, qe e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë:
" صُومُوا يَوْمَ عَاشُورَاءَ وَخَالِفُوا فِيهِ الْيَهُودَ صُومُوا قَبْلَهُ يَوْمًا أَوْ بَعْدَهُ يَوْمًا
Agjërojeni Ditën e Ashurës dh dallohuni nga çifutet. Agjërojeni një dite para apo një dite pas saj".
Me këtë rast, dijetaret kane përmendur se edhe pse Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] tha qe ta agjërojmë një dite para apo një dite mbrapa, megjithatë lejohet qe te behet bashkimi i tyre. Pra, te agjërohet një dite para dhe një dite pas saj.
                   ii.Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të. Kur Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] agjëroi Ditën e Ashurës dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thane: O i dërguari i Allahut! Kjo dite është dite, te cilën e madhërojnë çifutet dhe te krishterët? Atëherë ai tha:
" فَإِذَا كَانَ الْعَامُ الْمُقْبِلُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ صُمْنَا الْيَوْمَ التَّاسِعَ قَالَ فَلَمْ يَأْتِ الْعَامُ الْمُقْبِلُ حَتَّى تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ
Kur te vjen viti i ardhshëm -nëse do Allahu- do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por kur erdhi viti tjetër, Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] kishte kaluar ne fqinjësi te Allahut". (Muslimi)
Ibni Abbasi përmend se ai ka thënë:
" لَئِنْ بَقِيتُ إِلَى قَابِلٍ لَأَصُومَنَّ التَّاسِعَ
Nëse mbetem gjalle deri ne vitin e ardhshëm, do ta agjëroj te nëntën". (Muslimi)
Domethënia e këtij hadithi është se nëse jetoj vitin e ardhshëm, gjithsesi do ta agjëroj, krahas ditës se dhjete, edhe ditën e nëntë.
                  iii.Vetëm agjërimi i ditës së dhjete. Muaviu transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, [alejhi's salatu ve's selam] duke thënë:
"Kjo është Dita e Ashures, agjërimi i së cilës nuk iu është obliguar, por unë jam agjërueshëm dhe kushdo qe ka dëshirë te agjëron le te agjëron e kush nuk ka dëshirë le të haje". ([3])
 
Shpenzimi për këtë ditë
 
Preferohet shume agjërimi i kësaj dite, ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime për familje, te afërm dhe te varfër, por pa e tepruar dhe pa e menduar se një gjë e tille është obligim.
Ndërsa sa i përket shpenzimit te tepërt dhe ekstravagant, atë feja nuk e pëlqen fare, e sidomos prej atyre, qe shpenzojnë me bindjen se kjo gjë është e kërkuar, duke u mbështetur ne një thënie te dobët se kinse: "Kush shpenzon për familje shume ne Ditën e Ashurasë, edhe ndaj Tij do te jap me bollëk Allahu gjate tere viti". Kjo thënie, e mveshur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam], është e dobët dhe si e tille nuk merret për baze.
 
Dita e Ashurës përkujton një ngjarje te dhimbshme historike
 
Këtë dite, te cilën e nderoi Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, me vete bart edhe një kujtim prekës. Në këtë dite, tere meshkujt e familjes se Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] u vranë ne Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shume i vogël. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam]([4]).

Çka NUK duhet bërë në këtë ditë?
 
  • Nuk duhet pastruar special për këtë dite, përveç nëse e ke zakon te pastrohesh ne këtë dite. Ekzistojnë thënie te cilat përmendin ketë gjë porse janë te fabrikuara, shpifura dhe apokrife. Një prej tyre është edhe kjo: "Kush pastrohet ne Ditën e Ashurasë, ai gjate atij vitit nuk sëmuret fare përveç nëse sëmuret për vdekje". Kjo thënie është e shpifur.
  • Nuk ka dua te veçante ne këtë dite.
  • Zierja e hallvës dhe gatimi i ëmbëlsirës se ashtuquajtur "ashure", qe –tek njerëzit- ka zënë vend si ëmbëlsire e veçante e kësaj dite, është diç e pavërtetuar fetarisht. Ata gatuajnë këtë ëmbëlsire e pastaj ua japin fukarave me shprese se ka shpërblim te madh. Por derisa nuk është vërtetuar kjo gjë fetarisht, atëherë ajo mbetet risi, prej se cilës duhet ikur.
  • Ndalohet vizita e varrezave ne këtë dite. Është bere tradite ne disa vende qe burra dhe gra te vizitojnë se bashku te afërmit e tyre te vdekur.
  • Gratë kinse për ta bërë sa më "madhështor" këtë dite, vendosin kane te kuqe ne flokë. Kjo gjë fetarisht është e urryer.
  • Disa mendojnë se është mire pasi qe te pastrohesh te dalësh ne vizite te dijetarit, te sëmurit, ta lëmosh kokën e jetimit, t'i presh thonjte, te vizitosh te afërmit dhe te këndosh kaptinën Ihlas 1000 here. Këto gjera edhe pse janë te kërkuara përherë, megjithatë ne këtë dite nuk janë te veçanta, kështu qe nëse nuk ke kryer këto gjera me pare por ke lënë vetëm për këtë dite, ato janë te ndaluara.
Për vlerën e kësaj dite janë rrëfyer gjera, te cilat nuk janë fare te sakta, si:
  • Allahu ia pranoi Ademit pendimin ne këtë dite,
  • Ibrahimi shpëtoi prej zjarrit,
  • Ejjubi u shërua ne këtë dite,
  • Junusi doli nga barku i peshkut,
  • Ja'kubi u bashkua me Jusufin, etj.
Këto gjera janë te pavërteta dhe nuk duhet besuar fare andaj neve ua përmendëm, jo për t'ua shtuar dyshimin, por në rast se i dëgjoni apo ndeshni me to gjate leximit, ta dini se janë te pavërteta.
***

Përshëndetjet qofshin Mbi Muhammedin, alejhi' s salatu ve's selam
Lutja jone e fundit është:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve!
Zgjodhi dhe përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: Ashura –bejne'l ittibai ve'l ibtida', Dr. Muhammed Ahmed Sahlul,
 
 
 
 
 
 
 
[1] Transmeton Nesaiu ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daifu sunen'in Nesai, e ka cilësuar si autentik nën nr: 285
[2] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne recensimin e Sunenit te Ibni Maxhes, 1738, ka thënë se është autentik
[3] Buhariu, Muslimi, Imam Maliku ne Muvetta dhe Nesaiu. Këtë hadith e kam kërkuar ne këto burime por nuk e kam gjetur. Ndoshta tekstualisht ehste me ndryshe kështu qe unë mjaftova me përkthimin e tij pa shënuar tekstin origjinal. Për me shume referohu ne f: 13 te broshurës, nga e cila po shkëpusim këtë teme
[4] Ndonëse tregimi i betejës dhe shkaqet e saj nuk janë tematike jona, megjithatë një përshkrim i shkurtër i kësaj nuk do te ishte e tepërt. Pasi qe Muaviu, Allahu qofte i kënaqur me te, kishte nënshkruar një marrëveshje me Hasanin, vëllain e Husejnit, nipin e Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] për t'ia dhënë pushtetin dhe për te qene ai ne baze te shura-së (parlamentit) e jo trashëgimisë pas tij. Sido qe te jete, Husejni ishte kundër kësaj thyerje te marrëveshjes ngase Muaviu kishte vendosur qe pushteti te kalonte ne trashëgimi, ai morri rrugën për ne Irak, te cilët e mashtruan. Ai u rrethua nga irakiane, u sulmua dhe u detyruar te luftoje, edhe pse fundi i luftës ishte vdekje për familjen e Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam].
Shiat edhe sot e kësaj dite e përkujtojnë me shume pikëllime dhe tradita antiislame këtë dite, duke qortuar veten dhe duke zënë ne goje për te keq te paret e tyre, qe -kinse- nuk e mbrojtën Husejnin. Veprat e tyre nuk përkojnë aspak me traditën islame.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013