Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHILLAT E DIMRIT

Sa’d b. Seid El Haxhrijj
 
Falënderimet dhe lëvdimet qofshin për Allahun ndërsa përshëndetjet për krijesën më të mirë, Muhammedin, zotëriun e njerëzimit, familjen, shokët dhe mbarë neve, pasuesve të tij, gjer në amshim!
Vëllezër besimtarë! Allahu na e dërgoi pejgamberin si dëshmitarë për dhe kundër nesh, si përgëzues e qortues, si ftues për tek Allahu dhe si pishtar ndriçues. Kush e respekton atë udhëzohet ne rruge te drejte dhe ngadhënjen, ndërsa kush e kundërshton atë, ai devijon për ne rrugën e Xhehennemit dhe humb me një humbje te madhe. Ai na këshilloi me këshilla te Kur’anit dhe Sunnetit. Allahu iu pat drejtuar:
“قُمْ فَأَنذِرْ
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)”. (Muddeth-thir, 2)
Ai këshilloi derisa i erdhi vdekja. Ai e kreu misionin, kumtoi shpalljen, këshilloi ummetin dhe luftoi ne rrugën e Allahut ashtu siç duhet luftuar.
Kjo dëshmon se nevoja për këshilla dhe udhëzime është me e madhe sesa nevoja për ushqim, pije, shëndet, pasuri, evladë, familje, fame, pozita, për arsye se Allahu i dërgoi te dërguarit me këshilla, zbriti librat e shenjte me këshilla, udhëzimin e beri nëpërmjet këshillave, lumturia arrihet nëpërmjet këshillave. Allahu i veçoi me to njerëzit e pjekur dhe nderoi me to dijetarët, për shkak se nevoja për ushqim dhe pije është e kushtëzuar derisa nevoja për këshillë është e pakushtëzuar. Pastaj nevoja për ushqim është e njëjtë sikur tek i mençuri dhe i pjekuri po ashtu edhe tek mendjelehti dhe i mituri.
Nevoja e ushqimit përshkon trupin ndërsa nevoja për këshilla përshkon zemrën. Njeriu peshohet sipas zemrës dhe veprës e jo sipas trupit dhe fizionomisë. Allahu nuk shikon fizionomitë tona porse shikon zemrat tona, dhe mu për këtë, në Ditën e Llogarisë, para Allahut do te vjen njeriu i rende, i cili nuk do te peshoje as sa krahu i milingonës.
Pastaj as nevoja për shëndet nuk është me e madhe për arsye se Allahu i jep shëndet besimtareve dhe jobesimtareve, atyre qe e respektojnë por edhe atyre qe I bëjnë mëkate, madje ndodhe qe armiqtë e Allahut te jene me te shëndetshëm sesa edhe pejgamberët. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“أشد الناس بلاء الأنبياء، ثم الأمثل فالأمثل
Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj njerëzit më të mirë, pastaj ata të mirët (e kështu me radhë)”,
“إذا أحب الله قومًا ابتلاهم
Kur Allahu t'i doje disa njerëz i sprovon”,
“من يرد به خيرًا يصب منه
Kujt t’ia dëshirojë Allahu te mirën e sprovon”.
" دَخَلَ أَعْرَابِيٌّ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ هَلْ أَخَذَتْكَ أُمُّ مِلْدَمٍ قَطُّ قَالَ وَمَا أُمُّ مِلْدَمٍ قَالَ حَرٌّ يَكُونُ بَيْنَ الْجِلْدِ وَاللَّحْمِ قَالَ مَا وَجَدْتُ هَذَا قَطُّ قَالَ فَهَلْ أَخَذَكَ هَذَا الصُّدَاعُ قَطُّ قَالَ وَمَا هَذَا الصُّدَاعُ قَالَ عِرْقٌ يَضْرِبُ عَلَى الْإِنْسَانِ فِي رَأْسِهِ قَالَ مَا وَجَدْتُ هَذَا قَطُّ فَلَمَّا وَلَّى قَالَ مَنْ أَحَبَّ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى رَجُلٍ مِنْ أَهْلِ النَّارِ فَلْيَنْظُرْ إِلَى هَذَا 
Një bediun hyri një dite tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ndërsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e pyeti: A të ka goditur Ummu mildemi ndonjëherë? Tha: E çka është Ummu mildemi? Tha:  Temperature ndërmjet mishit dhe lëkurës. Tha: Jo, kjo kurrë nuk me ka goditur.
A te ka goditur ky Suda' ndonjëherë- pyeti Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam? E çka është Sudai' u interesua beduini? Tha: Damari, i cli godet  njeriun (i dhemb) ne koke? Tha: Kurrë nuk me ka ndodhur diç e tille.
Kur u largua, Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Kush ka dëshirë qe te shikoj njeri prej banoreve te Xhehennemit le ta shikoje këtë". (Ahmedi)
Nevoja për këshilla nuk është sikurse nevoja për pasuri nga pasuria është sprove, hallalli i saj llogari, harami i saj ndëshkim, thotë Allahu:
“إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِنْدَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ
S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh”. (Tegabun, 15)
Pastaj, Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk kishte dro për ne varfërinë, jo, ai kishte për ne dro pasurinë e shumte. Me konkretisht ka thënë:
“ما الفقر أخشى عليكم، ولكن أخشى عليكم الدنيا
Nuk frikësohem se do te jeni te varfër por frikësohem se do te jepni pas dunjaje”.
Madje madje, furnizimi (rrizku) e kërkon njeriun ashtu siç e kërkon vdekja e tij.  Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“لو أن ابن آدم هرب من رزقه كما يهرب من الموت لأدركه رزقه كما يدركه الموت
Sikur njeriu te ikte nga rizku ashtu siç ik nga vdekja do ta zinte rizku ashtu siç e zë vdekja”.
Këshilla është profesion pejgamberësh, me të cilat ftuan njerëzit dhe i udhëzuan ne rrugën e drejte. Allahu me te hapi zemrat e mbyllura, veshët e shurdhër dhe sytë e verbër. Me këshillë hynë njerëzit ne fe grupe-grupe, me te u përhap Islami çdokund, fshat e qytet, dhe me te ngadhënjeu mbi te gjitha fete. Thotë Allahu:
" فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنْتَ مُذَكِّرٌ  لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُسَيْطِرٍ
E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues, 22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!". (Gashije, 21-22)
" ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira". (Nahl, 125)
Ka thënë Irbad b. Sarije:
" قَامَ فِينَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ذَاتَ يَوْمٍ فَوَعَظَنَا مَوْعِظَةً بَلِيغَةً وَجِلَتْ مِنْهَا الْقُلُوبُ وَذَرَفَتْ مِنْهَا الْعُيُونُ فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ وَعَظْتَنَا مَوْعِظَةَ مُوَدِّعٍ فَاعْهَدْ إِلَيْنَا بِعَهْدٍ فَقَالَ عَلَيْكُمْ بِتَقْوَى اللَّهِ وَالسَّمْعِ وَالطَّاعَةِ وَإِنْ عَبْدًا حَبَشِيًّا وَسَتَرَوْنَ مِنْ بَعْدِي اخْتِلَافًا شَدِيدًا فَعَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ الْمَهْدِيِّينَ عَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ وَإِيَّاكُمْ وَالْأُمُورَ الْمُحْدَثَاتِ فَإِنَّ كُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ
Një dite Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë të madhe saqë zemrat na u rrëqethen dhe sytë na lotuan. Iu tha: O i dërguari i Allahut! Na këshillove sikur te ndahesh prej nesh kështu që na lë diç si porosi! Tha: Mbahuni për devotshmërisë për Allahun, respektit dhe dëgjimit (nënshtrueshmërisë) ndaj prijësit tuaj,e dhe nëse është rob prej Habeshit. Pas meje (vdekjes sime) do te shihni ndryshime (përçarje) te mëdha kështu që mbahuni për sunnetit tim, sunnetit të hulefai'rr rrashidinëve të udhëzuar, kapuni për saj me dhëmballë. Largohuni nga gjerat e shpikura ngase çdo bidat (risi) është humbje". (Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani ne Silsiletu's sahiha, 2/ 648 thotë se hadithi është sahih)
Ibni Mes'udi transmeton:
" كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَتَخَوَّلُنَا بِالْمَوْعِظَةِ فِي الْأَيَّامِ مَخَافَةَ السَّآمَةِ عَلَيْنَا
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na vinte kohe pas kohe për këshilla nga droja qe te mos krijohej monotoni". (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu)
Këshilla është çelës i zemrave te besimtarëve, është nur i gjokseve te tyre, është mbrojtje e identitetit te tyre njerëzor, dhe vetëm ata përfitojnë prej saj e jo edhe te tjerët. Ajo jep fryte ne jetën e tyre dhe jo ne jetët e te tjerëve.
Allahu me këshillë bashkoi besimtaret pasi qe me pare ishin te përçare, i nderoi me te pasi qe me pare ishin te nënçmuar, i forcoi pasi qe me pare ishin te dobët, iu dhuroi fitore me te pas disfate se tyre. Me te u rrëqethen zemrat, me te u drejtuan, kuptuan dhe punuan. Prej këshillës lotuan sytë dhe shpëtuan nga zjarri i Xhehennemit, siç thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" عينان لا تمسهما النار: عين بكت من خشية الله، وعين باتت تحرس في سبيل الله
Dy sy nuk i djeg zjarri: Syrin, që qanë nga frika e Allahut dhe syrin, që buan duke bërë roje në rrugën e Allahut".
Muslimanët me këshilla u bën ummeti me i mire i njerëzimit ngase dobia e tyre prej këshillës është dobi, qe nuk ndalet vetëm ne mesin e tyre, jo, ajo kalon rrethin e ngushte dhe iu bën dobi dhe te tjerëve, dhe mu për këtë, besimtari ia donë vëllait atë qe donë për vete. Ata e bëjnë këtë duke ditur se kush fton për te mire e ka edhe shpërblimin e te ftuarit, duke mos iu cunguar këtij te fundit shpërblimi aspak. Thotë Allahu:
" وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ
Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi". (Dharijat, 55),
" فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتْ الذِّكْرَى  سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَى  وَيَتَجَنَّبُهَا الأَشْقَى
E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi. 10. Do të këshillohet ai që ka frikë, 11. E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq". (A'la, 9-11)
Në betejën e Bedrit, Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam iu tha shokëve:
" قوموا إلى جنة عرضها السماوات والأرض أعدت للمتقين 
Ngrihuni për ne Xhennetin, gjerësia e te cilit është sa qiejt dhe toka dhe qe është përgatitur enkas për te devotshmit". Umejri kur dëgjoi këtë këshille tha: بخ بخ Vërtet gjë e madhe kjo! Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha: Çka të shtyri te thuash: Beh! Beh! (Vërtet gjë e madhe kjo!) Tha: Dëshira qe te jem prej banoreve te tij (Xhennetit)! Tha: إنك من أهلها Ti je prej banoreve te tij. Umejri luftoi derisa edhe ra heroikisht si dëshmor-shehid.
Këshillat e Allahut janë te shumta. Ja Kur'ani është përplot me këshilla. Ja Sunneti është me dhjetëra mijëra këshilla. Me këto këshilla Allahu demanton arsyetimet e pabaza te atyre qe nuk e pranojnë te vërtetën ngase këto këshilla janë fakte dhe argumente te qarta, te cilat nuk i kuptojnë askush përveç dijetareve.
Allahu me këshillë kërkoi prej krijesave me te mëdha te Tij, tokës, kodrave dhe qiellit qe ta bartin këtë amanet por ato refuzuan dhe kërkuan falje tek Allahu, ndërsa këtë e mori sipër njeriu, i cili ishte injorant dhe i padrejte ndaj vetes, te cilin Allahu e ngarkoi me detyra dhe obligime fetare, dhe kush bën mire do ta gjej atë dhe kush bën keq do ta gjej atë([1]).
Allahu nuk mjaftoi vetëm me këshilla fetare, jo, Ai caktoi që neve te këshillohemi edhe nga fenomene ne natyre, prej te cilave njeriu i sheh disa dhe i shtohet besimi, disa i dëgjon, i kupton, vepron me to, i fton njerëzit ne to dhe i fton njerëzit nëpërmjet tyre (ne Islam), dhe disa i ndijon, i arrin nëpërmjet shqisave, ne mënyrë qe njeriu te punoje e te largohet nga dembelia-përtacia. 
Tërë këto fakte dhe argumente ne gjithësi janë qe njeriun ta mbajnë ne lidhje me Zotin e tij, qe ta adhuroje Atë sikur ta shihte, t'ia ketë friken kudo qe te jete, te keqen ta shlyeje me te mire qe te jete musliman i udhëzuar ashtu siç duhet, te gdhije dhe te ngryset duke qene shpirtërisht i larguar prej dunjase: ditën te agjërojë, natën te falet, dhe ta beje veprën mire ne dunja qe kur te dale para Allahut te ndihet mire.
Prej këshillave te gjithësisë, te cilën ne e shikojmë me sytë tanë, e dëgjojmë me veshët tanë dhe e ndijme me shqisat tona, si ditën si natën, si të rinjtë si pleqtë, si te shëndoshët si te sëmurët është këshilla e dimrit.
Dimri është njëra nga katër stinët e vitit, qe vie çdo vit. Katër stinët e viti përbëhen nga dy udhëtime te diellit gjate tere vitit: Udhëtimi i lëshimit te diellit nga mesi i qiellit deri ne horizont, qe përbën dy stine: vjeshtën dhe dimrin, dhe udhëtimi i ngritjes se diellit qe formon dy stinët: pranverën dhe verën.
Allahu dimrin e përmendi ne Kur'an njëherë, ne kaptinën Kurejsh, 2:
" رِحْلَةَ الشِّتَاءِ وَالصَّيْفِ
Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!".
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nxiti për shfrytëzimin  e stinës se dimrit e tha:
" الْغَنِيمَةُ الْبَارِدَةُ الصَّوْمُ فِي الشِّتَاءِ
Agjërimi ne Dimër është plaçke (begati) e freskët". ([2])
Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, iu thoshte njerëzve me rastin e ardhjes se stinës se dimrit:
" إن الشتاء قد حضر وهو عدو، فتأهبوا له أُهْبَتَه من الصوف والخفاف والجوارب، سريع دخوله، بعيد خروجه
Dimri veç erdhi dhe ai është armik andaj përgatituni për te me lesh (rroba), këpucë dhe çorape, ngase ai shpejt hyn e ngadalë del".
Aliu, Allahu qofte i kënaqur me te, iu thoshte muslimanëve:
" اتقوا الشتاء في أوله، وتعرضوا له في آخره، يفعل بالأجساد كما يفعل بالأشجار؛ أوله محرق، وآخره مورق
Keni frike nga dimri ne fillim dhe prezantohuni para tij në fund te tij, ngase ai me trupa vepron siç vepron me peme: ne fillim ua djeg (shkunde) fletët ndërsa ne fund ua sjell ato".
Ibni Mes'udi, Allahu qofte i kënaqur me te, thoshte:
" مرحبًا بالشتاء، تنزل فيه البركة، ويطول فيه الليل للقيام، ويَقْصُر فيه النهار للصيام
Mire se na vjen o dimër. Ne te zbret bereqeti, zgjatet nata për namaz dhe shkurtohet dita për agjërim".
Ubejd b. Umejri, Allahu qofte i kënaqur me te, thotë:
" يا أهل القرآن، طال ليلكم لقراءتكم فاقرؤوا، وقَـَصَر نهاركم لصيامكم فصوموا
O ithtarë te Kur'anit! Nata juaj për lexim është zgjatur andaj lexoni dhe dita juaj për agjërim është shkurtuar andaj agjëroni".
Dimri veçohet me dite te shkurtër, me nate te gjate, me mjegull, re, bore, me mot te ftohte, me vyshkje te pemëve, me toke te thate, me ngrirje te ujit, me peme te vyshkura he pa gjethe, me sëmundje te shumta dhe me pune te pakte e gjumë te shumte.
***
Muslimani duhet te marre mësim nga këshillat e dimrit, te cilat janë te shumta, si:
Ü     Përgjigje ndaj urdhrit te Allahut, nënshtrim Atij, dhe këtë duke pastruar zemrën, duke folur mire, duke punuar mire dhe duke qene i moralshëm. Ndoshta dikush pyet: Prej nga kjo këshillë? Them:
Derisa planetët me te mëdha: dielli, toka, dita, nata, pemët, kafshët, i nënshtrohen Allahut, duke mos qene fare te obliguara, ngase nuk kane te medituar sikurse njeriu, atëherë perse te mos i nënshtrohet njeriu, i cili është i obliguar.
Thotë Allahu:
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai". (Enfal, 24)
Ü     Islami është fe e lehtësisë dhe Allahu nuk obligon me çka nuk mundesh. Fenë nuk na e ka bere ne gjera qe nuk mundemi. Thotë Allahu:
" يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمْ الْيُسْرَ وَلا يُرِيدُ بِكُمْ
All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju". (Bekare, 185),
" فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut ". (Tegabun, 16),
" وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi". (Haxh, 78).
Nëse muslimanit i jepet mundësia e zgjedhjes ne mes dy gjerave, atëherë ai zgjedhe atë, qe është me e lehte. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" يسروا ولا تعسروا، وبشروا ولا تنفروا
Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos largoni njerëzit".
Këtë këshillë e përfitojmë nga lejimi i bashkimit te dy namazeve gjate ditës apo natës kur moti është shume i lig, pastaj lejimi për mbathjen e mesteve, etj.
Ü     Durimi dhe përballimi i te këqijave për adhurim dhe veprim ne rrugën e Allahut ngase durimi është dhurata me e madhe, është shkëlqim, është fitore dhe ngadhënjim ndaj nefsit, djallit dhe armiqve. Allahu me durim për adhurim-ibadetet shlyen mëkatet dhe ngrit gradat. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات؟! إسباغ الوضوء على المكاره، وكثرة الخطى إلى المساجد، وانتظار الصلاة بعد الصلاة، فذلكم الرباط
A t'iu tregoj për atë, me te cilën Allahu shlyen mëkatet dhe ngrit gradat? Marrja e abdesit mire ne kohe te vështira, hapat e shumte deri ne xhami dhe pritja e namazit (në xhami) derisa sa te vije namazi tjetër. Kjo është lidhja (e forte)".
Këtë këshillë e përfitojmë nga pjesa e hadithit: " إسباغ الوضوء على المكاره Marrja e abdesit mire ne kohe te vështira", e qe do te thotë: durimi ne kohe te ftohta dhe përballimi i mundimeve ne rrugë te Allahut.
Ü     Frika prej Allahut sepse Allahu bën çka te doje, mjafton të thotë për diç: Bëhu! e ajo behet. Atij i takon i tere pushteti, i qiejve dhe tokës. Frika është lloj adhurimi, qe nuk lejohet te jete për ndokënd tjetër përveç Allahut. Thotë Allahu:
" فَلا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِي إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar". (Ali Imran, 175) Ata qe ia kane friken Allahut për shpërblim kane dy xhennete dhe siguri te përhershme:
" وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ جَنَّتَانِ
E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete". (Rrahman, 46),
" وعزتي وجلالي، لا أجمع لعبدي بين خوفين ولا أمْنَيْن، من خافني في الدنيا أمّنته يوم القيامة، ومن أمنني في الدنيا أخفته يوم القيامة
Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Robit Tim as nuk ia bashkoje dy frika por as dy sigurime. Kush ma ka friken ne dunja, e siguroj ne ahiret e kush behet i sigurte prej Meje ne dunja (nuk me frikësohet Mua), do ta frikësoj ne Ahiret".
Këshilla e përfituar ne këtë pike është pikërisht nga retë e shumta, vetëtima, mjegulla, shiu, bora, era e madhe, te ftohtit e shumtë, gjera këto me te cilat Allahu shkatërroi popujt para nesh. Adin e shkatërroi me ere, Themudin me vetëtimë, Medjenin me zë (bërtitmë), popullin e faraonit me fundosje, Kurejshitët me ere, etj.
Ü     Dunja është e shkurtër, sikurse pushimi ne hijen e ndonjë peme, apo hyrja e njeriut ne shtëpinë me dy dyer, nga njëra hyn e nga tjetra del. Ajo ne raport me ahiretin është sikurse ai, qe fut gishtin ne det e pastaj e nxjerr. Nëse muslimani e di-mëson realitetin e saj, atëherë ai duhet te jete asket net e ngase dunjaja është begati kalimtare begati mashtruese, dhe tek Allahu nuk peshon as sa një krahë milingone, madje, ajo tek Allahu është me e pavlere sesa një ngordhësirë për njeriun…Thotë Allahu:
" فَلا تَغُرَّنَّكُمْ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ
pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues". (Llukman, 33),
" اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الأَمْوَالِ وَالأَوْلادِ
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve". (Hadid, 20)
Këtë këshillë e përfitojmë nga shkurtimi i ditës, thatësia apo mos përfitimi prej tokës, mbulimi i saj me bore, thatësia e pemëve dhe drunjtëve, e gjera tjera, te cilat na e përkujtojnë Ahiretin dhe përgatitjen për te. Ahireti është bote e përhershme, është vatër korrje e vjeljeje, është vatër shpërblimi, është bote, pas se cilës nuk ka me bote tjera, ajo është bote, për te cilën duhet shfrytëzuar dunjane, rininë, shëndetin, pasurinë, ne mënyrë qe mbjelljet tona te mos jene te kota, korrje-shirjet tona ne ahiret te jene te suksesshme dhe te begatshme. Thotë Allahu:
" وَمَنْ أَرَادَ الآخِرَةَ وَسَعَى لَهَا سَعْيَهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُوْلَئِكَ كَانَ سَعْيُهُمْ مَشْكُورًا
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).". (Isra, 19)
Pejgamberi, alejhi's salat ve's selam ka thënë:
" مَنْ كَانَتْ الْآخِرَةُ هَمَّهُ جَعَلَ اللَّهُ غِنَاهُ فِي قَلْبِهِ وَجَمَعَ لَهُ شَمْلَهُ وَأَتَتْهُ الدُّنْيَا وَهِيَ رَاغِمَةٌ وَمَنْ كَانَتْ الدُّنْيَا هَمَّهُ جَعَلَ اللَّهُ فَقْرَهُ بَيْنَ عَيْنَيْهِ وَفَرَّقَ عَلَيْهِ شَمْلَهُ وَلَمْ يَأْتِهِ مِنْ الدُّنْيَا إِلَّا مَا قُدِّرَ لَهُ
Kush brengoset për Ahiret, Allahu do t'ia mbush zemrën me pasuri dhe do t'ia ve ne kontrolle çështjet e tij ndërsa dynjaja do t'i vjen e nënshtruar. Kurse kush ka brenge dunjanë, Allahu varfërinë do t'ia beje para duarve, do t'ia komplikoje punët dhe nuk do t'i vjen prej dunjase përveç asaj, qe i është caktuar". ([3])
Këtë këshille e përfitojmë nga gjatësia e natës, e cila na e përkujton varrin, dhe nga te ftohtit e madh, i cili nga përkujton vështirësinë e Xhehennemit. Madje një lloj dënimi ne Xhehennem është i ftohte, qe quhet Zemherir dhe Gassak. Thotë Allahu:
" هَذَا فَلْيَذُوقُوهُ حَمِيمٌ وَغَسَّاقٌ
Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!". (Sad, 57)
Ka thënë Pejgamberi, alejhi's salat ve's selam:
" اشتكت النار قالت: يا رب، أكل بعضي بعضا فأذن الله لها بنفسين: نفس في الصيف وهو شدة الحر، ونفس في الشتاء وهو شدة البرد
Është ankuar Xhehennemi e ka thënë: O Zoti im! Pjesët e mija po e han njëra tjetrën. Allahu ia lejoi Xhehennemit dy frymëmarrje: Një në vere, kur bën vape shume e madhe dhe një ne dimër, kur bën shume ftohte". Pastaj nga te ftohtit shkaktohen sëmundje e epidemi, qe na e përkujtojnë vdekjen.
Ü     Këshillë tjetër është edhe përkujtimi i begative te dhëna njeriut, te cilat nuk llogariten, si ne toke, si ne det, si ne ajër, si ne shpirt-trup, fëmijë, pasuri.
Begatitë përkujtohen kur ne, për tu mbrojtur veshim rroba te trasha, hamë ushqime kundër ftohjes, pimë çaj te ngrohte, ngrohemi me dru, gaz, rryme, etj.
Ü     Garimi për ne vepra te mira duke shfrytëzuar ditët për agjërim, netët për falje, pasurinë për shpenzim, kohen për dhikr-përkujtim te Allahut, për lexim te Kur'anit dhe literaturës fetare e shkencore, da'we-predikim islam, etj.
Këtë e përfitojmë nga shkurtimi i ditës, te cilën njeriu mund ta agjërojë me lehte. Dhe meqë agjërimi ka shpërblim te madh, madje te pa llogariur, atëherë duhet shfrytëzuar dimri për këtë gjë.
Këtë këshille po ashtu e përfitojmë edhe nga gjatësia e natës, ku njeriu mund te pushoje mire e pastaj te ngritët dhe te falet kur te tjerët flenë, me çka hyn ne karvanin e njerëzve vepërmirë, njerëzve dijetare, njerëzve qe shpresohet te jene banore te Xhennetit. Kjo këshillë po ashtu përfitohet edhe nga varfëria e njerëzve dhe nevoja e tyre për ushqim, dru për ngrohje, rroba, kështu qe mund t'ua dhuroje ato ne emër te lëmoshës dhe t'i beje te lumtur. Allahu qofte i kënaqur me Muadhin, shokun e Pejgamberit, alejhi's salat ve's selam, i cili ne momentet e vdekjes qau e tha:
" أبكي على أربع: أيام الصيف الحارة كنت أصومها، وليالي الشتاء الباردة كنت أقومها، ومجالسة العلماء، ومصاحبة الصالحين
Po qaj për katër gjera: Për ditët e nxehta te verës, qe i agjëroja, për netët e ftohta te dimrit, qe falesha ne to, për ndejtjen me dijetare dhe shoqërimin me vepërmirë". 
 
Burimi: www.alminbar.net
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
 
 
 
 
[1] Aludim në ajetin:
" إِنَّا عَرَضْنَا الْأَمَانَةَ عَلَى السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَنْ يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا الْإِنْسَانُ إِنَّهُ كَانَ ظَلُوماً جَهُولاً
Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm". (Ahzab, 72)
 
[2] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne Silsiletu's sahiha, 4/554 thotë se hadithi me hadithe tjera te ngjashme është hasen, siç është edhe hadithi: الشتاء ربيع المؤمن ، طال ليله فقامه و قصر نهاره فصامه Dimri është pranvera e besimtarit: nata e tij zgjatet kështu qe besimtari falet ne te, ndërsa dita shkurtohet e besimtari e agjëron atë
[3] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne Sahih ve daifu suneni't tirmidhijj ka thënë se hadithi është sahih


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013