Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHPENZIMI NË RRUGËN E ALLAHUT

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, familjen, shokët dhe mbare neve, pasuesit e tij, gjer ne amshim!
Sikur çdo gjë tjetër, qe për mbarëvajtje ka nevoje për mjetet materiale, po kështu edhe feja, zhvillimi, praktikimi dhe zbatimi i saj, edhe pse nuk janë te lidhura dhe kushtëzuara me mjete materiale, megjithatë pa to nuk mund te funksionojnë lirshëm dhe efektshëm.
Vet fakti se nevoja e përhapjes, shtrirjes, predikimit e edhe mbrojtjes se fesë është e domosdoshme, dikton arsyen se perse duhet dhënë këto mjete. Këtë gjë muslimanët e pare e kishin kuptuar mire kështu qe atyre mjaftonte t'iu thuhej se një nisme, ushtri, apo diç tjetër është duke u bere për këtë apo atë, dhe ata, pa një pa dy, sillnin, ndoshta edhe qindarkën e fundit te tyre, siç do te shohim me poshtë inshaAllah!
Kjo kur Islami ishte ne formim e sipër dhe edhe kur morri status te fesë zyrtare te shtetit te posa krijuar islam, prape nevoja për dhënie vullnetare mbeti aktive. Nisur nga këtu, gjendja e rende ekonomike qe ka përfshirë tere popullin tone, çka ka shkaktuar ngecje te mëdha ne çdo fushe, e edhe ne atë fetare, me shtyri qe t'iu drejtohem muslimanëve shqiptare kudo qe janë me pak fjale për vlerën, rëndësinë dhe rolin e dhënies për fenë e Allahut, në të cilën është shpëtimi jone shpirtëror dhe fizik.
Feja nuk është para, nuk shitet me para sikurse qe nuk blihet me para, ajo nuk synon paranë, por ka nevoje për te, qe te jete me afër ithtarëve te saj, t'i përmbush me denjësisht kërkesat e tyre dhe çdo here te jete arme e forte morale për ta. Edhe pse këtu po flas si një personazh i gjalle, si njeri, megjithatë për qellim kam ata, qe janë vene ne shërbim te saj.
Feja mbetet fe edhe sikur njeriu te mos jepte asnjë qindarkë për te, ngase ajo është prej Allahut, porse frymimi i saj lirshëm ne një ambient dhe funksionimi i saj korrekt ne mesin tone, lyp edhe mjete apo financime, si p.sh. libra, revista, tubime, tribuna, etj.
Unë, një musliman modest, –inshaAllah-, këtë pune modeste ia përkushtoj vetëm Allahut, Zotit tim, duke e lutur qe bereqetin e saj ta beje te mundshëm për çdo lexues musliman!
 
 
Shpenzimi në rrugën e Allahut cilësi e të devotshmëve
 
Shpenzimi për hire të Allahut është prej veçorive me te cilat shquhen robërit e Tij te sinqerte, te cilët duhet te jene model dhe shembull jete për ne. Allahu për ensarët (medinasit), te cilët priten muhaxhirët  (mekkasit) me zemër dhe nder, thotë:
"وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (Hashr, 9)
Ata edhe pse e duan pasurinë, te cilën e kane fituar me mund dhe djerse, megjithatë për Allahun e japin pa hezitim, pa përtesë dhe me dashuri. Allahu ne lidhje me ta thotë:
"وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَى حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا (8) إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنْكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا (9) إِنَّا نَخَافُ مِنْ رَبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا
8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë". (Insan, 8-10)
" وَالَّذِينَ فِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ مَعْلُومٌ (24) لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ
24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar.
25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp". (Mearixh, 24-25)
" وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا
67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur". (Furkan, 67)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمْ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلُّهُ الْإِمَامُ الْعَادِلُ وَشَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ رَبِّهِ وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي الْمَسَاجِدِ وَرَجُلَانِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ اجْتَمَعَا عَلَيْهِ وَتَفَرَّقَا عَلَيْهِ وَرَجُلٌ طَلَبَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ فَقَالَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ وَرَجُلٌ تَصَدَّقَ أَخْفَى حَتَّى لَا تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا تُنْفِقُ يَمِينُهُ وَرَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ خَالِيًا فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ
Shtate grupe njerëzish, Allahu do t'i fus nen hijen e Arshit te Tij atë dite kur nuk do te ketë hije tjetër përveç hijes se tij: Prijësin e drejte, te riun, i cili është rritur ne adhurim për Zotin e vet, njeriun, zemra e te cilit është e lidhur me xhami, dy njerëz, te cilët janë dashur për Allahun; janë bashkuar dhe janë ndare për hire te Tij, njeriun, te cilin e fton ndonjë grua e bukur dhe me fame për pune amorale ndërsa ai thotë: Unë ia kam friken Allahut, njeriun, i cili jep lëmoshë fshehurazi aq sa dora e majte nuk e di se fare ka dhënë e djathta, dhe njeriun, i cili kur përkujton Allahun ne vetmi i mbushen sytë lot".
Transmeton Taberaniu se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i kishte shtate dinar tek Aisheja. Kur u sëmur për vdekje tha: Oj Aishe! Dërgoja ato Aliut! Pastaj i ra te fiket. Meqë Aisheja ishte e zënë me te nuk ia kishte dërguar kështu qe me te kthjellur nga alivanosja, Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, pyeti për dinarët se a janë dërguar për t'u shpërndarë apo jo. Por Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam prape alivanosej dhe sa here qe kthjellej pyeste se pari për këtë derisa Aisheja ia dërgoi disi Aliut për t'i shpërndarë si lëmoshë.
Bejhekiu përmend ne disa versione se ai kur ishte kthjellur kishte thënë: Çfarë mendon t'i thotë Muhammedi Zotit te vet kur ta takoje ndërsa këta dinarë janë ne shtëpinë e tij?!
Ebu Davudi, Tirmidhiu, Daremiu, Hakimi, Bejhekiu, Ebu Neimi dhe te tjerët nga Omeri se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na urdhëroi qe te japim sadaka. Meqë unë kisha pasuri thashë: Nëse ndonjë dite do te mund t'ia kaloje Ebu Bekrit ne vepra te mira do ta beje sot. Ia dërgova Pjegamberit, alejhi's salatu ve's selam gjysmën e pasurisë sime ndërsa ai me tha:
Çfarë iu ke lënë familjes sate?
Iu kam lënë diç.
Çfarë iu ke lënë insistoi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam.
Thashë: Iu kam lënë kaq sa kam sjelle këtu.
Erdhi Ebu Bekri me tere pasurinë e tij ndërsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha: O Ebu Bekir! Çfarë i ke lënë familjes?
Allahun dhe te dërguarin e Tij – iu përgjigj. Thashë (vazhdon Omeri): Kurrë nuk mund t'ia kaloje Ebu Bekrit ne asgjë.
 
 
 
Vlera e shpenzimit në rrugën e Allahut
 
Natyrisht se vlera e kësaj vepre nuk mund te peshohet lehte megjithatë ne, ne mënyre përmbledhëse, do te paraqesim disa nga te mirat e dhënies ne rrugën e Allahut:
 
–      Dhënia ne rrugën e Allahut është argument për besim. Muslimi transmeton nga Ebu Malik el Esh'ariu se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" الطُّهُورُ شَطْرُ الْإِيمَانِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ تَمْلَأُ الْمِيزَانَ وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ تَمْلَآَنِ أَوْ تَمْلَأُ مَا بَيْنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالصَّلَاةُ نُورٌ وَالصَّدَقَةُ بُرْهَانٌ وَالصَّبْرُ ضِيَاءٌ وَالْقُرْآنُ حُجَّةٌ لَكَ أَوْ عَلَيْكَ كُلُّ النَّاسِ يَغْدُو فَبَايِعٌ نَفْسَهُ فَمُعْتِقُهَا أَوْ مُوبِقُهَا
Pastërtia është gjysma e besimit, thënia Elhamdulilah mbush peshoren, thëniet Subhanallahi dhe Elhamdulil-lah mbushin çka ka në mes qiellit dhe tokës, namazi është drite, lëmosha është argument, durimi është shkëlqim ndërsa Kur'ani është ose pro ose kundër teje. Të gjithë njerëzit punojnë por ka qe e shesin veten dhe shpëtojnë apo shkatërrohen".
–      Allahu, subhanehu ve teala, iu premtoi kompensim atyre qe shpenzojnë ne rrugën e Tij. Thotë ne Kur'an:
" وما أنفقتم من شيء فهو يخلفه وهو خير الرازقين
e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë ".(Sebe' 39),
"وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَلِأَنْفُسِكُمْ وَمَا تُنْفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تُظْلَمُونَ
Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju". (Bekare, 272)
–      Allahu, subhanehu ve teala, përveç kësaj, shpenzuesve ne rrugën e Tij iu premtoi me shpenzim për ta shumëfish me shume. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,:
" من ذا الذي يقرض الله قرضاً حسناً فيضاعفه له أضعافاً كثيرة
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë?".(Bekare 245).
Transmetojnë Ahmedi, Begaviu dhe Hakimi nga Enesi se një njeri i kishte thënë Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam: Filani e ka një palme afër murit tim, pa te cilën muri im rrezohet andaj urdhëroje qe te ma jep ne mënyrë qe ta drejtoj murin tim. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha njeriu: "Jepja atë pallme me një, si kompensim, në Xhennet". Refuzoi t'ia jepte. Erdhi Ebu Dehdah dhe i tha: Ma shit hurmën tende ta jap kopshtin tim (në të cilin ka 600 trupa hurmash). Njeriu pranoi. Ebu Dehdah shkoi tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam dhe ia tregoi rastin e i tha: Jepja tani filanit. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha disa here: "كَمْ مِنْ عَذْقٍ رَاحَ لِأَبِي الدَّحْدَاحِ فِي الْجَنَّةِ Sa shume hurma te renda do te ketë Ebu Dehdaheja ne Xhennet".
Ebu Dehdah shkoi tek gruaja dhe i tha: Dil prej kopshtit ngase e kam shitur kopshtin për një hurme ne Xhennet. Gruaja tha: Vërtet fitim te madh paska sjellur shitja! ([1]) 
–      Për një te mire ke prej dhjete e me shume te mira. Thotë Allahu:
" مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish". (En'am, 160)
Shkoi një lypës tek prijësi i besimtarëve, Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me te t'i kërkonte diç. Aliu e dergoi Hasanin apo Husejnin tek Fatimeja dhe i tha: I kam lënë 6 dërhem tek ti andaj ma dërgo një!
Ajo ia tha: I ke lënë 6 dërhem për miell.
Aliu i tha t'ia dërgonte te gjashte dërhemët dhe tha: Besimi i njeriut nuk është  komplet përderisa te mos jete me i bindur për atë qe është tek Allahu se sa për atë qe e ka ne dore, kështu qe ne vend se t'ia jepte 1 dërhem dhe 5 t'i linte ne shtëpi, Aliu u mbështet ne Allahun dhe ia dha gjashte dërhemët lypësit.
–      Pas pak kohe erdhi një njeri me një deve për treg. Sa po e shet këtë deve –pyeti Aliu? 140 dërhem- iu përgjigj njeriu. Aliu i tha: Lidhe aty se pas pak do t'i japim paratë. Nuk vonoi shume e erdhi një njeri dhe tha: E kujt është kjo deve? E imja i tha Aliu. Sa është çmimi i saj? 200 dërhem. Njeriu e bleu dhe ia dha paratë Aliut menjëherë. Aliu i morri paratë, ia dha njeriut borxhin dhe shkoi ne shtëpi tek Fatimja e i tha: Ja ky është premtimi i Allahut nëpërmjet gjuhës se te dërguarit te Tij. " مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish". (En'am, 160) (Ne dhamë gjashte digjem por Allahu na i ktheu 60).
–      E dhëna për Allahun, qofte edhe e pakte por e sinqerte, i ngjan kallirit te grurit, i cili mbin nga një kokërr gruri e pastaj shtohet shume. Thotë Allahu:
"مَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنْبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنْبُلَةٍ مِئَةُ حَبَّةٍ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
 Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet". (Bekare, 261)
–      Dhënia ne te mire e ne vështirësi është prej shkaqeve, qe te fusin ne Xhennet. Allahu thotë:
" وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ (133) الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. 134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran, 133-134)
–      Lëmosha është prej veprave me te mira dhe me te dashura tek Allahu, subhanehu ve teala. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë:
"وإن أحب الأعمال إلى الله سرور تدخله على مؤمن ، تكشف عنه كرباً ، أو تقضي عنه ديناً ، أو تطرد عنه جوعاً
Dhe se vepra me e dashur tek Allahu,subhanehu ve teala, është gëzimin qe ia dhuron muslimanit, brengen, te cilën ia largon, ose borxhin te cilin ia paguan ose urine, te cilën ia largon".([2])
–      Shpërblimi i dhënies ne rrugën e Allahut është Xhenneti dhe vetëm Xhenneti.
"وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَى حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا (8) إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنْكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا (9) إِنَّا نَخَافُ مِنْ رَبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا (10) فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا (11) وَجَزَاهُمْ بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا (12) مُتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًا وَلَا زَمْهَرِيرًا (13) وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَالُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًا (14) وَيُطَافُ عَلَيْهِمْ بِآَنِيَةٍ مِنْ فِضَّةٍ وَأَكْوَابٍ كَانَتْ قَوَارِيرَ (15) قَوَارِيرَ مِنْ فِضَّةٍ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًا (16) وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنْجَبِيلًا (17) عَيْنًا فِيهَا تُسَمَّى سَلْسَبِيلًا (18) وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَنْثُورًا (19) وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًا وَمُلْكًا كَبِيرًا (20) عَالِيَهُمْ ثِيَابُ سُنْدُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ وَحُلُّوا أَسَاوِرَ مِنْ فِضَّةٍ وَسَقَاهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًا طَهُورًا (21) إِنَّ هَذَا كَانَ لَكُمْ جَزَاءً وَكَانَ سَعْيُكُمْ مَشْكُورًا
8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. 11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. 12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi. 13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. 14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër. 15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme. 16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). 17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike). 18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë). 19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur. 20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh. 21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër. 22. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm".(Insan, 8-22)
–      Lëmosha ngrit njeriun deri ne pozitat me te larta. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë:
"إنما الدنيا لأربعة نفر: عبد رزقه الله مالاً وعلماً فهو يتقي فيه ربه ، ويصل فيه رحمه ، ويعلم لله فيه حقاً فهذا بأفضل المنازل...
Dunjaja është vetëm për katër (lloj) njerëz(ish): (për) Njeriun, te cilin Allahu, subhanehu ve teala, e furnizoi me pasuri dhe dituri ndërsa ai ne këtë ia ka friken Allahut,Subhanehu ve teala, mban lidhjet familjare, ia njeh te drejtën Allahut,Subhanehu ve teala ne këtë (pasuri dhe dituri me shpenzim dhe mësim). Ky është në pozitën më të mirë…". ([3])
–      Sadakaja largon fatkeqësitë dhe belatë si dhe shpëton njeriun nga dertet dhe kohet e liga. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë:
" صنائع المعروف تقي مصارع السوء والآفات والهلكات ، وأهل المعروف في الدنيا هم أهل المعروف في الآخرة
Veprat e mira te ruajnë nga arenat e te këqijave, sëmundjeve (epidemive) dhe shkatërrimeve. Vepërmirët ne dunja janë vepërmirë ne Ahiret". ([4])
–      Shpërblimin e madh te dhënies e sqaron ky hadith, ne te cilin thotë Pejgamberi Alejhi selam:
"ما تصدق أحد بصدقة من طيب - ولا يقبل الله إلا الطيب - إلا أخذها الرحمن بيمينه وإن كان تمرة ، فتربو في كف الرحمن حتى تكون أعظم من الجبل...
Nuk ndodhe te jap lëmoshë ndokush nga diç e mire-sepse Allahu nuk pranon tjetër përveç se mirës- e te mos e merr Rrahmani (Allahu) ne dorën e djathte te Tij, madje qofte edhe një hurme, e te rritet ne dorën e Rrahmanit derisa te jete me e madhe sesa kodra…". (Muslimi)
–      Jep ngase Allahu te begaton pa llogari. Thotë Allahu:
"تُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَتُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَتُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَتُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَتَرْزُقُ مَنْ تَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ
27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!". (Ali Imran, 27),
"إِنَّ اللَّهَ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ
All-llahu atë që do pa masë e furnizon!". (Ali Imran, 37)
Nëse ke dëshirë ta dish se fare pasuria ka Allahu meditoje pak këtë hadith:
"لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ قَامُوا فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ فَسَأَلُونِي فَأَعْطَيْتُ كُلَّ إِنْسَانٍ مَسْأَلَتَهُ مَا نَقَصَ ذَلِكَ مِمَّا عِنْدِي إِلَّا كَمَا يَنْقُصُ الْمِخْيَطُ إِذَا أُدْخِلَ الْبَحْرَ
Sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët, te hipnin mbi një kodër te vetme dhe te me lutnin e Unë çdonjërit t'ia përmbush kërkesën e tij, kjo do nuk pakësonte pasurinë time përveçse si gjilpëra që pakëson ujin e detit kur te futet ne të". (Muslimi)
–      Dhënia shuan mëkatet, shlyen gabimet dhe veprat e këqija. Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam:
"والصدقة تطفئ الخطيئة كما يطفئ الماء النار
Sadakaja shuan mëkatin sikurse qe uji shuan zjarrin". (Tirmidhiu)
–      Meleket luten për pasurinë tende nëse ajo jepet për Allahun. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" مَا مِنْ يَوْمٍ يُصْبِحُ الْعِبَادُ فِيهِ إِلَّا مَلَكَانِ يَنْزِلَانِ فَيَقُولُ أَحَدُهُمَا اللَّهُمَّ أَعْطِ مُنْفِقًا خَلَفًا وَيَقُولُ الْآخَرُ اللَّهُمَّ أَعْطِ مُمْسِكًا تَلَفًا
Nuk ka dite, ne te cilën gdhijnë njerëzit e te mos zbresin dy meleke, qe njeri prej tyre thotë: O Allahu im! Kompensoja atij qe jep!, dhe tjetri: O Allahu im! Shkatërroja atij qe nuk jep!". (Buhariu)
–      Dhënia prej shkaqeve me te mëdha te bereqetit te pasurisë, shtimit te rizkut (furnizimit) dhe kompensimit nga Allahu, subhanehu ve teala, edhe me më te mire. Allahu, subhanehu ve teala, ne një hadith kudsijj thotë:
" يا ابن آدم أَنفقْ أُنفقْ عليك
O biri i Ademit! Shpenzo qe te shpenzoje për ty". (Muslimi)
–      Dhënia është mburoje prej ndëshkimit te Allahut, Subhanehu ve teala. Thotë Pejgamberi Alejhi selam:
" اتقوا النار ولو بشق تمرة
Frikësojuni zjarrit qofte edhe me një gjysme hurmeje". (Buhariu)
–      Zilia edhe pse është cilësi e përbuzur, urryer, megjithatë, kur te flasim për dhënie ne rrugën e Allahut, lejohet qe te kemi zili ata, qe bëjnë mire ndërsa ne nuk bëjmë. Ne hadith qëndron:
" لَا حَسَدَ إِلَّا فِي اثْنَتَيْنِ رَجُلٍ آتَاهُ اللَّهُ مَالًا فَسَلَّطَهُ عَلَى هَلَكَتِهِ فِي الْحَقِّ وَرَجُلٍ آتَاهُ اللَّهُ حِكْمَةً فَهُوَ يَقْضِي بِهَا وَيُعَلِّمُهَا
Nuk ka xhelozi përveçse ne dy gjera ose ndaj dy personave: Njeriut, qe Allahu ia ka dhënë pasuri ndërsa ai e shpenzon atë ne te vërtetën, dhe njeriut qe Allahu ia ka dhënë urtësi ndërsa ai vepron sipas saj dhe ua mëson atë njerëzve". (Buhariu)
–      Dhënia për Allahun i ngjan një kopshti frytdhënës. Thotë Allahu:
"وَمَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمُ ابْتِغَاءَ مَرْضَاةِ اللَّهِ وَتَثْبِيتًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ كَمَثَلِ جَنَّةٍ بِرَبْوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٌ فَآَتَتْ أُكُلَهَا ضِعْفَيْنِ فَإِنْ لَمْ يُصِبْهَا وَابِلٌ فَطَلٌّ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni". (Bekare, 265)
–      Ata, qe japin ne rrugën e Allahut kane shpërblim te madh si dhe ne ahiret janë te sigurte nga frika e tmerri i ditës se llogarisë. Thotë Allahu:
"الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ سِرًّا وَعَلَانِيَةً فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
274. Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim". (Bekare, 274)
–      Pasurinë tende edhe nëse dikush tjetër e shpenzon ti ke prape dobi prej saj ngase ti je fituesi ndërsa ata shpenzuesit, dhe qe te gjithë jeni te shpërblyerit Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" إِذَا أَنْفَقَتْ الْمَرْأَةُ مِنْ طَعَامِ بَيْتِهَا غَيْرَ مُفْسِدَةٍ كَانَ لَهَا أَجْرُهَا بِمَا أَنْفَقَتْ وَلِزَوْجِهَا أَجْرُهُ بِمَا كَسَبَ وَلِلْخَازِنِ مِثْلُ ذَلِكَ لَا يَنْقُصُ بَعْضُهُمْ أَجْرَ بَعْضٍ شَيْئًا
Nëse gruaja nga ushqimi i saj shpengon –jep- për Allahun, pa shkaktuar dëm, ajo për shpenzim, burri i saj për fitim dhe punëtori (shërbëtori) do te jene te shpërblyer, duke mos ia mangësuar njeri tjetrit aspak shpërblimin".  (Buhariu)
 
Jep para se të vijë dita kur pasuria nuk të bën dobi
 
Vlen të përmendet se pasuria e dhënë për Allahun duhet te jete ne këtë bote  vetëm për Të dhe vetëm ne pune te mbara, ndryshe sikur ta shpenzosh tere pasurinë e botes ne rruge te padobishme fetarisht, nuk do te bënte dobi. Thotë Allahu:
" إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِمْ مِلْءُ الأرْضِ ذَهَبًا وَلَوِ افْتَدَى بِهِ
91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë". (Ali Imran, 91)
" إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ أَنَّ لَهُمْ مَا فِي الأرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُ مَعَهُ لِيَفْتَدُوا بِهِ مِنْ عَذَابِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَا تُقُبِّلَ مِنْهُمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
36. Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm". (Maide, 36)
" فَالْيَوْمَ لا يُؤْخَذُ مِنْكُمْ فِدْيَةٌ وَلا مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا
15. E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan". (Hadid, 15)
" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خُلَّةٌ وَلَا شَفَاعَةٌ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ
254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë". (Bekare, 254)
"قُلْ لِعِبَادِيَ الَّذِينَ آَمَنُوا يُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خِلَالٌ
31. Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi". (Ibrahim, 31)
"يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ (88) إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ
88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. 89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë". (Shuara, 88-89)
"إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَنْ تُغْنِيَ عَنْهُمْ أَمْوَالُهُمْ وَلَا أَوْلَادُهُمْ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا وَأُولَئِكَ هُمْ وَقُودُ النَّارِ
Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit". (Ali Imran, 10)
" فَأَمَّا مَنْ أَعْطَى وَاتَّقَى (5) وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى (6) فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى (7) وَأَمَّا مَنْ بَخِلَ وَاسْتَغْنَى (8) وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَى (9) فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَى (10) وَمَا يُغْنِي عَنْهُ مَالُهُ إِذَا تَرَدَّى
5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
11. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket". (Lejl, 5-11)
 
Çka të japim për Allahun
 
Meqë pasuria e dhënë për Allahun e Madhëruar shumëfishohet, kthehet apo deponohet ne ahiret, nuk është e udhës qe njeriu te japë gjera te pavlera apo ato qe tashme nuk i ka ne përdorim kështu qe si humbja si dhënia e tyre për te është e njëjtë. Mu për këtë, Allahu ka thënë:
"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَنْفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَلَا تَيَمَّمُوا الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنْفِقُونَ وَلَسْتُمْ بِآَخِذِيهِ إِلَّا أَنْ تُغْمِضُوا فِيهِ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar". (Bekare, 267)
Mirësia nuk mund te arrihet për pa e dhuruar për Allahun te mirën. Thotë Allahu:
" لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. اkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92)
Imam Ahmedi transmeton nga Enesi se:
" كان أبو طلحة أكثر أنصاري  بالمدينة مالا وكانَ أحبَّ أمواله إليه بيْرَحاءُ -وكانت مُسْتقْبلة المسجد، وكان النبي صلى الله عليه وسلم يدخلها ويشرب من ماء فيها طيّب-قال أنس: فلما نزلت: { لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ } قال أبو طلحة: يا رسول الله، إن الله يقول: { لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ } وإن أحبَّ أموالي إلَيَّ بيْرَحاءُ وإنها صدقة لله أرجو بِرَّها وذُخْرَها عند الله تعالى، فَضَعْها يا رسول الله حيث أراك الله [تعالى] فقال النبي صلى الله عليه وسلم: "بَخٍ، ذَاكَ مَالٌ رَابِحٌ، ذَاكَ مَالٌ رَابِح، وَقَدْ سَمِعْتُ، وَأَنَا أرَى أنْ تجْعَلَهَا فِي الأقْرَبِينَ". فقال أبو طلحة: أفْعَلُ يا رسول الله. فَقَسَمها أبو طلحة في أقاربه وبني عمه
Ebu Talhaja ishte më i pasuri i medinasëve. Pasuria me e dashur tek ai ishte Bejreha-ja, kopsht, i cili ishte përballë xhamisë. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam hynte ne te dhe pinte ujë prej tij, i cili ishte i mire. Kur zbriti ajeti:
" لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92),
Ebu Talhaja tha: O i dërguari i Allahut! Allahu po thotë: "Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj ", ndërsa pasuria me e dashur tek un është Bejrehaja. Ai qofte lëmoshë për hire te Allahut, shpresoj ne mirësinë e tij dhe deponimin e se mirës se tij tek Allahu! Bë çka te duash me te o i dërguari i Allahut. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Bukur! Ky është fitim i madh, ky është fitim i madh! Unë te dëgjova dhe mendoj se është mire t'ua ndash te afërmeve tu. Ebu Talhaja tha: Do ta bej këtë o i dërguari i Allahut! Ebu Talhaja ua ndau te afërmeve dhe kushërirëve të tij".
Allahu na ka treguar se kjo pasuri qe e kemi është prej Tij kështu qe dhënia e saj nuk është diç e dhunshme për njeriun. Thotë Allahu:
"وَآَتُوهُمْ مِنْ مَالِ اللَّهِ الَّذِي آَتَاكُمْ
dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve". (Nur, 33)
Besimtari nuk duhet ta vonoje dhënien për Allahun deri ne momentet kur sheh se i është afruar vdekja. Ebu Hurejre transmeton se një njeri kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam dhe i kishte thënë:
"أَيُّ الصَّدَقَةِ أَعْظَمُ أَجْرًا قَالَ أَنْ تَصَدَّقَ وَأَنْتَ صَحِيحٌ شَحِيحٌ تَخْشَى الْفَقْرَ وَتَأْمُلُ الْغِنَى وَلَا تُمْهِلُ حَتَّى إِذَا بَلَغَتْ الْحُلْقُومَ قُلْتَ لِفُلَانٍ كَذَا وَلِفُلَانٍ كَذَا وَقَدْ كَانَ لِفُلَانٍ
Cila lëmoshë ka më së shumti shpërblim?
Tha: Te japësh lëmoshë kur ti je i shëndoshë fizikisht dhe koprrac (te dhimbset pasuria), ke dro varfërinë dhe shpreson ne pasuri.
Mos e le dhënien derisa shpirti te arrij ne fyt e pastaj te thuash: Kaq për filanin e kaq për filanin, ndërsa kjo ka qene e caktuar për filanin (qe t'i jepet)". (Buhariu)
Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxheh transmetojnë se Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ne Hajber kishte zënë një toke, qe i pëlqente shume. Shkoi tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam dhe i tha: Kam zënë një toke, qe nuk me ka rene te kam patur pasuri me te shtrenjte se te andaj çka te bej? Tha: Nëse do ruaje pronësinë e saj ndërsa token lëshoje ne shfrytëzim për te tjerët si lëmoshë. Omeri ua dha si lëmoshë fukarave, të afërmve, robërve, udhëtarëve, mysafirit, por me kusht qe te mos shitet, te mos dhurohet, te mos lihet trashëgimi. Nuk ka diç te keqe nëse dikush e merr atë për te ngrënë prej saj apo për ta ushqyer ndonjë shok a mik, por pa qëllime komerciale.
Omeri i kishte shkruar Ebu Musa el Esh'ariut qe t'ia shiste një robëreshë te zënë ne mesin e robërve te Xhelulae-se, vend afër Horasanit. Kur i erdhi robëresha e thirri dhe i tha: Ka thënë Allahu:
" لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. اkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92) Andaj shko se ti je e lire për Allahun.
Edhe i biri i Omerit, Abdullahu (Ibni Omeri), veproi kështu. Një dite përkujtoi këtë ajet dhe tha: Përkujtova çfarë me ka dhënë Allahu kështu qe nuk gjeta diç me te vlefshme për mua se sa një robëreshë romake. Thashë: Kjo është e lire për hire te Allahut dhe, sikur unë t'i kthehesha ndonjë gjej qe e kam bere për Allahun sigurisht se do t'i kthehesha kësaj gruaje dhe do te martohesha me te, për shkak te bukurisë dhe vlerës se saj tek Ibni Omeri, por meqë kjo është liruar për Allahun, qëllimi dhe vepra ime dua te jenë vetëm për Të. Me këtë robëreshë u martua Nafiu, shërbëtori i Ibni Omerit, e cila ia lindi djalin.
 
Si të japim për Allahun?
 
Besimtarit te sinqerte i është lejuar qe për Allahun te jap edhe haptas, për te nxitur te tjerët, por edhe fshehtas, madje kjo është edhe me  e mire. Thotë Allahu:
" إِنْ تُبْدُوا الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِيَ وَإِنْ تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَاءَ فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ وَيُكَفِّرُ عَنْكُمْ مِنْ سَيِّئَاتِكُمْ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja". (Bekare, 271)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمْ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلُّهُ الْإِمَامُ الْعَادِلُ وَشَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ رَبِّهِ وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي الْمَسَاجِدِ وَرَجُلَانِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ اجْتَمَعَا عَلَيْهِ وَتَفَرَّقَا عَلَيْهِ وَرَجُلٌ طَلَبَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ فَقَالَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ وَرَجُلٌ تَصَدَّقَ أَخْفَى حَتَّى لَا تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا تُنْفِقُ يَمِينُهُ وَرَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ خَالِيًا فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ
Shtate grupe njerëzish, Allahu do t'i fus nen hijen e Arshit te Tij atë dite kur nuk do te ketë hije tjetër përveç hijes se tij: Prijësin e drejte, te riun, i cili është rritur ne adhurim për Zotin e vet, njeriun, zemra e te cilit është e lidhur me xhami, dy njerëz, te cilët janë dashur për Allahun; janë bashkuar dhe janë ndare për hire te Tij, njeriun, te cilin e fton ndonjë grua e bukur dhe me fame për pune amorale ndërsa ai thotë: Unë ia kam friken Allahut, njeriun, i cili jep lëmoshë fshehurazi aq sa dora e majte nuk e di se fare ka dhënë e djathta, dhe njeriun, i cili kur përkujton Allahun ne vetmi i mbushen sytë lot".
Besimtarit nuk i lejohet qe te jap e t'ua përmend njerëzve atë. Le te përkujton atë qe ia ka dhënë Allahu atij. Thotë Allahu:
"الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ثُمَّ لَا يُتْبِعُونَ مَا أَنْفَقُوا مَنًّا وَلَا أَذًى لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (262) قَوْلٌ مَعْرُوفٌ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌ مِنْ صَدَقَةٍ يَتْبَعُهَا أَذًى وَاللَّهُ غَنِيٌّ حَلِيمٌ (263) يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لَا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِكُمْ بِالْمَنِّ وَالْأَذَى كَالَّذِي يُنْفِقُ مَالَهُ رِئَاءَ النَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآَخِرِ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ صَفْوَانٍ عَلَيْهِ تُرَابٌ فَأَصَابَهُ وَابِلٌ فَتَرَكَهُ صَلْدًا لَا يَقْدِرُونَ عَلَى شَيْءٍ مِمَّا كَسَبُوا وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar". (Bekare, 262-264)
Nëse jep diç për Allahun mos ke frike djallin, i cili te ngacmon ne mendje se do te varfërohesh, do te mbesësh pa para, do te humb pasuria, etj. Thotë Allahu:
" الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُمْ بِالْفَحْشَاءِ وَاللَّهُ يَعِدُكُمْ مَغْفِرَةً مِنْهُ وَفَضْلًا وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm". (Bekare, 268)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" ثَلَاثَةٌ أُقْسِمُ عَلَيْهِنَّ وَأُحَدِّثُكُمْ حَدِيثًا فَاحْفَظُوهُ قَالَ مَا نَقَصَ مَالُ عَبْدٍ مِنْ صَدَقَةٍ وَلَا ظُلِمَ عَبْدٌ مَظْلَمَةً فَصَبَرَ عَلَيْهَا إِلَّا زَادَهُ اللَّهُ عِزًّا وَلَا فَتَحَ عَبْدٌ بَابَ مَسْأَلَةٍ إِلَّا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ بَابَ فَقْرٍ
Iu betohem për tri gjera dhe ua them një hadith andaj mbajeni mend:
Pasuria e njeriut nuk pakësohet nga lëmosha,
Nuk ndodhe te mos ia rrisë Allahu njeriut krenarinë kur atij i behet padrejtësi ndërsa ai bën durim, dhe
Dhe nuk ndodhe ndonjë njeri ta hap derën e lypjes e Allahu te mos ia hap derën e varfërisë". ([5])
Dhe nisur nga këto qe thamë, besimtarit i ndalohet dhënia e se keqes, e sidomos ëmës se te këqijave, kamatës, për te cilën thotë Allahu:
"الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا فَمَنْ جَاءَهُ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّهِ فَانْتَهَى فَلَهُ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُ إِلَى اللَّهِ وَمَنْ عَادَ فَأُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (275) يَمْحَقُ اللَّهُ الرِّبَا وَيُرْبِي الصَّدَقَاتِ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ
275. Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. 276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar". (Bekare, 275-276)
 
Muslimani jep edhe kur vet ka nevojë
 
Allahu kështu ka përshkruar besimtaret e parë në Kur'am:
"وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (Hashr,  9)
" وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ (133) الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. 134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran, 133-134)
Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam ia kishte sjellur një grua një pallto jemenase dhe i kishte thënë:
O i dërguari i Allahut! Ta kam sjellur këtë që ta veshësh.
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte nevoje për te kështu qe e morri dhe e veshi.
Një shok i tij ia pa dhe i tha:
O i dërguari i Allahut! Sa veshje te bukur paske! A nuk do te ma japësh? 
Tha: Po.
Disa shokë te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam e qortuan duke i thënë:
Nuk bere mire kur i the ngase edhe kishte nevoje për te. Tha: Për Zotin nuk me ka shtyre t'ia kërkoja asgjë tjetër përveçse unë shpresoja bereqetin e veshjes se saj meqë atë e kishte veshur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam dhe ndoshta kjo rrobe me behet qefin.
 
Përgatiti: Sedat Gani Islami
 
 
[1] Tregimi ka sened te vërtet dhe qe te gjitha tregimet e përmendura ne këtë punim janë te marrura prej librit: Hajatues sahabeh te Jusuf Kendehlavit, vëll:2, f:270 e tutje
[2] Bejhekiu. Shejh Albani ka thënë se hadith është i mire -hasen
[3] Tirmidhiu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është shih-autentik
[4] Hakimi ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si sahih
[5] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si autentik tek Ibni Maxheja, 4228


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013