Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MOS MERR PËR TË VOGËL ASNJË MËKAT!

 
 
     Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij, më pas:
    Transmetojnë Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thënë: "Ju po i bëni disa gjera, që në sytë tuaj janë më të imta se sa fija e flokut ndërsa ne në kohën e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mëkate shkatërruese".
     Ky hadith na përshkruan qarte gjendjen e kohës sonë, ku mëkati i vogël nuk llogaritet fare për mëkat, madje, një shumicë e madhe e njerëzve nuk interesohen fare për mëkatet dhe gabimet te cilat i bëjnë përditë.
     Fatkeqësisht, shef disa njerëz te injorojnë disa mëkate edhe pse ato si të tilla janë prej mëkateve te mëdha, madje, i kryejnë ato mëkate duke mos ndier fare se ata janë duke bere mëkate dhe as qe i mundon ndërgjegjja ndërsa për keqardhje për bërjen e atij mëkati as që iu bie ndërmend, kurse keqardhja është prej kushteve te pendimit, siç thotë Muhammedi, alejhi selam: "Keqardhja është pendim". (Sahihul Xhamii)
     Kjo tradite e shëmtuar njeriut ia humb shansin e pendimit dhe kërkimit falje, qe siç thotë Pejgamberi, alejhi selam është shume e shanse e mire. Në një hadith të vërtetë thotë: "Meleku, i cili shënon veprat e këqija e ngrit lapsin e tij gjashte ore nga njeriu gabimtar; nëse ndien keqardhje për mëkat dhe kërkon falje për mëkat, atëherë ai e hedh lapsin (dhe nuk e shkruan mëkatin), në të kundërtën, i shkruhet një mëkat". (Sahihul Xhamii)
     Mu për këtë të nderuar vëllezër dhe të nderuara motra, ne, pasi qe te bëjmë mëkat, duhet qe te mos e zhytim kokën tonë ne dhe sikurse struci (shpend), por në vend te kësaj, duhet ta pranojmë mëkatin dhe te ndiejmë keqardhje (pishmanllëk) për të.
    Le ta dije çdokush se marrja e mëkatit për te vogël njeriu nuk i sjell njeriut dobi dhe as qe ia lehtëson barrën, përkundrazi, ia shton atë ngase ai ka marre si të parëndësishme ndalesat e Allahut te Madhërishëm si dhe ka shkelur ato.
    Rruga e vërtet për faljen e tyre është keqardhja dhe pendimi, ne mënyrë qe muslimani te përfitojë nga gjerësia e mëshirës se Allahut te Madhëruar, madje pasimi i kësaj rruge, atij ia garanton shpëtimin prej dënimit te Allahut Fuqiplote.
    E lusim Allahun me emrat e Tij te bukur dhe me cilësitë e Tij te përkryera qe ta pranoj pendimin tone dhe të na sjell dobi ne të gjithë muslimanëve nga këto fjale modeste, te na bashkoj ne Xhennetin e Tij si dhe të na fusë në Xhennet pa llogari!!!

Shkroi: Ahmed El Aradi
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
Burimi: www.twbh.com
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013