Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DËSHMITARËT

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut ndërsa përshëndetjet janë për Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Dëshmitarët, temë, e cila nuk ka te beje me dëshmitarët ne gjyqet tona, porse ka te beje me dëshmitarët, te cilët do te dëshmojnë kundër nesh para Allahut, Gjykatësit te gjykatësve, atë dite kur përveç veprës se mire asgjë tjetër nuk do te beje dobi.
Para se te përmendim se kush janë ata dëshmitarë kalimthi do te përmendim disa gjera përkitazi me mëkatet dhe rreziqet e tyre, ne mënyrë qe këta dëshmitarë te jene për e jo kundër nesh.
- Mëkatet janë shkak i trazirave dhe skandaleve ne toke. Allahu i Madhëruar ne Kur'an thotë:
41. Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)". (err Rrum, 41)
- Mëkatet janë shkak i tërheqjes se ndëshkimit te Allahut. Thotë Allahu:
10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme)". (el Hakkah, 10)(1)
- Mëkatet janë shkak i neglizhencës ndaj pendimit dhe mu për këtë ndëshkimi i Allahut neglizhentët i zë befas. Thotë Allahu:
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar ". (Merjem, 39)
"31. Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin". (En'am, 31)
Vëllezër dhe motra!
Mos bëni mëkate duke menduar se ato nuk janë te mëdha dhe nuk iu sjellin dem ngase nga mëkatet e vogla bëhen te mëdha sikurse nga gurët e vegjël behet kodra. Thotë Allahu:
15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe". (en Nur, 15)
Transmetojnë Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thënë:
Ju po i bëni disa gjera, që në sytë tuaj janë më të imta se sa fija e flokut ndërsa ne në kohën e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mëkate shkatërruese".
Dijeni se Allahu nuk është i padrejte ndaj robërve te Tij; Ai ua dëshiron te mirën te gjithëve; te bardhëve e te zinjve, arabeve e shqiptarëve, lindoreve e perëndimorëve. E mira është prej Tij, madje për një te mire shpërblen shumëfish, ndërsa e keqja është prej nesh, dhe Ai, me drejtësinë e Vet, për një te keqe te llogarit me një te keqe. Thotë Allahu:
?farëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti". (en Nisa, 79)(2)
Madje jo vetëm kaq, vëlla i nderuar, mëso se sikur ne kurrë te mos bënim mëkate e pastaj te kërkonim tek Allahu qe te shpërbleheshim vetëm për punën tone, nuk do te arrinim te hynim ne Xhennet kurrë, madje as Pejgamberi, alejhi's selam. Kur kishte lajmëruar Muhammedi, alejhi's selam për këtë parim, disa e pyeten: As ti o i dërguari i Allahut? Tha: As unë, përveç nëse Allahu me mbulon me mëshirën e Tij!
Andaj te punojmë e te shpresojmë ne mëshirën e Allahut ngase ajo vjen duke falënderuar Allahun dhe duke ia patur friken Atij. Thotë Allahu:
7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!". (Ibrahim, 7)
156. Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona". (el A'raf, 156)
Dëshmitarët
Allahu me urtësinë e Tij ka caktuar qe te kemi dëshmitarë pro apo kundër nesër kur te dalim para Tij për te dhënë llogari. Prej këtyre dëshmitarëve janë:
1. Allahu i Madhëruar. Dëshmitari i pare, te Cilit nuk do te mund t'i fshehësh asgjë është Allahu i Madhëruar, madje as atë qe e ndien ne vete e qe melaiket nuk e regjistrojnë ne regjistrat e tyre. Thotë Allahu:
All-llahu është dëshmues mbi çdo send". (en Nisa, 33)
Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
"Njeriu i pare qe do te gjykohet ne Ahiret është njeriu, i cili ka rënë dëshmor (shehid). Ai sillet (ne shesh) dhe i prezantohen dhuntitë ndërsa ai i njeh ato. I thotë: ?farë ke bere me to? Thotë: Kam luftuar për Ty derisa edhe rashë dëshmor! Thotë: Gënjeve, sepse ti luftove qe te flitej për ty se ishte guximtar, dhe ashtu u tha. Pastaj, urdhëron dhe ai zvarre per fytyre tërhiqet derisa hidhet ne zjarr. 
Dhe (sillet me pas) njeriu, i cili ka mësuar dituri dhe e ka shpërndarë atë si dhe ka lexuar Kur'anin. Sillet edhe ky dhe i prezantohen dhuntitë, te cilat i njeh (pranon). ?farë bere me to- e pyet (Allahu)?  Mësova dhe i mësova te tjerët për Ty sikurse qe edhe Kur'anin e lexova për hire Tëndin. Gënjeve- ia kthen (Allahu). Ti mësove dituri qe të të thuhej dijetar, e lexove Kur'anin qe të të thuhej lexues, dhe ashtu u tha. Urdhëron dhe ai zvarre për fytyre tërhiqet derisa hidhet ne zjarr.
Dhe (sillet) njeriu, te cilit Allahu ia zgjeroi (furnizimin) dhe i dha nga pasuri nga te gjitha llojet. Erdhi ai dhe ia prezantoi përpara begatitë ndërsa ai i pranoi. Tha (Allahu): ?farë bere me to? Tha: Nuk kam lënë rruge, në të cilën Ti ke dëshirë te shpenzohet e te mos kam shpenzuar për Ty. Gënjeve - i thotë (Allahu). Ti e bere këtë qe te thuhej se ishte bujar, dhe ashtu u tha. Pastaj urdhëron dhe ai tërhiqet zvarre për fytyre derisa hidhet ne zjarrë". (Muslimi)
Pra këta njerëz, edhe pse kane bere vepra, qe ne regjistër te melaikeve kane figuruar si te mira, megjithatë tek Allahu nuk janë te tilla ngase Ai e di qëllimin e tyre. Përkitazi me këtë thotë Allahu:
19. Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra". (Gafir, 19)
23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra. 24. Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë ". (Llukman, 23-24)
Nëse je ne rrugën e drejte dhe përgënjeshtrohesh nga njerëzit mos u dëshpëro ngase Ai, qe dëshmon për ty është Allahu. Ja kështu Allahu e kishte forcuar shpirtërisht Muhammedin, alejhi's selam kur pabesimtarët e refuzonin:
Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë". (en Nisa, 79)
166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues". (en Nisa, 166)
Nëse ke bere mire apo keq, dije se vepra jote nuk i fshihet Allahut aspak. Po bere mire, qofte edhe sa grimca e atomit, do ta gjesh. Po kështu edhe për te keq. Thotë Allahu nëpërmjet gjuhës se Llukmanit te urte:
16. O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar". (Llukman, 16)
?elësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh)". (el En'am, 59)
61. Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt". (Junus, 61)
Nëse ke vendosur te falesh falu vetëm për Zotin ngase vepra jote i prezantohet Atij. Mos shko ne xhami për të të pare njerëzit por shko për Allahun, ose falu kudo qe te jesh ngase Allahu te sheh  kudo qe ti të ndodhesh. Thotë Allahu:
217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin. 218. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë. 219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen". (esh Shuara, 217-219)
Ajo që dëshmon se Allahu është dëshmitar eshte edhe hadithi në vijim?
Ebu Musa el Esh'ariu ka thënë: Në Ditën e Kijametit besimtari thirret për llogari dhe Allahu, pa prezence te askujt, ia shfaq vepra e tij. Njeriu pranon mëkatet dhe thotë: Po o Zot, kështu kam bere, kështu kam bere, kështu kam bere. Allahu ia fale mëkatet dhe ia mbulon ato dhe i thotë: Asnjë krijese nuk do t'i sheh mëkatet tua. Pastaj ia shfaq vepra e tij te mira dhe ai, njeriu, dëshiron qe tere krijesat t'i shohin ato (3).
2. Muhammedi, alejhi's selam. Dëshmitari i dyte para Allahut do te jete Muhammedi, alejhi's selam. Këtë e ka vërtetuar Kur'ani ne shume vende, si:
Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve…". (el Haxh-xh, 78)
143. Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush". (el Bekare, 143)
41. Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?". (en Nisa, 41)
Abdullah b. Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thënë: Ma lexo Kur'anin! Thashë: O i dërguari I Allahut! Ta lexoj unë Kur'anin ty ndërsa ai te është shpallur ty?! Tha: Po. Ia lexova kaptinën en Nisa derisa arrita tek ajeti (i lartpërmendur) e ai me tha: Mjaft tani! Kur u ktheva pashe dy sytë e tij duke lotuar.
Vëlla puno qe sikur Muhammedi, alejhi's selam te kishte qene gjalle do te kishte qene i kënaqur me ty. Ibni Mes'udi kishte takuar një tabiin te devotshëm, Rebi' b. Huthejmin, pasues te Sunnetit te Muhammedit, alejhi's selam dhe i kishte thënë: Vallahi o biri i Huthejmes, sikur të të kishte pare Muhammedi, alejhi's selam do te donte!
Po, do ta donte Muhammedi, alejhi's selam ngase ai pasonte traditën, porosite dhe këshillat e tij, kështu qe jo vetëm ai, por edhe ti vëlla, nëse pason ne mënyrë dinjitoze Muhammedin, alejhi's selam do te jesh prej atyre qe ai i do. A nuk ke dëgjuar se ai ka thënë:
"Tërë ummeti im hyjnë ne Xhennet përveç atyre qe refuzojnë.
E kush refuzon?!- e pyeten me habi shokët.
Tha: Kush me respekton mua hyn ne Xhennet e kush me kundërshton ai ka refuzuar te hyje ne Xhennet".
3. Isai, alejhi's selam dëshmitar kundër atyre qe glorifikuan atë. Thotë Allahu:
159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre". (en Nisa, 159)
Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti ka thënë: Isai, alejhi's selam do te jete dëshmitar për veprat e tyre, sa ishte prezent ne mesin e tyre dhe pas zbritjes ne toke. Sipas Ibni Kethirit, edhe ata qe e kane komentuar ajetin se asnjë ithtarë i librit nuk do te vdes pa besuar ne Isain apo Muhammedin, alejhima's selam, kane te drejte ngase ne momentet e dhënies shpirt, vdekjes, njeriut i zbulohet e vërteta dhe ai beson por vone sepse besimi me nuk pranohet. Thotë Allahu:
18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër". (en Nisa, 18)
84. E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin". 85. Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët". (Gafir, 84-85)
Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë:
Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im, ka gjasa qe ne mesin tuaj te zbresë Isai, i biri Merjemes, gjykues i drejte; e thyen kryqin, e mbyt derrin dhe e vë xhizjen. Pasuria shtohet saqë nuk e pranon askush (lëmoshën dhe nuk do te ketë vlere) saqë edhe një sexhde e vetme për Allahun do te jete me e mire se sa tërë dunjaja dhe çka ka ne te"(4).
Ebu Hurejre pasi qe e përmendi këtë hadith tha: Nëse dëshironi (te bindeni për këtë atëherë) lexoni nga Kur'ani:
159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre". (en Nisa, 159)
116. Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!" 117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!". (el Maide, 116-117)
4. Melaiket. Thotë Allahu:
17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. 18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm". (Kaf, 17-18)
10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. 12. Ata e dinë se çka punoni". (el Infitar, 10-12)
Hasan el Basriu kur kishte lexuar ajetet e kaptinës Kaf, qe i përmendëm pak me pare, kishte thënë:
O njeri! Fletushka e veprave tua është hapur, dy melekë te ndershëm janë kujdestare te saj, njeri ne të djathte e tjetri ne të majte. Ai ne të djathte shkruan veprat e mira ndërsa ky ne të majte ato te këqijat. Be çka te duash, shto apo pakëso, derisa kur te vjen vdekja te mbyllet fletushka e te varet ne fyt me vete ne varre qe ta gjesh te hapur:
Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
Pasha Allahun! Ai (Allahu) qe te beri gjykues te vetes sate është i drejte!(5)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thene:
Allahu ka melaike qe shëtisin ne bote dhe m'i përcjellin selamet e ummetit tim". (6)
Madje melaiket edhe dëshmojnë për njerëzit nëpërmjet gjuhëve te tyre. Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Po o Ebu Bekir! Allahu ka melaike qe nëpërmjet gjuhës se njerëzve e thonë te mirën dhe te keqen për njerëzit". (Silsiletu's sahihah, 4/268)
Hadithi është pjese e nje hadithi te gjate, te transmetuar si autentik nga Hakimi, te aprovuar edhe nga Dhehebiu dhe Albani, nga Enesi, i cili thotë:
Ishim duke ndejtur me Pejgamberin, alejhi's selam ndërsa një xhenaze kaloi.
E kujt është kjo xhenaze?-pyeti.
Thamë: E filanit, e ka dashur Allahun dhe te dërguarin e Tij, ka vepruar ne respekt te Zotit dhe ka qene aktiv ne këtë.
Pejgamberi, alejhi's selam tha: U aprovua! U aprovua! U aprovua!
Pastaj kaloi një xhenaze tjetër e thane: Kjo është xhenazja e filanit, e ka rryer Allahun dhe te dërguarin e Tij, ka bere mëkate dhe ka qene aktiv me këto.
Ai prape tha: U aprovua! U aprovua! U aprovua!
Pejgamberi, alejhi's selam u pyet: Ne Xhenazen e pare, qe u lëvdua dhe ne tjetrën qe u përmend për te keq, the: U aprovua! U aprovua! U aprovua! Pejgamberi, alejhi's selam tha: (pjesa e lartshënuar e hadithit)".
Bezzari transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Allahu ka melaike, qe i njohin njerëzit, apo -mendoj se ka thënë- i njohin veprat e njerëzve; kur te shikojnë njeriun qe bën vepra te mira e përmendin ne mes vete dhe e emërtojnë, thonë: Filani sonte shpëtoi! Ngadhënjeu sonte filani! Ndërsa kur ta shohin njeriun qe bën mëkate, e përmendin atë ne mes vete dhe e emërtojnë, thonë: Filani u shkatërrua sonte!".
5. Kur'ani. Thotë Muhammedi, alejhi's selam:
Kur'ani ose është për ose kundër teje". (Muslimi)
Nëse e ke lexuar dhe ke vepruar sipas tij, ai është pro teje ndërsa nëse e ke kundërshtuar, ai do te jete kundër teje.
6. Libri i veprave. Thotë Allahu:
13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur, 14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes". (el Isra, 13-14)
7. Toka. Thotë Allahu:
1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, 2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), 3. Dhe njeriu të thotë: "C'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" 4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,". (el Zelzele, 1-4)
Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se:
Toka do te nxjerr gjerat pjesët e mushkërive te saj (gjerat qe i ka brenda ngase shprehja është vetëm alegorike) sikurse te jene shtylla ari apo argjendi. Vjen i vrari e thotë: Këtu jam vrare, vjen ai qe shkëput lidhjet me familje e thotë: Këtu i kam shkëputur lidhjet me familjen, vjen vjedhësi e thotë: këtu me është prere dora…".
Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's selam kur kishte lexuar ajetin:
Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda)"
…kishte thënë: A e dini se çfarë janë lajmet e saj? Thane njerëzit: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine me se miri! Tha:
Lajmet e saj janë te tregoje për çdo mashkull dhe femër atë qe ka bere ne sipërfaqe te saj. Thotë: Ka bere kështu e kështu, ne këtë e këtë dite. Këto janë lajmet e saj.
8. Të gjithë njerëzit. Kjo është vërtetuar ne hadithin e vërtetë te Muhammedit, alejhi's selam ku përmendet kalimi i një xhenazeje ndërsa shokët e tij e lavdëronin ndërsa ai iu thoshte se kështu u caktua. Kur kaloi xhenazja tjetër, për te cilën nuk folën mire, ai prape iu tha se ashtu u caktua. Ata e pyeten për urtësinë e thënies se këtyre fjalëve ndërsa ai iu përgjigj:
Ju për atë dëshmuat mire kështu qe u miratua Xhenneti për te ndërsa për këtë folët keq kështu qe u miratua Xhehennemi për te. Ju jeni dëshmitarët e Allahut ne toke". (Buhariu)
9. Gjymtyrët e trupit. Thotë Allahu:
21. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni". 22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit. 23. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit. 24. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshirojnë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë". (Fussilet, 21-24)
Ibni Ebi Hatimi përmend Rafi'un, babain e Hasanit, të këtë përshkruar një pabesimtar, ateist, qe Allahu i jep shenjte gjuhës se tij dhe ajo rritet saqë ai nuk mund te flas me e pastaj iu thotë pjesëve te trupit te tij: Flisni dhe dëshmoni kundër tij! Dëshmon kundër tij dëgjimi, shikimi, lëkura, organi seksual, duart dhe këmbët: Kemi bere, vepruar dhe punuar këtë. (7)
***
65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan". (Jasin, 65)
Muslimi transmeton nga Enes b. Maliku se:
Ishim tek Pejgamberi, alejhi's selam dhe ai qeshi saqë edhe dhëmballët iu duken. A e dini se perse qesha?- pyeti
Thamë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine me se miri.
Tha: Qesha nga diskutimi njeriut me Zotin e vet ne Ditën e Kiametit. Thotë: O Zoti im! A nuk me ke shpëtuar prej dhunës?! Po-ia kthen.Thotë: Sot nuk pranoj dëshmitar përveçse prej vetes sime.
Mjafton sot dëshmitar prej vetes sate dhe prej melaikeve -ia kthen Allahu. I lidhet goja dhe iu thuhet gjymtyrëve te tij: Dëshmoni! Ato dëshmojnë për veprat e tij. Pastaj i mundësohet te folurit e ai iu thotë gjymtyrëve: Larguar dhe vetmuar! Po unë per ju diskutoja (arsyetohesha)".
Në një hadith tjetër, te vërtetuar ne Silsletu's sahihah nga Shejh Albani, (6/479), qëndron:
Në Ditën e Kiametit ju do te thirreni me goje te mbyllura. Gjeja e pare qe do te pyetet (dëshmojë) për ju është kofsha e këmbës dhe krahu (supe-ja)".
Imam Ahmedi (4/151) transmeton edhe me më shume detaje nga Ukbe b. Amiri, qe ka dëgjuar Muhammedin, alejhi's selam përkitazi me këtë:
Ashti i pare qe do te flet ditën kur njeriut i mbyllet goja është kofsha e këmbës se majte".
Imam Muslimi ne një hadithi te gjate transmeton se:
Pastaj e takon te tretin dhe edhe atij i thotë kështu (Kush je ti?). Ai i thotë: O Zot! Unë kam besuar ne Ty, librin tënd, te dërguarit Tu, jam falur, kam agjëruar dhe kam dhënë lëmoshe për Ty. Flet mire sa te mundet. Thotë: Ndal këtu, tash do te sjellim dëshmitarët tanë kundër teje. Mendon ne vete kush mund te dëshmojë kundër meje. I mbyllet goja dhe i thuhet kofshës, mishit dhe eshtrave te tij: Dëshmoni ndërsa ato dëshmojnë për veprën e tij. Ai beri kështu qe ta arsyetonte veten, ai është hipokrit, ai është prej atyre, qe Allahu është i hidhëruar ne ta".
Ebu Musa el Esh'ariu ka thënë:
Në Ditën e Kijametit besimtari thirret për llogari dhe Allahu, pa prezence te askujt, ia shfaq vepra e tij. Njeriu pranon mëkatet dhe thotë: Po o Zot, kështu kam bere, kështu kam bere, kështu kam bere. Allahu ia fale mëkatet dhe ia mbulon ato dhe i thotë: Asnjë krijese nuk do t'i sheh mëkatet tua. Pastaj ia shfaq vepra e tij te mira dhe ai, njeriu, dëshiron qe tere krijesat t'i shohin ato.
Pastaj thirret pabesimtari dhe hipokriti për llogari dhe iu dalin përpara vepra e bëra. Mohojnë t'i kenë bere ato dhe thonë, duke akuzuar melaiket,: O Zot, pasha Krenarinë Tende, kane shkruar atë qe nuk e kemi bere. Meleku i thotë: A nuk e ke bere këtë ne këtë dite. Ai betohet ne krenarinë e Allahut duke mohuar atë. Allahu ia mbyll gojën, dhe mendoj- supozon Ebu Musai, se gjeja e pare qe flet është kofsha e tij. Pastaj lexoi ajetin:
65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan". (Jasin, 65) (8)
Ibni Ebi Hatimi transmeton nga Xhabir b. Abdil-lahu se kur emigrantet muslimanë u kthyen nga Etiopia, Pejgamberi, alejhi's selam iu kishte thënë: A nuk po na rrëfeni për ndonjë gjë te çuditshme, qe iu ka lënë mbresa, qe keni pare ne Etiopi? Një djalosh tha: Po, gjithsesi o i dërguari i Allahut. Derisa ne ishim duke ndenjur kaloi pranë nesh një murgeshe, e cila barte ujë mbi koke. Një djalë e shtyu nga pas, e rrezoi ne gjunjë dhe ia theu ene, qe bartte me te ujë. U ngrit ne këmbë, u drejtua kah ai dhe i tha:
O tradhtar! Nesër kur Allahu ta ve kursinë, t'i bashkoje te paret dhe te fundit, kur do te flasin duart dhe këmbët për atë, qe kane bere, atë dite do ta dish punën time dhe tënden!
Pejgamberi, alejhi's selam tha:
Të vërtetën e ka thënë! Te vërteten e ka thënë! Si do ta shenjtëroje Allahu një popull kur te drejtën e te dobëtit nuk e marrin nga i forti?! (9)
Pas këtyre fjalëve modeste, vëlla i nderuar kthehemi prape dhe pyesim veten tonë:
Dëshmitarët a do të jenë kundër nesh?
A do të kemi mundësi ta gënjejmë Allahun se kemi bere vepra te mira?
A do te mund të shpëtojmë nga zjarri i Xhehennemit nëse nuk bëjmë mire?
Përgjigjen nuk do tua japim, mjafton qe ua kemi dhënë rekomandimet dhe udhëzimet e nevojshme për to pak më larte.
Allahu na beftë prej atyre, qe kane dëshmitarët pro vetes e jo kundër tyre!
Allahu na beftë prej atyre që kane fletushkat përplot vepra të mira e kur te dalin para Zotit dalin te gëzuar e të sigurt!
Allahu na beftë të vdesim si muslimanë dhe na bashkoftë me të mirët!



--------------------
(1) "40. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë". (el Ankebut, 40)
?farëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (esh Shura, 30)
16. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? 17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. 18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët. 19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan". (el Murselate, 16-19)
59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta". (el Kehf, 59)
112. All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës". (en Nahl, 112)
(2) " 160. Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë". (el En'am, 160)
… e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve". (Fussilet, 46)
40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh". (en Nisa, 40)
182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve". (Ali Imran, 182)
Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe…". (en Nisa, 123)
Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat". (et Tur, 16)
(3)  Hadithin e ka permendur Imam Taberiu ne tefsirin e tij
(4) Udhëheqës, i drejte: Pris i drejte. Domethënia është se ai zbret udhëheqës me ligjin e Muhammedit, Alejhi selam, sepse ligji (sheriati) i Muhammedit, Alejhi selam është i përhershëm dhe nuk anulohet gjer ne kiamet, madje vet Isau, Alejhi selam, siç pame, do te jete udhëheqës prej udhëheqësve te këtij Ummeti.
E thyen kryqin, e mbyt derrin,: E shpartallon dhe anulon njëherë e përgjithmonë fenë e krishtere, duke thyer kryqin dhe demantuar pretendimet e rrejshme te krishtere, ne baze të të cilave edhe e madhëronin Isaun, Alejhi selam.
E vë xhizjen (haraçin):
Ka thënë Imam Neveiu :
E vërteta rreth domethënies se këtij hadithi është se ai nuk e pranon xhizjen, dhe nuk pranon prej pabesimtareve vetëm se Islamin (nëse bëhen muslimane). Ata qe nuk pranojnë Islamin por pranojnë xhizjen ai nuk hjek dore prej tyre, por nuk i le te qete derisa ta pranojnë Islamin; ose Islam ose vdekje!
Kështu ka thënë Imam Ebu Sulejman El Hitabi dhe shume te tjerë.
Shton pasurinë: Shkak i shtimit te pasurisë është zbritja e bereqeteve, ardhja e njëpasnjëshme e te mirave dhe tere kjo si rezultat i drejtësisë. Atëbotë toka do t'i ve ne shesh thesaret e saja dhe dëshira për mbledhjen apo tubimin e pasurisë do te pakësohet sepse njerëzit e dine se Kiameti është tepër afër.
(5) Në një hadith mursel nga Muxhahidi përmendet se Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë: "Nderoni melaiket e ndershme, qe nuk ndahen prej jush kurrë përveç ne dy raste: Ne rast te papastërtisë pas marrëdhënieve seksuale (xhunubllakut) dhe në WC, kështu qe kur te pastrohet ndokush prej jush le te fshehët pas murit, devesë apo le te mbuloje vëllai i tij".
(6) Transmeton Nesaiu ndërsa hadithi, siç ka potencuar Shejh Albani, është sahih. Shih: Silsiletu's sahihah, 6/842
(7) Tefsiri i Ibni Kethirit
(8) Hadithin e ka përmendur Imam Taberiu ne tefsirin e tij
(9) Hadithin e ka përmendur Ibni Kethiri ne tefsirin e tij ndërsa ne nuk e kemi gjetur shkallen e tij ne librat e Shejh Albanit, dhe çdo hadith, me përjashtim te atyre, qe dihen qe janë te vërteta, e qe ne nuk ua kemi shënuar burimin me qellim, te gjitha te tjerat janë hulumtuar ne librat e Albanit por nuk janë gjetur rangjet e tyre
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013