Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
EKSKURSIONET DHE MBRËMJET E MATURAVE

Të gjitha falënderimet qofshin për Zotin e qiejve dhe tokës ndërsa përshëndetjet me te sinqerta qofshin mbi krijesën me te zgjedhur, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij gjer ne amshim!
Vëllezër muslimanë!
Prej dukurive negative që kanë zënë vend në shoqërinë tonë janë edhe mbrëmjet e maturave, shëtitjet dhe ekskursionet me nxënës te shkollave te cikleve te ndryshme. Them negative për arsye se nga këto festime ka mbetur vetëm emri i tyre derisa esenca, qëllimi dhe synimet prej tyre tërësisht janë ndërruar, devijuar dhe shtrembëruar; shëtitjet bëhen për qëllime komerciale, për dëfrim shtazarak, duke ua hapur rrugën atyre qe kane zemrat e sëmura te shfrytëzojnë nxënëset e tyre apo duke iu dhënë vet nxënësve rastin te bëjnë marrëzira e shkelje nderi.
Si rezultat i zhveshjes se këtyre manifestimeve, udhëtimeve dhe shëtitjeve nga qëllimi arsimor, edukativ dhe moral, jo rralle ndodhe qe nxënëset pas kthimit ta humbin virgjinitetin e tyre, te kacafyten e rrahën, te mbyten ne lumenj, e gjera te tjera, qe tregojnë qarte joseriozietetin e këtyre manifestimeve me forma te këtilla.
Për çka merret udhëtim dhe kush vizitohet?
Tek ne muslimanët edhe udhëtimet janë fetare, bëhen për qëllime te pastra fetare dhe me moral e edukate fetare. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
Nuk merret udhëtim përveçse për tek tri xhami: Qabenë, xhaminë time dhe xhaminë Aksa".
Përse?
Një namaz ne xhaminë time është më i mirë se sa 1000 namaze ne vende tjera, përveç ne Qabe ngase namazi aty është me i mire se 100.000 namaze ne xhami tjera".
Udhëtimet, shëtitjet, vizitat, piknikët, etj, tek ne kane karakter moral, ato bëhen për te arritur shpërblimin e Allahut te Madhëruar. Nëse shkon për te vizituar një vëlla, ke shpërblim nga Allahu, siç transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi alejhi's selam ka thënë:
"Një njeri e vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar ia cakton një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: "Ku po do?" Tha: "Te një vëlla imi në këtë fshat". Tha: "A mos ke ti tek ai ndonjë leverdi e donë ta fitosh atë prej tij?" Tha: "Jo, përpos që unë atë e dua për All-llahun!" (Engjëlli) Tha: "Unë jam i dër­guar nga All-llahu te ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri". (Muslimi)
Udhëtimet me qellim mësimi janë me se te dashura tek Allahu dhe shpërblimi për to është Xhenneti, siç thotë Pejgamberi alejhi's selam:
"Kush merr rruge për ta kërkuar diturinë, Allahu ia lehtëson dhe  e vë ne rruge te Xhennetit".
Udhëtimet bëhen për te siguruar kafshatën e gojës, idaren e familjes dhe për te ruajtur nderin dhe dinjitetin qe kemi prej muslimani. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse dikush prej jush merr litarin, mbledh dru dhe i vë mbi shpinën e tij e pastaj i shet ato qe të blejë buke dhe të jap lëmoshë, është me mire për te se sa te shkoje tek ndonjë njeri, qe Allahu i ka dhënë pasuri e te kërkojë; i jep apo nuk i jep gjë". (Transmetim unanim)
Udhëtimet dhe shëtitjet bëhen për te pare fundin e mëkatarëve, zullumqareve dhe te padrejtëve ne toke, se si Allahu i shkatërroi, si Allahu i beri te mbeten ne harrese. Thotë Allahu e fjala e Tij është me e vërteta:
36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?". (en Nahl, 36)
98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?". (Merjem, 98)
Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar. 26. Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin. 27. Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë)". (el Ahkaf, 25-27)
Se duhet te marrim mësim nga këto ngjarje na mësojnë edhe ajete kur'anore:
A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)? 45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve". (Ibrahim, 44-45)
100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar. 101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë ". (Hud, 100-101)
Pejgamberi, alejhi's selam kur kalonte pranë vendbanimit te ndonjë populli qe Allahu e kishte shkatërruar ecte shpejt ngase kishte frike Allahun dhe fuqinë madhështore te Tij. Bindej edhe me për mundësinë e Allahut për te shkatërruar ata, qe bëjnë mëkate, trazira dhe dhune ne toke.
Pas kësaj qe pame shkurtimisht për udhëtimet ne Islam, me thuani se cilin prej karaktereve te lartshënuara e përmbajnë shëtitjet e shkollave tona?! A nuk pajtoheni se ato kane qëllime te ulta, dhe thënë me mire:
qëllime komerciale
shfrytëzim te nxënëseve
Para se te kalojmë ne piken vijuese, me lejoni qe drejtpërdrejte t'iu drejtohem me një ajet kur'anor ideologëve dhe projektuesve te këtyre shëtitjeve dhe piknikëve:
19. Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini". (en Nur, 19)
Rreziku i tubimit meshkuj e femra
Vallëzim, alkool, dehje, lakuriqësi, këngë, valle, harrim te Allahut, harrim te vdekjes, çuarje dashuri (zina), ...Po te gjitha këto bëhen me fëmijët, vëllezërit, djemtë, vajzat dhe motrat tona.
Meqë fëmijët janë dhurata me e çmuar për prindin, ai patjetër duhet te përkujdeset për ta ngase rënia e moralit te tyre është dem për te, familjen e tij, shoqërinë dhe ardhmërinë e vendit. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
Le te mos vetmohet asnjë burrë me asnjë grua ngase i treti i tyre është djalli, dhe ke e gëzon e mira e tij dhe e shqetëson e keqja-mëkati i tij, ai është besimtar". (1)
Rreziku i kësaj:
Bërja mëkat Allahut deri ne orët e para te mëngjesit, madje edhe ne kohen kur Allahu zbret ne qiellin e kësaj toke dhe thotë: A ka ndokush qe kërkon falje e t'ia fali mëkatet!
Sprovimi me sëmundje, si SIDA, ngase sa here qe ne një popull përhapet amoraliteti Allahu i sprovon me një sëmundje, -siç thotë Muhammedi, alejhi's selam-, qe te paret e atij populli nuk e kane njohur.
Shtimi i fëmijëve te paligjshëm, dhe ndoshta ky është sekreti i shifrës trishtuese te fëmijëve te paligjshëm ne Evrope, te cilët përbejnë 1/3 e fëmijëve te lindur.
Përpjekjet e ndryshme te pabesimtarëve për ta shuar Islamin
Te nderuar muslimanë!
Përpjekjet e pabesimtarëve për shukjen e dritës islame janë po si përpjekjet e djallit; nëse nuk mundet ne tërësi të të shkatërrojë te paktën mundohet te bej diç, dhe ata, nëse nuk munden ta shuajnë këtë, e qe nuk do t'ia arrijnë qëllimit kurrë, mundohen te paktën ta dobësojnë personalitetin e muslimanit, ta bëjnë te padobishëm për shoqërinë dhe vendin, dhe atë duke shfrytëzuar ardhmërinë tone, rininë. Ata organizojnë piknikë te përbashkët, meshkuj e femra, organizojnë koncerte, ku përveç iblisit te mallkuar moderatorë janë edhe djajtë e botes njerëzore, organizojnë kampe te përbashkëta dhe shëtitje ne natyre, duke patur vetëm një qellim: Shkatërrimin e konstruktit moral te kësaj rinie. Meqë vet janë shkatërruar, kane pësuar moralisht, ata mundohen qe edhe neve te na shkatërrojnë.
Shembull adekuat për këtë ke sot përhapjen e këngëve, klipeve, filmave, revistave e gazetave, qe pa asnjë turp emitojnë, publikojnë pornografi. Për Zotin do mahnitesh kur sheh ne Kosove gazeta qe për tu shitur dhe tërhequr masën e popullit pa fije turpi mbushin faqet e tyre me foto te femrave lakuriqe.
Ata mundohen t'i përhapin ne mesin tone këto ngase shoqëritë e tyre tashme janë bere klientë te rregullte dhe pacient me terapi kronike te ideve te tyre famëkeqe. Sa për ilustrim, revista el Mustakbel el Islamijj, nr. 97, shtator 1999, f. 6, përmend se ne Amerike, vetëm gjate një viti shpenzohen 400 miliardë $ për droge dhe lende tjera narkotike. Marihuanën e kane provuar rreth 75% e popullsisë mbi moshën 12 vjeçare.
Ta bëjmë se bashku një analogji. Buxheti i konsoliduar i Kosovës ka diku 700 milionë euro dhe po të mos ishin vjedhjet e pushtetarëve sigurisht se do t'ia dilnim mbanë. Tash krahasoni, 400 miliardë po ti pjesëtonim me 700 milionë do te na dilte afërsisht buxheti i 570 vendeve te ngjashme me Kosovën. Paramendoni sikur me këto para te ushqeheshin te varfrit, qe për çdo dite vdesin nga uria ne vendet afrikane, a nuk do te ishte me mire?! Por nëse një gjë e tille nuk ndodhe, dhe nuk po ndodhe, mos u mahnitni ngase një popull me 75% klient te drogës nuk ka si te ndieje dhimbje shpirtërore për te varfrit. Pra këta njerëz janë:
Degjenerues në rrobat e reformatorëve
Thotë Allahu:
204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. 205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin)". (el Bekare, 204-205)
22. A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre". (Muhammed, 22-23)
Po t'ia thuash: Ndalni! Këto nuk janë gjera te mira, te thonë se ne jemi reformatore. Ja se çka thotë Allahu i madhëruar:
11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!" 12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë". (el Bekare, 11-12)
103. Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?" 104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë". (el Kehf, 103-104)
Injoranca e muslimanëve
Shkak i këtyre dukurive negative, qe përhapen ne shoqërinë tone është edhe mos mësimi i fesë, largimi nga edukata dhe morali fetar, si dhe importimi i ideve dhe teorive (lexo: dukurive) te huaja pa shikuar përmbajtjen dhe rezultatet e tyre. Mu për këtë Taberaniu transmeton se:
Një dite Pejgamberi, alejhi's selam mbajti fjalim dhe lëvdoi disa grupe te muslimanëve e pastaj tha: ?farë është puna me disa njerëz, qe nuk ua mësojnë fenë, nuk i mësojnë fqinjët e tyre, nuk i këshillojnë, nuk i urdhërojnë për te mire dhe nuk i ndalojnë nga e keqja? ?farë kane disa njerëz qe nuk mësojnë fenë, nuk dhe këshillohen prej fqinjëve te tyre? Pasha Allahun ose do t'i mësojnë fqinjët e tyre, do tua mësojnë fenë dhe do t'i këshillojnë, dhe ose (pala e dyte) do te mësojnë, do ta mësojnë fenë dhe do te këshillohen ose do tua përshpejtoje dënimin.
Muslimanë te nderuar! A e dini se Allahu ua ka obliguar përkujdesjen për familjen edhe ne aspektin moral? A e dini se ne rast se anashkaloni këtë gjë do te jeni prej njerëzve me te urryer tek Allahu?! A e dini se Allahu ua pëlqen xhelozinë për nderin e familjes suaj?! Shikoni argumentet ne vijim dhe binduni për këtë: Thotë Allahu:
6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar". (et Tahrim, 6)
Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
Ju te gjithë jeni barinj dhe secili prej jush do te jap përgjegjësi për kopenë e vet".
Sa'di, një shok i Muhammedit, alejhi's selam, një here tha se sikur ta kisha pare ndonjë burrë me gruan time do ta godisja me shpate pa ndier aspak mëshire. Pejgamberi, alejhi's selam tha:
A çuditeni nga xhelozia  e Sa'dit?! Unë jam më xheloz se sa ai ndërsa Allahu është më xheloz se sa unë". (Buhariu)
Perse edhe Allahu është xheloz? Përgjigjën e gjejmë ne hadithet e Muhammedit, alejhi's selam:
Nuk ka kush që është më xheloz se sa Allahu. Për këtë Ai ndaloi te këqijat dhe te irituarat". (Buhariu)
O Ummeti i Muhammedit!  Askush nuk është më xheloz se sa Allahu kur sheh robin apo ummetin e Vet duke bere prostitucion. O Ummeti i Muhammedit! Sikur të dinit atë qe di une do të qeshnit pak e do të qanit shume". (Buhariu)
Mu për këtë i nderuar musliman, mos harro se atë qe bën ose e bën për vete ose kundër vetes. Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Të gjithë njerëzit punojnë; ka qe e shpëtojnë veten por ka edhe qe e shkatërrojnë". (Muslimi)
Në Ditën e Kiametit Allahu nuk do t'i shikoje tre pale njerëzish: Atë qe nuk respekton prindërit, gruan, qe burrë-zohet dhe dejjuthin, atë, qe pajton me dukuritë e këqija ne familje. Ndërsa tri pale tjera nuk do te hyjnë ne Xhennet: ai qe kundërshton prindërit, konsumuesi i alkoolit dhe ai, qe kur jep ua përmend njerëzve". (2)
Imam Ahmedi transmeton edhe një version tjetër:
Tri pale njerëzve Allahu ua ka ndaluar hyrjen në Xhennet: Konsumuesit të alkoolit, kundërshtarit të prindërve dhe dejjuthit, i cili pajton me te keqen në shtëpi".
Ne një transmetim te Bezzarit përmendet rezultati i mos shikimit te Allahut ne këtë kategori njerëzish, e qe është: hyrja ne Xhehennem. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
Tri pale njerëz nuk i shikon Allahu ne Ditën e Kiametit: Atë qe nuk respekton prindërit, konsumuesin e rakisë dhe atë qe jep e ua përmend njerëzve, ndërsa tri pale njerëz nuk hyjnë ne Xhennet: Ai qe kundërshton prindërit, dejjuthi dhe gruaja qe iu ngjanë burrave". (3)
Urdhëroni për te mire dhe ndaloni nga e keqja!
Nuk mund te kaloj tutje pa tërhequr vërejtjen për rrezikun e paralizimit dhe shuarjes se rolit te këtij organi shume te rëndësishëm në fe. Thotë Allahu:
78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar". (el Maide, 78-79)
25. Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë". (el Enfal, 25)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja ose Allahu do t'ua dërgojë një ndëshkim prej Tij, që pastaj e lutni por nuk iu përgjigjët".
Fenë duhet pranuar në tërësi
Feja ka ardhur komplet dhe po te mos ishin te rrezikshme këto vizita sigurisht se ajo do t'i lejonte. Thotë Allahu:
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe". (el Maide, 3)
Meqë kjo nuk është pjese e fesë sonë atëherë rreziku i saj për fenë tone është i madh. Thotë Allahu duke na përkujtuar se si duhet respektuar fenë dhe cili është rreziku i anashkalimit te saj:
13. Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. 14. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë". (en Nisa, 13-14)
65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht". (en Nisa, 65)
...prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët". (en Nur, 63)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Tërë ummeti im do të hyjnë në Xhennet përveç atyre që refuzojnë.
E kush refuzon o i dërguari i Allahut?-pyeten njerëzit.
Kush me respekton mua hyn ne Xhennet e kush me kundërshton ai veç ka refuzuar te hyjë në Xhennet". (Buhariu)
Prindër bëhuni të fortë!
Nëse e tere familja, te afërmit, lagjja iu bëjnë presion qe te mos ndaloni fëmijët tuaj nga këto mbrëmje dhe shëtitje famëkeqe ku pëson morali, humb nderi dhe fiton e keqja,  mos u dorëzoni por qëndroni te forte ngase kështu e ka e vërteta; pak ithtarë e shume kundërshtarë, dhe jo rastësisht Aliu, Allahu qofte i kënaqur me te pati thënë: "E vërteta nuk njihet me burra por burrat njihen me te vërtetën".
Edhe Ibni Mes'udi, Allahu qofte i kënaqur me te, na ka lënë një këshillë te ngjashme: "Xhemat (mazhorance, shumice) d.t.th. te jesh ne te vërtetën edhe nëse je vetëm një person".
Pra mos lejoni qe për hatër te njerëzve te shkelni kënaqësinë e Allahut dhe te tërhiqni pas vetes hidhërimin e Tij. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
Kush e hidhëron Allahun duke kënaqur njerëzit, Allahu hidhërohet ne te dhe i bën te hidhërohen ndaj tije dhe ata, për kënaqësinë e te cilëve e hidhëroi Allahun. Ndërsa kush e bën te kënaqur Allahun edhe nëse hidhërohen njerëzit, Allahu e bën te kënaqur atë dhe ata, qe iu hidhëruan kur veproi ne kënaqësi te Allahut, duke e zbukuruar atë, fjalët dhe veprat e tij ne sytë e tij".
***
Nëse kërkoni lumturinë atëherë dijeni se lumturia është ne fenë e Allahut, ne Sunnetin e Muhammedit, alejhi's selam dhe ne pasimin e traditës se te parëve tuaj. Enes b. Maliku transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë:
Në Ditën e Kiametit do të sillet banori i Xhehennemit qe ishte dëfryer më së shumti në dynja, do të zhytet një herë në zjarre e pastaj i thuhet: O njeri, a ke përjetuar ndonjëherë ndonjë të mire? A ka patur ndonjëherë ndonjë te mire? Thotë: Jo, pasha Allahun o Zoti im kurrë nuk kam patur të mira!
Pastaj sillet banori i Xhennetit që në dynja kishte përjetuar më së shumti fatkeqësi, zhytet një herë në Xhennet e i thuhet: O njeri, a ke vuajtur ndonjëherë? A ke patur ndonjë bela ndonjëherë? Thotë: Jo, pasha Allahun o Zoti im kurre nuk kam vuajtur dhe kurrë nuk me ka ardhur asnjë bela". (Muslimi)
O Allahu im! Dëshmo se unë e këshillova popullin tim!
 
----------------------------------------
1- Transmeton Ibni Maxhe ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar autentik. Shih: Silsiletu's sahihah, 1/717
2- Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi ka sened te mire-xhejjid. Shih: Silsiletu's sahihah, 2/289
3- Hadithi është i mire-hasen. Shih: Silsiletu's sahihah, 3/387
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013