Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
40 MËSIME NGA IMAM NEVEVIU PËR AGJËRIMIN

Autor: Sulejman b. Muhammed el Luhejmejd 
Titulli në origjinal: 40 faidetun muhtaretun min Sherhi’n Nevevi ala Sahihi Muslim (Kitabu’s sijam) 
Adresa: www.almotaqeen.net
Përshtati: Sedat Islami 

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit! 
1. Agjërimi gjuhësisht nënkupton përmbajtjen dhe abstenimin nga diç, kurse fetarisht ka kuptimin: abstenim i veçantë, në kohë të veçantë-caktuar, nga person i caktuar. 
2. Thënia e Muhammedit, alejhi’s selam: “نر ـد إذا Kur të hyjë Ramazani...” është argument i drejtimit të qëlluar dhe të zgjedhur, të përfaqësuar nga Buhariu dhe të tjerë, se lejohet pa asnjë urrejtje të thuhet “Ramazan” pa përmendur fare 
“muaj i”. 
  • Urrehet që të thuhet “Ramazan” pa përmendur më parë edhe fjalën muaj. Këtë mendim e ndajnë malakitet, të cilët pohojnë se Ramazani është emër prej emrave të Allahut, që nuk mund të përdoret për të tjerë pa para apo prapashtesë. 
  • Pastaj përmendi mendimin e dytë e menjëherë mendimin e tretë, të cilin e përmendëm sipër. 
3. Mendimi se Ramazani është emër prej emrave të Allahut është i dobët dhe i paargumentuar, edhe pse në fakt ekziston një transmetim i dobët përkitazi me këtë. Por meqenëse emrat e Allahut janë tevkifijj (bazohen vetëm në burime fetare) atëherë nuk përdoren pa argumente autentike. 
4. Hadithi: “Agjëroni me pamjen e hënës dhe bëni bajram me pamjen e saj” ka për qellim pamjen e hënës nga një pjesë e muslimanëve e jo të gjithë. Mjafton që ta shohin dy besimtarë të drejtë, e edhe një sipas mendimit më të saktë. Kurse sa i përket Bajramit, kushtëzohen patjetër dy besimtarë të drejtë dhe askush përveç Ebu Theurit nuk e ka lejuar me një besimtar të drejtë. 
5. Hadithi: “ Dy muaj të festës që nuk pakësohen: 
Ramazani dhe Dhu’l Hixh-xheh” ka për qëllim -sipas mendimit më të saktë- se shpërblimi i tyre nuk pakësohet edhe nëse shifra e tyre pakësohet. Disa thanë se për qellim është se ata dy muaj nuk pakësohen së bashku gjatë një viti të vetëm derisa të tretët ndanë mendimin se shpërblimi i muajit Dhu’l Hixhxhe nuk është më i vogël se ai i Ramazanit. Ky mendim është i dobët dhe i pranuar mbetet mendimi i parë. 
6. Hadithi: “Le të mos e pengojë askënd prej jush ezani i Bilallit (nga syfyri) ngase ai thërret që të kthehet falësi juaj dhe të zgjohet i fjeturi juaj” ka kuptimin: Bilalli e thërret ezanin që tua bëjë me dije se namazi i sabahut nuk është larg kështu që ai që është falur vullnetarisht: 
  1. le të kthehet për të pushuar pak për të qenë më pas i kthjellet për namaz të 
  2. sabahut, 
  3. apo për të falur namazin e vitrit, 
  4. apo për tu përgatitur për namaz nëse ka nevojë për tu pastruar. 
  5. Kurse thënia “i fjeturi juaj” ka për qëllim: 
  6. që të përgatitet për namaz të sabahut nëse do që para tij të fal pak namaz nate, 
  7. apo ta fal vitrin, 
  8. apo të bëjë syfyr nëse do ta agjëroj të nesërmen, 
  9. apo të marr abdes. 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013