Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VEÇORITË E PËRBASHKËTA TË SHPALLJEVE QIELLORE

Thuajse shpalljet qiellore ne ligjet dhe parimet e përgjithshme janë një. Kur e themi janë një, e kemi parasysh faktin se këto parime te përgjithshme janë vërtetuar, huazuar dhe krahasuar ne dritën e Kur'anit Fisnik dhe assesi nga burimet e stome te feve tjera qiellore. Pra nuk behet fjale për devijimet e sotme te dy feve feve qiellore, krishterimit dhe fesë çifute, ngase ato, me këtë ambalazh qe kane sot nuk meritojnë te quhen fe qiellore porse dogma, ideologji dhe fatkeqësi kohore.
Sido qe te jete, këto parime te përgjithshme do te vërtetohen ne vijim:
Ftesa për njëshmërinë e Allahut
Te gjithë pejgamberët e Allahut ftuan ne njëshmërinë absolute te Allahut, qe d.t.th.: njëshmëri absolute ne çdo gjë; uluhijjet (adhurim) dhe rububijjet (krijimtari, dhënie, etj). Thotë Allahu:
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!". (Enbija, 25)
Pejgamberi i pare, Nuhu, i kishte thënë popullit te tij:
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!". (A'raf, 59)
Hudi, alejhi selam, i kishte thënë popullit te vet:
Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!". (A'raf, 65)
Shuajbi, alejhi selam i kishte thënë popullit te vet:
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij". (A'raf, 85)
Musai, alejhi selam, i kishte thënë popullit te vet:
I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send". (Taha, 98)
Isai, alejhi selam i kishte thënë popullit te vet:
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!" 117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!". (Maide, 116-117)
Ftesa për në adhurim
Bazat e adhurimeve (ibadeteve) te gjitha janë prezente edhe ne shpallje tjera te pejgamberëve, ndërsa sa iu përket formave, ato janë te ndryshme. P.sh: ftesa për ne namaz  ishte tek te gjithë pejgamberët. Ibrahimi, alejhi selam tha:
O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!". (Ibrahim, 40)
Musai për gjënë e pare, për te cilën i kishte urdhëruar popullin e vet ishte namazi. Thotë Allahu:
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua". (Taha, 14)
Prej porosive te Llukmanit kushtuar të birit ishte edhe:
O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara". (Llukman, 17)
Gjënë e parë të cilën e tha Isai, alejhi selam derisa ishte në djep ishte:
Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!". (Merjem, 31)
Merjemi ishte thirrur:
Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!". (Ali Imran, 43)
Ftesa për dhënien e zekatit. Bazat e zekatit kane qene ne shpalljet e mëhershme. Ibrahimi dhe i biri, Is'haku, alejhima selam, patën thënë:
Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë". (Enbija, 73)
Prej veçorive te Ismailit, alejhi selam ishte edhe:
Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij". (Merjem, 55)
Isai, siç cekem pak me larte derisa ishte ne djep pat thënë:
Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!". (Merjem, 31)
Ftesa për agjërim. Allahu na tregon ne Kur'an për ekzistimin e këtij riti fetar edhe tek popujt tjerë e thotë:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm". (Bekare, 183)
Ftesa për haxh. Haxhi ishte obliguar qysh prej kohës se Ibrahimit, alejhi selam, te cilin e kishte urdhëruar Allahu:
Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta". (Haxh, 27)
Ftesa për moral
Eshtë e njohur se besimi ne Allahun është shok i moralit, është diagonale paralele e saj, qe nuk mund assesi te ekzistoje njëra pa tjetrën. Mu për këtë, Allahu dërgoi pejgamberët tek popujt, qe ishin moralprishur dhe qe kishin devijuar besimin.
Nuhu, alejhi selam, kishte urdhëruar popullin e vet qe ta adhurojnë Allahun dhe t'i braktisin mëkatet. Thotë Allahu:
Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini". (Nuh, 3-4)
Salihi, alejhi selam, i kishte thënë popullit te vet:
"Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë". (A'raf, 74)
Isau, alejhi selam, i kishte ftuar popullin e vet ne virtyte te larta morale e kishte thënë: "Duaje te afërmin sikurse veten".
Ne Kur'an ekzistojnë disa ajete, te cilat ne gjirin e tyre kane përmbledhur besimin sebashku me moralin, si:
"Thuaj: "Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë". (En'am, 151)
Pastaj:
"Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit". (Bekare, 177)
Ja kështu, te gjitha shpalljet takohen ne ftesën për virtyte te larta morale.
Vërtetimi i ditës se llogarisë
Te gjitha shpalljet kanë vërtetuar ditën e kiametit dhe mu për këtë, pejgamberët, ne ftesat e tyre, kërcënimin dhe vërejtjen nga mosdështimi ne këtë dite, e parashtronin para çdo gjeje. Ne kaptinën Shuara është pare qarte se shprehja e pejgamberëve: "a nuk po frikësoheni" ka ardhur para shprehjes "unë jam i dërguar tek ju".
Pejgamberet, besimin ne ditën e kiametit, e kishin bere pjese te besimit bazor, qe pa te nuk te vlen besimi. Ibrahimi, alejhi selam kishte thënë:
Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai". (Bekare, 126)
Musai ua kishte transmetuar popullit te vet fjalën e Allahut:
S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë". (Taha, 15)
Njeriu, i cili kishte besuar prej popullit te faraonit kishte thënë:
O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit)". (Gafir, 32)
Ringjallja ishte prej gjerave, të para qe i foli Isau, alejhi selam derisa ishte ne djep:
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!". (Merjem, 33)
Vërtetimi i shpalljeve
e gjithë pejgamberët vërtetuan shpalljet e tyre, ose nëpërmjet mrekullive, me te cilat i përkrahu Allahu ose nëpërmjet argumenteve racionaliste, te cilat zakonisht fokusoheshin ne jetëpërshkrimin e pejgamberëve para se te dërgoheshin. D.t.th.: vet qenia e pejgamberëve te sinqerte para se te dërgoheshin është fakt racional për shpalljen e tyre. Pejgamberi, alejhi selam kishte thënë:
Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?". (Junus, 16)


Burimi: Cikël i ligjëratave në lëndën "Ed Da'wetu El Islamijje", University Brunei Darussalam
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
14-7-2006, e premte
Vushtrri, Kosovë


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013