Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ÇFARË KA IPESHKVI ME ERDOGANIN?!

Jo vetëm Serbia u nda e pakënaqur me vizitën dhe deklaratat e Erdoganit për kultivim të shkëlqyer raportesh ndërmjet dy vendeve tona. Ishin edhe shumë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Ipeshkvi i Kosovës, i cili, për dallim prej të gjithëve, që kultivimin e raporteve me Turqinë po e shohin si “rrezik” për kinse të ardhmen evropiane të Kosovës, lëshoi akuza tepër të rënda dhe ekstremisht fyese në adresë të Kryeministrit Erdogan. Atë dhe fjalimin e tij i krahasoi me Sllobodan Millosheviçin dhe fjalimin e tij në Fushë Kosovë, i cili nënkupton edhe fillimin e pushtimit të egër të Kosovës. Këtu e ka “frikën” Ipeshkvi. Ai është i trembur nga qasja neo-otomane e Erdoganit, i cili, me krenarinë më të madhe mburret ngado që të shkon, jo me osmanët si njerëz, por me kauzën e tyre. Osmanët nuk kanë qenë vetëm turq. Kanë qenë grup popujsh që kanë patur një ideal të përbashkët: përhapjen e Islamit. Kjo i dhemb Ipeshkvit, i cili jo rrallë na e përkujton këtë plagë të Islamit, që i kullon ende gjak. Ai nuk e do Sllobodan Millosheviçin, por kredoja e tij fetare serbët ortodoksë i konsideron vëllezër. Këtë ia ka thënë edhe Vatikani, i cili, ndonëse ka këtë mini-minoritet katolik në Kosovë, këtë të fundit e sheh djep të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo do të duhej ta brengoste më tepër Ipeshkvin. Ndoshta do të duhej shkëputur nga Vatikani për shkak të këtyre qëndrimeve antishqiptare.
Ipeshkvi, jo vetëm që ka treguar injorancën e tij të thellë, për shkak se slogani ‘Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë’ nuk nënkupton në asnjë rrethanë okupimin, të cilin ai e ka frikë, porse na është shfaqur edhe tepër ogurzi dhe përbuzës. Ndonëse Erdogani na përkujtoi disa të mira të Turqisë, të cilat po shfrytëzoj rastin t’ia rikujtoj përsëri: është ndër vendet e para që na ka njohur, ka investuar me qindra milionë euro në Kosovë, ka mundësuar udhëtimin pa viza të kosovarëve në kohën kur gati e tërë bota na ka izoluar, ka lobuar për njohjen e Kosovës, megjithatë, këto për Ipeshkvin nuk janë të mirëseardhura.
Fakti se Turqia është një vend islam, ndikimi politik dhe ekonomik i të cilit po shtohet dita ditës, është duke e vënë në siklet Ipeshkvin. Sikur që në siklet dhe dridhje e kanë vënë edhe qasja dhe afrimi gjithnjë e më shumë i kosovarëve kah Islami.
Edhe sikur të mos thirrej fare në fe, të paktën nga aspekti human, Ipeshkvi do të duhej të solidarizohej me myslimanet, të cilat Presidentja kategorikisht dëshiron të mos i sheh nëpër shkolla. Edhe në krishterizëm mbulesa e femrës është e obliguar. Do të duhej të merrej me këtë e ta linte Erdoganin ngase atë nuk mund ta ndal.
Apo, mos ndoshta reagimi i BIK-ut kundër Presidentes ka shkaktuar këtë turbulencë shpirtërore të Ipeshkvit aq sa ka përjetuar një makth dhe është ngritur i përgjumur e ka thënë këto fjalë për Erdoganin, liderin të cilit bota ia ka zili.  
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013