Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHKATHTËSIA E DELEGIMIT TË PËRGJEGJËSISË

Falënderimet janë për Allahun, Zotin e botëve, ndërsa përshëndetjet janë për zotërinë e njerëzimit, Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Obligimet e jetës dhe kërkesat e kohës janë të shumta. Pothuajse nuk ka njeri, e veçanërisht intelektual, i cili shpëton na kërkesat dhe çështje të shumta ditore, me të cilat duhet të merret, kështu që, nuk është logjike dhe aspak e preferuar që të gjitha këto punë t’i kryej vet. Fatbardhësisht, ka mënyra dhe mundësi të ndryshme që njeriu ta kursej veten nga kjo lodhje psikike dhe fizike, një prej të cilave edhe delegimi i përgjegjësisë tjetrit, gjë të cilën, si koncept, do ta shpjegojmë më poshtë.
Domethënia e delegimit
Delegimi i përgjegjësisë ose pushtetit nënkupton realizimin e një sërë suksesesh më të mëdha nëpërmjet bartjes së kompetencave dhe pushtetit tek të tjerët si dhe stimulimit të tyre për të ekzekutuar punët e caktuara, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me kualifikimet e tyre profesionale.

Objektivat e delegimit
  1. Lehtësimi i barrës dhe detyrave të menaxherit kryesor.
  2. Përgatitja e gjeneratës së re të menaxherëve.
  3. Realizimin e satisfaksionit - kënaqësisë profesionale tek punëtorët.
  4. Dhënia e shansit për menaxherin që të merret me punë më të rëndësishme, si: vënia planifikimi, zhvillimi, udhëheqja intelektuale dhe kulturore me organizatën, etj.
  5. Lehtësimi i procedurave për referencat e organizatës.
  6. Shkurtimi i kohës së nevojshme për të marrë vendimet.
Bazat e delegimit të suksesshëm
  1. Gjeje personin e duhur për delegim.
  2. Delego punë komplotuese.
  3. Përcakto rezultatet e pritura.
  4. Planifiko kohë të duhur.
  5. Delego e pastaj i zë besë.
Punët që duhet deleguar
  1. Punët që përsëriten.
  2. Vendimet e lehta që merren në vazhdimësi.
  3. Detajet që marrin kohë dhe energji.
  4. Punët, për të cilat menaxheri nuk ka shkathtësitë dhe aftësitë e duhura.
Pse menaxherët nuk delegojnë?
Kjo ndodhë për disa shkaqe.
  1. Nuk kanë besë në punëtorë.
  2. Menaxheri nuk di për përgjegjësitë dhe pushtetin që ka.
  3. Frika nga konkurrenca e punëtorëve.
  4. Bindja e menaxherit se nëse të tjerët ia kryejnë punët, atëherë kjo ia ulë vlerën.
  5. Barazimin e aktiviteteve me prodhimtarinë.
  6. Frika nga shpërfaqja si përtac.
 
Këto ishin disa shpjegime dhe këshilla të mira përkitazi me delegimin e përgjegjësive tek të tjerët.
Allahu na dhëntë sukses!

Përshtati në shqip: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013