Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
“PERËNDIMI, EDHE NËSE PLEHRAT JANË NË PYETJE”

Neve kur na rreh shkau, e shajmë turkun.”
Hoxhë Jakup Asipi

Perëndimi, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, vjen gjithmonë para Lindjes. Është bërë pothuajse kredo e elitës politike dhe intelektuale shqiptare që Perëndimi të identifikohet me të mirën ndërsa Lindja me të keqen. Kjo është ajo vija që me rigorozitetin më të madh ndiqet nga elitat në fjalë. Njëherësh, kjo, krahas korrupsionit dhe keqpërdorimeve, është modus i përbashkët i qeverive. Ato mund të vijnë e shkojnë por vizion i përbashkët (duhet të) mbetet kjo qasje shenjtëruese ndaj Perëndimit dhe djallëzuese ndaj Lindjes. Në vokabularin politik dhe intelektual shqiptar, Perëndimi është sinonim i të mirës, përparimit, zhvillimit, ndërsa Lindja është sinonim i të keqes, dekadencës, prapambeturisë. Kjo u pa edhe me rastin e vizitës së Kryeministrit turk në Kosovë, Rexhep Tajjip Erdogan, sikur që u pa edhe në protestën e djeshme të opozitës në Shqipëri (11.11.2013), ku Kryeministri Rama, i portretizuar në mënyrë satirike me çallmë në kokë, akuzohej për lindor, turk, të keq.
Turqizmi i të keqes ka kohë që propagandohet por, si etiketë, me prapavija edhe të rënda (akuza për tradhti kombëtare), i vihet zakonisht atyre që shfaqin një qasje më miqësore ndaj Lindjes. Me Lindjen duhet shkëputur të gjitha  lidhjet, madje edhe nëse jemi ne ata që përfitojmë. Turqia nuk na duhet ngase ne –gjithnjë sipas një pjese mediokre të elitës politike dhe intelektuale shqiptare- jemi të drejtuar kah Perëndimi. Na mjafton si garancë për zhvillim dhe përparim të shpejtë fakti se tani shtiremi si perëndimor. Perëndimi është i vetmi i miri, i vetmi i mirë në përgjithësi, që nuk ka gjë që duhet t’i refuzohet. Ndoshta kjo është parë nga qeveritë si presion që në raport me Perëndimin të pranohet çdo gjë, edhe atëherë kur plehrat dhe bërlloku të jenë në pyetje. Paraqitja vullnetare e qeverisë shqiptare për të shkatërruar armët kimike të Sirisë, përkundër përvojës së hidhur që ka me shkatërrimin e armatimit, nuk mund të interpretohet ndryshe vetëm se si një garë me të tjerët se kush është më perëndimor. Madje, qoftë edhe me këtë kosto. Ndoshta, këtë e bëjnë edhe nga interpretimi ekstrem i parimit “miku njihet në ditët e vështira”, por, dorën në zemër, Shqipërisë nuk po i shihet kjo shumë për nder dhe burrëri. Gazeta amerikane Los Angelos Times këtë veprim e kualifikon si veprim të pistë të diplomacisë amerikane ndërsa Shqipërinë si një vend që përherë ngre dorën për ndihmë vullnetare në këtë drejtim.
Me këtë mentalitet janë infektuar edhe një pjesë e popullit. Ndërkohë që lexoja lajmet për reagimet ndaj këtij vendimi qeveritar, më ra në sy dhe ky koment, të cilin po ua sjell pa asnjë ndryshim: “Dëshirë nuk ka askush por amerika i ka ekspertat e vet dhe ajo din se si me i shkattrrue prandaj ne kot flasim se pa amerikë mund te na vijnë armet edhe më të rrezikshme kimike siq është serbia apo rusia ... po mos të ishte amerika kushedi se ku do të ishim gjithkund por në kosovë dhe shqipëri jo... kujdes.”
Pra, nga këto këndvështrime, miqësisë me Perëndimin, nuk duhet t’i vihet kufi. Është gabim. Unë jam kundër këtij parimi. Lutem që ekstremistët të mos më interpretojnë ekstremisht. Profeti Muhammed ka thënë: “Duaje të dashurin me maturi, ngase ka mundësi që një ditë të të bëhet i urryer. Urreje të urryerin me maturi ngase një ditë mund të të bëhet i dashur.” (Tirmidhiu në Sunen)
Kjo është ajo që ne kërkojmë. Dijetarët myslimanë me kohë kanë studiuar qëndrimet karshi perëndimit. Nedeviu në librin Es-sirau bejne-l-fikreti-l-islamijjeti ve-l-fikreti-l-garbijjeti fi-l-aktari-l-islamijjeh, përmend tri qëndrime:
  1. Refuzimi absolut, që është i gabuar,
  2. Pranimi i parezervë, që është i gabuar,
  3. Shkëmbimi dhe marrëdhëniet reciproke, që është i justifikueshëm.  
Është ky mendimi i tretë që na bën të respektojmë të tjerët por të mos harrojmë kurrë veten.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013