Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Urtësi dhe sekrete edukative të Ramazanit

Ramazani, krahas veçorive dhe mirësive, disponon edhe me një numër te madh urtësisht, prej te cilave ne aspektin edukativ – sa per ilustrim – dot te mund te veçonim:
1. Realizimin e botëkuptimit të devotshmërisë
Thotë Allahu:
“ياأَيُّهَا الَّذِينَ ءامَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” el-Bekare, 183.
Ka thënë Vahidiu: “Agjërimi të shpie tek devotshmëria ngase njeriu heq dorë nga shumë mëkate në të cilat lakmon nefsi (ndjenjat shtytëse për në mëkate).”
Ebu el-Mudhaffer es-Sem’ani ka thënë: “Fjala e Allahut: “që të bëheni të devotshëm” ka kuptim se agjërimi të shpie tek devotshmëria, ku mbizotërohet mbi nefsin dhe thyhen (kontrollohen) epshet .”
Ka thënë Sudiu në koment të pjesës së ajetit: ““që të bëheni të devotshëm”,: nga ushqimi, pija dhe gratë.”
Ka thënë Ibni Kethiri: “Agjërimi është pastrim i trupit (nga mëkatet) dhe ngushtim i rrugëve të djallit”.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibni Mes’udi se:
“كنا مع النبي صلى الله عليه وسلم فقال: من استطاع الباءة فليتزوج، فإنه أغض للبصر، وأحصن للفرج، ومن لم يستطع فعليه بالصوم، فإنه له وجاء
Ishim me Pejgamberin, alejhi’s selam ndërsa ai tha: Kush prej jush ka mundësi materiale, atëherë le të martohet ngase martesa të bën ta ruash shikimin dhe nderin. E kush nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë ngase agjërimi është mburojë.”
Ibni Haxheri ka bërë një elaborim të shkëlqyer të fjalës “vixha’e” (mburojë), rezymeja e të cilit është: Agjërimi është shkatërrues i epsheve të martesës.”
2. Agjërimi ruan gjymtyrët nga rënia në mëkate.
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: “Ai qe shoqëron dhe ndan ndejat me agjëruesin do të përfitojë dhe do të sigurojë ruajtje nga shpifja, gënjeshtra, imoraliteti dhe padrejtësia. Kjo ngase agjëruesi nuk flet fjalë që ia lëndojnë agjërimin dhe as nuk bën vepra që ia prishin atë. Tërë atë që flet është e mirë dhe e dobishme.”
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجةٌ في أن يدع طعامه وشرابه
Ai që agjëron por nuk iu është larguar shpifjes dhe veprimit sipas saj, ai është sikur të mos ketë agjëruar fare ngase Allahu nuk ka nevojë për braktisje të ushqimit dhe pijes prej nesh.” Buhariu.
Ka thënë el-Muhlebi: “Nga ky hadith përfitojmë se prej urtësive të agjërimit është përmbajtja nga marrëdhëniet seksuale dhe dëshmia e rreme – gënjeshtra duhet të jetë sikurse përmbajtja nga ushqimi dhe pija. Nëse nuk përmbahet nga këto atëherë agjërimi i tij është i mangët dhe ai tërheq pas vete hidhërimin e Allahut dhe mospranimin e agjërimit.”
Ka thënë Xhabir b. Abdil-lah: “Nëse agjëron atëherë le të agjërojë me ty veshi, syri dhe gjuha jote nga gënjeshtra dhe mëkatet. Mos e shqetëso shërbëtorin, bëhu i urtë dhe i qetë gjatë agjërimit, dhe assesi, ditën kur agjëron dhe ditën kur han mos i bë të njëjta.”
Ka thënë Ebu Dherr-rri: “Kur të agjërosh ruaji (nga trupi yt gjymtyrët që bien në mëkate) sa te mundesh.”
3. Agjërimi zhvillon në shpirt realitetin e sinqeritetit vetëm për Allahun
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: “Agjërimi për Allahun dallon nga të gjitha veprat tjera ngase agjëruesi braktisë kënaqësitë e epshit, ushqimit dhe pijes për hire të Allahut. Agjërimi nënkupton braktisjen e gjërave të dashura për të favorizuar dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut. Agjërimi është sekret ndërmjet robit dhe Allahut, të cilin askush nga krijesat nuk mund ta shoh. Në fakt njerëzit mund të shohin ato gjëra që nga jashtë dihen se e prishin agjërimin (e shohin atë se nuk han e nuk pi) por se agjëron dhe braktis epshin vetëm për Allahun, këtë nuk mund ta shohin. Dhe ky ehte realiteti i agjërimit.”
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“قال الله: كُلُّ عملِ ابنِ آدمَ له إلاَّ الصِّيام فإنه لي وأنا أَجْزِي بِهِ
Çdo vepër e njeriut ehte për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të…” Buhariu dhe Muslimi.
Ka thënë Muxhahidi: “Pjesa e hadithit: “përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të” tregon se agjërimi nuk mund të jetë vetëm për Allahun nëse nuk veçohet Allahu me këtë nga njerëzit.”
Ka thënë Ibni Bettali: “Agjërimi dhe të gjitha veprat janë për Allahun, mirëpo, për shkak se në veprat e dukshme mund të jetë prezentë edhe syefaqësia prej djallit dhe të tjerëve, ndërsa në agjërim kjo është e pamundur, atëherë edhe shpërblimi ehte caktuar sipas sinqeriteti. Për këtë edhe lejohet t’i atribuohet Allahut agjërimi.”
Ka thënë Kurtubiu: “Agjërimi është sekret në mes njeriut dhe Allahut, sekret ky që përveç Allahut nuk i shfaqet askujt. Mu për këtë, Allahu u veçua me të.”
4. Agjërimi dhe durimi
Ka thënë Ibni Rexhebi: “Agjërimi është pjesë e durimit, i cili ndahet në tri lloje, dhe që të tri llojet bashkohen në agjërim. Në agjërim ka durim për adhurim, durim ndaj epsheve dhe durim ndaj urisë dhe etjes dhe dobësisë së turpit. Thotë Allahu:
“إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّـابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” ez-Zumer, 10.
Ka thënë Ibni Ujejne: “Agjërimi është durim. Njeriu e ushtron veten për durim ndaj ngrënies, pijes dhe marrëdhënieve seksuale. Thotë Allahu:
“إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّـابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” ez-Zumer, 10.
Sipas shumë mendimeve – rrëfen Ibni Haxheri – durimtarët janë agjërues.
5. Agjërimi mbyll rrugët e djallit
Ka thënë Ibni Rexhebi: “Agjërimi bllokon kanalet e gjakut (arteriet), nëpër të cilat qarkullon djalli. Kështu, me agjërim vesveset e djallit pushojnë kurse zjarri i epshit dhe hidhërimit shuhet. Mu për këtë Pejgamberi, alejhi’s selam agjërimin e ka bërë mburojë ngase ai pengon nga epshi i martesës.”
6. Agjërimi fton njeriun për falënderim të begative
Shejhu Abdu’l Aziz es-Selman ka thënë: “Agjërimi fton për falënderim për Allahun. Kjo ngase njeriu gjatë agjërimit largohet nga ushqimi, pija dhe dëfrimi seksual, dhe ai vetëm tash kur t’i humbë këtu ua di vlerën. Kështu, (meqë ai në mbrëmje prapë i realizon ato), kjo gjë e motivon për ta falënderuar Allahun për to. Në këtë aludon edhe fjala e Allahut:
“وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
…dhe që të falënderoni.” El-Bekare, 185.”
7. Agjërimi në shpirt dërgon sinjalet e frikës dhe kujdesit prej Allahut
Ka thënë Shejhu Muhammed Reshid Rida: “Agjërimi i është ngarkuar shpirtit të agjëruesit, dhe përveç Allahut nuk ka asnjë mbikëqyrës. Kjo mbikëqyrje njeriut i dhuron turp që Allahu të mos e sheh atje ku e ka ndaluar. Kjo vërteton se sa i përsosur është imani dhe se sa shume madhërohet e respektohet Allahut, gjëra këto që sjellin edhe frikën prej Tij. Besimtari i pajisur me këtë tipar nuk lëshohet në mëkate ngase koha e pakujdesisë ndaj Allahut tek ai nuk zgjat. Ai po harroi shumë shpejt përkujton dhe kthehet e pendohet tek Allahu:
“إِنَّ الَّذِينَ اتَّقَوْاْ إِذَا مَسَّهُمْ طَـائِفٌ مّنَ الشَّيْطَـانِ تَذَكَّرُواْ فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ
Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun) , dhe atëherë shohin (të vërtetën).” el-A’rafë, 201.”
8. Agjërimi dhe bujaria, butësia dhe fisnikëria ndaj të varfërve
Njëri nga të parët – selefi u pyet: Përse është ligjësuar agjërimi? Tha: “Që i pasuri ta shijojë shijen e urisë e të mos e harrojë të uriturin”.
Omer b. Abdu’l Azizi prej kur u bë halife kurrë nuk ngopej. E pyetën për këtë ndërsa ai tha: “Nuk ngopem ngase i harroj të varfrit.”
Muhammed Reshid Rida thotë: “Kur agjëruesi të ndiejë uri, atëherë ai përkujton ata që gjithnjë janë të uritur kështu që kjo ia ngjall ndjenjat e butësisë dhe mëshirës, pasojë e të cilave janë dhënia dhe lëmosha. Allahu e përshkroi të dërguarin e Tij si i butë dhe mëshirshëm (reuf rehim), dhe për robërit e Tij pëlqen atë që pëlqeu për Muhammedin, alejhi’s selam ndaj edhe i urdhëroi ta pasojnë atë.”
Ibni Abbasi rrëfen:
“كان النبي صلى الله عليه وسلم أجود الناس بالخير، وكان أجود ما يكون في رمضان، حين يلقاه جبريل
Pejgamberi, alejhi’s selam ishte më bujari ndër njerëz kurse më bujari ishte në Ramazan kur e takonte Xhibrilin” Buhariu dhe Muslimi.
Zubejr b. el-Muniri në koment të këtij hadithi thotë: “ Mirësia e Muhammedit, alejhi’s selam përfshin të varfrit dhe të pasurit më shumë se që përfshin shiu i mirë që vjen nga era e mirë”.
9. Agjërimi demonstron unitetin e muslimanëve dhe vlerën e kohës
Ka thënë Shejhu Muhammed Reshid Rida: “Agjërimi ia mëson ummetit standardin dhe mënyrën e jetesës. Të gjithë besimtarët hanë në një kohë…”

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013