Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KRYQI PREJ ARIT SHKAK I UDHËZIMIT

Djalosh i ri. Me edukatë të lartë. Prindërit i premtuan se nëse do të arrinte suksese në mësime, do t’ia mundësonin një udhëtim jashtë vendit. E, siç e paramendojnë të rinjtë, bota perëndimore është parajsa, andaj, mundësimin e një vizite në të, e marrin për shpërblim të madh. Arriti suksese ndërsa prindërit e mbajtën fjalën. Ia aranzhuan një udhëtim. Shkoi dhe qëndroi për ditë të tëra. U argëtua shumë. Mbeti nga vizita vetëm edhe një ditë, e cila, si për inat, kalonte shumë shpejt. Në fakt, siç edhe e kanë traditë, në natën e fundit organizojnë mbrëmjen e lamtumirës. Pas perëndimit të diellit, filloi festa. Ahengu ishte përplot me njerëz. Muzikë, pije, vallëzim...Pas pak, organizatori na njofton se sonte do të bëhet edhe përzgjedhja e djaloshit të mbrëmjes. Isha i habitur por nuk prisja se i përzgjedhuri do të isha unë. “Pse të më përzgjedhin kur unë jam mysliman ndërsa këtu ka shumë të tjerë të krishterë?” – pyesja me habi veten. Organizatori më ftoi që të dilja para të mysafirëve ndërsa në qafë ma vendosi një kryq të arit. U shtanga. Për një çast mu kujtua babai dhe namazi i tij, nëna dhe lutjet e saja, mu kujtua i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa e imagjinoja sikur të jetë në prani timen. Ndjeva një turp të madh. E hodha kryqin për toke dhe vrapova tek një pjesë e ambientit ku mbahej ahengu e cila ishte pak më e lartë dhe thirra me zë të lartë: Allahu ekber! Allahu ekber! Eshhedu en la ilahe il-la Allah! Eshhedu enne Muhammeden Resululah! Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut! Dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Allahut!
U ktheva në vendin tim si një njeri krejtësisht tjetër. Nuk jam më ai i llastuari që vrapon pas epsheve. E falënderova shumë Allahun, Atë që ngjall zemrat me besim pas vdekjes së tyre!
 
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013