Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MADHËSHTIA E KËTIJ LIBRI

Se Kur’ani është madhështor flasin fakte të shumta.

Më së miri për të flet Allahu, Ai që e shpalli atë. Në kaptinën el-Vakiah, në ajetet 75-80, thotë:



“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. 76. E ai është betim i madh, sikur ta dini! 77. Se me të vërtetë ai është Kur'an i famshëm. 78. Është në një libër të ruajtur. 79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket). 80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.”

Zbritja e Kur’anit filloi në një muaj të madh, në Muajin e Ramazanit, muajin në të cilin është nata më e vlefshme e vitit, muajin në të cilin mëshira e Allahut derdhet mbi njerëzimin si kurrë më parë, muaj që derisa shquhet me këto dhe shumë karakteristika tjera, flet edhe për rëndësinë e këtij libri. Ndryshe, po të mos ishte aq madhështor, nuk do të rezervohej kjo kohë kaq e madhërishme për shpalljen e tij.
Kur’ani flet edhe për veten e tij. Ai më shumë se në një vend sfidon të gjitha krijesat, njerëzi dhe xhinët, me stilin e përkryer që ka. Nuk sfidon me veten si tërësi por me vetëm një pjesë të tij, një ajet, dhe ja ne në vijim do të sjellim madhështi nga vetëm një ajet që dëshmon se Kur’ani absolutisht është libri më i përkryer, është padyshim libër prej Allahut dhe se me këto veçori e karakteristika që ka, mëton të jetë libri që vlen deri në amshim. Fjala është për ajetin 18 nga kaptina en-Neml, në të cilin Allahu i Madhëruar flet për rrëfimin e Sulejmanit [alejhis selam] me buburrecat:



“Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur."

Ky ajet kur’anor përfshin njëmbëdhjetë pjesë të të folurit dhe flet për pesë obligime të kryera në të njëjtën kohë. Të shohim më konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Ajeti:
..."O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur."



2. Ajeti po kështu ka përfshirë edhe pesë lloj obligimesh që ka çuar në vend buburreci, e të cilat janë si më poshtë2:




I këtillë, e madje edhe shumë më madhështor se që mund ta paraqesë njeriu është Kur’ani. Ai, krahas këtyre aspekteve që provojnë shkencërisht vërtetësinë e tij, na mëson se pikërisht në të ne gjejmë forcën, krenarinë dhe dinjitetin tonë, tash e sa kohë të humbura. Apo thënë më mirë, të humbura qysh atëherë kur ia kthyem shpinën atij. Në kaptinën el-Enbija, në ajetin 10, thotë Allahu i Madhëruar:



A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?”
Vallë, mendoni se një libri të këtillë duhet kthyer shpinën?!!!


________________

1 Shih: Imam Zerkeshiu, el-Burhan fi ulumi-l-Kur’an, 3/227.
2 Shih: Imam Sujuti, Mu’treku-l-akran fi xhazi-l-Kur’an, 1/226

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013