Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VEÇORITË E UMMETIT PARALAJMËROJNË NGADHËNJIMIN E TIJ

Premtimi hyjnor për ngadhënjimin e besimtarëve
 
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Përgëzimet për triumfin e besimtarëve, kësaj radhe do t’i gjurmojmë në karakteristikat dhe veçoritë për të cilat shquhet Ymeti islam. Do të ndalemi në disa prej tipareve të rëndësishme të këti Ymeti që e bëjnë të denjë për të qenë ngadhënjyes. Tema e sotme është një analizë e disa veçorive të Ymetit, të përshkruara në Kur’an dhe Synet si dhe të kultivuara nga dietarë eminentë të Islamit, e në bazë të të cilave është marrë edhe ky sihariq apo kjo myzhde për të ardhmen e ndritur të kësaj feje. 
 
1. Ymeti më i mirë dhe më i dashur tek Allahu i Madhëruar 
 
Ymeti islam është më i çmuari, më i dashuri dhe më i respektuari tek allahu. thotë allahu: 
“Ju jeni populli më i dobishëm, i shfaqur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në Allahun...“. (Ali Imran, 110)
Këtë të vërtetë e gjejmë dhe në Synet, në thëniet e Muhamedit a.s., madje edhe me më shumë detaje. Ibni Maxheh, në Sunenin e ti, sjell hadithin e Behz Ibn Hakimit, të përcjellë nga babai dhe gjyshi i ti, se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ju jeni kompensuar (plotësuar) sa 70 ymete, nga të cilat jeni më të mirët dhe më të nderuarit tek Allahu”.(1)
Munaviu, duke shpjeguar këtë karakteristikë të Ymetit islam, shpjegon se ajo përfshin pothuajse çdo aspekt të jetës individuale dhe shoqërore(2) 
 
2. Ymet mesatar 
 
Ymeti islam shquhet dhe për mesataren si karakteristika më e theksuar e ti. 
Allahu, duke na folur për këtë, thotë (Shih:El Bekare, 143)
Ka thënë Imam Taberiu: ‘I përshkroi Allahu i madhëruar me mesatari për shkak të kursit mesatar që ndjekin ndër ymetet e tjera në çështjen e besimit (fesë): nuk pasuan të krishterëqë shpikën murgërinë dhe thanë për Isain a.s. atqë thanë, sikurse nuk ecën hapave të çifutëve, tëcilët shtrembëruan librin fetar, përgënjeshtruan profetët a.s., e disa madje edhe i mbytën. Ymeti islam nuk janë të këtillë, përkundrazi, ata janë mesatarë dhe të matur në qëndrimet e tyre, ndërsa atributi i këti tipari u është dhënë për shkak se Allahu i Madhëruar masataren e do më së shumti’.
 
3. Dëshmitar për të tjerët 
 
Ajeti që cituam pak më parë, përmban në vete dhe një tjetër veçori të Ymetit tonë. Fjala është për atë se ithtarët e ti do të dëshmojnë në favor të profetëve Ditën e Kiametit. Buhariu transmeton nga Ebu Seid el-Hudriji, se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ditën e Kiametit do tësillet Nuhu, të cilit do t’i thuhet: A ke kumtuar? Po, o Zoti im!- do të thotë. Atëherë pyetet Ymeti i ti: A ka kumtuar? Thonë: Jo, neve nuk na ka ardhur asnjë qortues. Atëherë i thuhet (Nuhut): Cilët i ke dëshmitarë? Thotë: Muhamedin dhe Ymetin e ti. Atëherë, ju do të vini dhe do të dëshmoni. Pastaj, Pejgamberi a.s.,lexoi ajetin (me të cilin po dëshmojmë).”
 
4. Ymet që ka trashëguar tërë kulturën dhe trashëgiminë e monoteizmit
 
Ymeti islam është një ymet me fat, pasi shtrirje ti vertikale nënkupton përfshirjen e të gjithë profetëve, që mundëson lidhjen e së kaluarës me të ardhmen, dhe, rrjedhimisht, ati i jep epitetin e trashëgimtarit të asaj pasurie të monoteizmit. Allahu i Madhëruar ka thënë (shih: el Bekare, 136).
 
5. Ymet që kurrë nuk bien dakord për të keqen
 
Ymeti islam, si përgjegjës për kumtimin e Fjalës së Zotit në Tokë dhe bartjen e mesazhit të Ti tek njerëzit, me gjithë mospajtimet që mund t’i kenë, prapëseprapë nuk bien dakord për të keqen kurrë. Pra, nuk ka mundësi konsensusi të myslimanëve rreth një gjëje, që është e ndaluar fetarisht. Abdullah ibn Omeri transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:“Vërtet, Allahu nuk lejon që ymeti im të bashkohet rreth ndonjë gjëje humbëse (deviuese)... ”.(3) Munaviu sqaron se kjo ka të bëjë me elitat e dietarëve të Ymetit, sepse masa (popullata) fenë e merr prej tyre(4).
 
6. Ymet i lehtësimeve
 
Islami si përmbyllje e misioneve qiellore, erdhi me lehtësime që nuk i kishin ymetet paraprake. Sigurisht, kjo është mëshirë nga Kriuesi, i Cili ua do të mirën atyre. allahu, duke përshkruar misionin e Muhamedit a.s., sjell këto sqarime: “...e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta...“. (El A’raf, 157)
Se për çfarë lehtësimesh bëhet falë -sa për ilustrim- do të shohim në viim:
1) Janë Ymeti që punojnë më pak e shpërblehen më shumë. Allahu i Madhëruar ua ka dhënë mundësinë që të ftojnë shumë, në rast se shfrytëzojnë disa shanse që kanë, siç janë f.v. Nata e Kadrit, vlera e të cilës është më e madhe se vlera e një mië muajve; Dita e Arafatit,agjërimi i së cilës shlyen mëkatet e dy viteve, vitit të kaluar dhe vitit viues; agjërimi i Ditës së Ashurës, që fal mëkatet e vitit të kaluar, e kështu me radhë(5).
2) Kursimi nga llogaritja për gjërat që u shkojnë ndërmend, po nuk i bëjnë. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s., ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk i kërkon llogari Ymetit tim për vesveset apo gjërat që u shkon ndërmend t’i bëjnë, përderisa të mos i zbatojnë në praktikë, apo nuk fasin për to.”
3) Nuk gjykohen për raste të caktuara. muhamedi a.s, ka thënë: “allahu ka hequr llogarinë për Ymetin për gabimet, harresën dhe rastet kur janë të detyruar (të bëjnë diçka, ndonëse ata urrejnë një gjë të tillë.)”.(6)
3) Lejohet plaçka e lufës
4) Toka u është bërë pastrim dhe vendfalje
5) Syfyri, të cilin ymetet para nesh nuk e kishin
 
7. Ymet i Senedit
 
Ymeti islam shquhet edhe për faktin se fenë dhe trashëgiminë shkencore të saj arrin ta bartë nga gjeneratat në gjeneratë në mënyrën më të saktë të mundshme, duke u dalluar kështu nga të gjitha ymetet e tjera. Këtë e arrin falë senedit ose vargut zinxhiror të transmetuesve, të pashkëputur asnjëherë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Do të dëgjoni dhe do të dëgjohet prej jush dheprej atyre që kanë dëgjuar prej jush”(7). Në këtë formë arrihet ruajtja e haditheve të Pejgamberita.s. nga humbja apo shtrembërimi, sikurse ruheedhe vetë feja.
 
8. Ymet i reformatorëve
 
Ymetet para nesh ishin viktima të tradhtisë së parimeve nga ata që ishin caktuar për t’i ruajtur ato, kurse në Ymetin tonë puna qëndronkrejtësisht ndryshe. Dietarët myslimanë, jo që nuk bashkohen rreth ndonjë gjëje të ndaluar, porse Allahu i Madhëruar, nga koha në kohë, dërgon të atillë që ripërtërinë mësimet fetare duke i kthyer në bazat origjinale, ashtu siç kanëqenë në të vërtetë. Pejgamberi a.s, ka thënë: “Vërtet, Allahu në çdo kryeshekull i dërgon këtYmetit dietar që ripërtërin fenë e ti”.(8)
 
9. Ymet i personaliteteve
 
Ebu Bekri edhe në qiell u quajt ‘i sinqerti’ (es-siddiku)(9). Djalli ikte nga Omeri; Prej Uthmanit turpëroheshin melekët; Për vdekjen e Sa’d ibn Muadhit ishte dridhur edhe Arshi i Allahut të Madhëruar; Hatixhesë i dërgonte selame Allahu i Madhëruar; Kufomën e Amir ibn Fuhejres e bartnin melekët; Zejneb Bint Xhahshin e kurorëzoi Allahu me Muhamedin a.s., prej përmbi shtatë palë qiejve; Aishes i jepteselam Xhibrili; Fatimeja ishte zonja e grave të besimtarëve, e shumë e shumë personalitete të tjera.
 
10. Ymet i favorizuar në Botën tjetër
 
Ymet i dalluar nga të tjerët në bazë të shenjav të namazit në trup dhe në bazë të shenjave të abdesit; Ymet, për të cilin Dita e Kiametit do tëzgjasë sa koha ndërmjet drekës dhe ikindisë. 
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s.,ka thënë: “Dita e Kiametit për besimtarët do të zgjasë sa koha ndërmjet drekës dhe ikindisë (mesditës dhe pasdites).”; Ymeti i parë që jep llogari; Ymeti që ndërmjetësohet nga i Dërguartyre; Ymeti që kalon i pari Siratin; Ymeti që hypari në Xhennet; Ymeti me më së shumti ithtarnë Xhennet; 70.000 do të hyjnë në Xhennet pa llogari paraprake; Njerëzit më të nderuar në Xhennet do të jenë nga ky ymet.
 
Përfundim
 
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Këto janë karakteristika dhe veçori, që, nëse nuk përkthehen në veprime konkrete, mund tëmos kenë ndonjë efekt. Ç’rëndësi ka nëse ti thuse kam besim të pastër në Allahun, përderisa vepron plotësisht në kundërshtim me parimet e këti besimi?! Thirrja me ide dhe botëkuptimetë tilla, mbase është vetëm një mashtrim, iluzion, apo edhe keqinterpretim i fesë. Ymeti do të triumfojë kur të marrë rolin dhe detyrën që ka, për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, për ta dëshmuar në praktikë besimin në Allahun, nënshtrimin ndaj Ti, bindjen e fortë se vetëm prej Ti vjen ftorja dhe, rrjedhimisht, se vetëm feja e Ti është e denjë për t’u përvetësuar si sistem jete, se kundërthëniet ndërmjet nesh dhe mospajtimet që çojnë në konfikte e ndërprerje marrëdhëniesh, nuk janë pjesë e fesë, se dietarët duhen respektuar dhe se duhet punuar që Ymeti të ketë personalitete me ndikim, sepse vetëm atëherë mund të shpresojmë se ftorja është afër. Allahun E lus që ta përshpejtojë ngadhënjimin e Ymetit!
 
________________________
(1) Sunen Ibni Maxheh (4278). Albani në Sahihu ve daifu Suneni Ebi Davud (9/288) e cilëson për të mirë –hasen.
(2) Shih: Fejdu-l-Kadir, 2/553.
(3) Albani ka thënë se hadithi –pjesa e tekstit që është këtu- është autentik. Shih: Sahihu-l-xhamii-s-sagir, 1/378.
(4) Shih: Fejdu-l-Kadir, 1/27.
(5) Pejgamberi a.s., sjell dhe një shembull tjetër pse myslimanët në raport me të tjerët ftojnë më shumë, ndonëse kanë punuar më pak. Buhariu transmeton nga Ebu Musai se Pejgamberi a.s., ka thënë: “Shembulli i myslimanëve, çifutëve dhe të krishterëve është sikur shembulli i ati që merr me pagesë një grup punëtorësh për t’i kryer një punë (nga mëngjesi) deri në mbrëmje. Ata punojnë deri në mesditë e pastaj thonë: “Nuk kemi nevojë për shpërblimin tënd!”, kështu që ai detyrohet të marrë punëtorë të tjerë, të cilëve u thotë: Mbarojeni punën e juve do t’jua jap shpërblimin edhe të atyretë mëparshmëve (do t’jua paguaj ditën sikur të keni punuar që nga mëngjesi). Këta punojnë deri pasdreke (ikindi) dhe thonë: Merre këtë që kemi bërë! (dhe e braktisin punën). Prandaj ai mori një grup tjetër, të cilët punuan deri në perëndimin e diellit dhe morën ftimin edhe të dy palëve (paraprake).”
(6) Ibni Maxheh në Sunen (1/659) ndërsa Albani në Sahihu-l-xhamii-s-sagir, (1/375) e cilëson autentik.
(7) Ebu Davudi në Sunen (3/321), ndërsa Albani në Sahihu-l-xhamii-s-sagir (1/567) e vlerëson autentik.
(8) Ebu Davudi në Sunen (4/109), ndërsa Albani në Mishkatu-l-mesabih (1/82) e cilëson autentik. 
(9) Shih ajetin 33 të kaptinës Ez-Zumer.


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013