Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VENDOSMËRIA E NJË TË SËMURI

Një djalosh i ri punonte në një kompani me pagë të lartë por për shkak të procedurave që binin ndesh me fenë, ai kishte hequr dorë nga puna. Një kohë të gjatë mbeti pa punë dhe kishte rënë në varfëri.
 
E nxita të dilte në ndonjë vend të gadishullit arabik dhe të kërkonte punë- rrëfen njëri prej predikuesve muslimanë. Gjeti punë dhe shkoi por sëmundja e kancerit të gjakut ishte ajo që e ktheu mbrapsht pas ca muajsh. U kthye në vend ndërsa sëmundja vetëm sa i bëhej më e rëndë. Mjeket e këshilluan për një kurim kimik por ai refuzoi për shkak se kurimi shkaktonte rënien e flokëve dhe mjekrës së tij.
 
Do të shtohen dhimbjet- i thashë.
 
Më shumë ndiej dhimbje kur mendoj se do ta takoj Allahun pa mjekër- mu përgjigj.
 
Edhe pse kishte ngulur këmbë, mjekët ia dhanë disa barëra qetësuese, të cilat edhe ashtu nuk i ndihmonin shumë.
 
E këshillova të shkonte në Mekke për Umre dhe të pinte ujë nga Zemzemi. Shkoi dhe atje një natë kishte parë një ëndërr. Ai së bashku me dy veta kishin hyrë në Xhennet me ç’rast iu ishte hapur një derë e madhe ku kishte parë një pallat. Shikojeni, është i imi- iu kishte thënë shokëve. U zgjua nga ëndrra ndërsa zemra i ishte mbushur me gëzim nga kjo ëndërr. Mori abdes dhe filloi të falej derisa hyri koha e sabahut.
 
Pas disa ditësh u kthye në vendin e tij. E vizitova, rrëfen hoxha, që t’ia lehtësoja pak dhimbjet dhe t’ia përkujtoja Allahun por në fakt ai ishte që ma përkujtonte mua Allahun, dhe më besoni, sa herë që doja ta mbaja ndonjë ligjëratë, më parë shkoja tek ai që të më zbutej zemra dhe të më rritej vullneti.
 
Ishte kureshtar për këshilla dhe ndihmë ndaj çdokujt e sidomos ndaj atyre që i kishte në dhomë. Derisa ishte në spital, kishte ardhur një pasanik dhe ua kishte shpërndarë disa të holla pacientëve. Ky kishte marrë të hollat e tij dhe ia kishte lënë nën jastëk njërit pacient i cili kishte dalë për një analizë.
 
Ai kishte edhe një bindje të fortë. Çdo herë thoshte: Unë kam bindjen se Allahu është duke ma ruajtur një të mirë të madhe. Pas një kohe refuzoi hapat qetësues dhe tha: Këto dhimbje dhe mundime janë mëshirë prej Allahut. Ato m’i shlyejnë mëkatet dhe m’i ngritin gradat ndërsa leximi i Kur’anit dhe dhikri për mua janë më qetësues se sa ata hapa.
 
Mëngjesin e së premtes, ishte ngritur dhe kishte pyetur njërin nga pacientët: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Edhe dy orë. U shtri edhe pak dhe pastaj pyeti: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Ende ka kohë- iu përgjigj. Dikur kur koha ishte afër, ai u ngrit, mori abdes, e fali sabahun dhe pasi që dha selam, e ngriti gishtin tregues e tha: Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. Ngriti shikimin kah qielli dhe buzëqeshi shumë e pastaj ra i vdekur në shtrat.
 
Meqë kishte lënë amanet që ta pastroja, e pastrova. Pasha Allahun, nuk kam parë trup më të butë, fytyra e tij shndriste. Sikur nuk kishte vdekur fare. Ia falëm xhenazen ndërsa ai që e futi në varr tha se ai shndriste nga nuri dhe se buzëqeshja asnjëherë nuk iu largua.
 
Pas disa javësh e takova njërin nga vëllezërit e tij. Përgëzohu o hoxhë, durimi i vëllait tim dhe qëndrimet e tij madhështore si dhe vendosmëria e tij gjatë sëmundjes kanë qenë shkak i udhëzimit tim, të babait tim dhe të vëllezërve të mi. Allahu e pastë mëshiruar vëllain tonë!
 
Mësimet e tregimit:
 
Aq sa mbahet njeriu për feje dhe për gjërave që ia forcojnë lidhjet me Allahun, ai po aq gjen lumturi, kënaqësi dhe bindje, me të cilat i bën ballë fatkeqësive dhe brengave të kësaj bote.
 
Vendosmëria gjatë sprovave është mirë dhe në dobi edhe të tjerëve.
 
Fatkeqësia është e caktuar dhe nuk mund të kthehet mbrapsht porse është mirë që ajo të pritet me durim dhe pajtim në mënyrë që të jetë shpërblim.
 
Jeta e vërtetë është jeta e shpirtrave e jo ajo e trupave andaj të mos e neglizhojmë këtë.
 
Njeriu nuk guxon ta shesë ahiretin e tij për ndonjë haram apo marrëdhënie të ndaluar ngase dynjaja, sado që të ketë kohëzgjatje, ajo prapë ka jetë të shkurtër, dhe sa do që të hijeshohet, ajo prapë është e shëmtuar.
 
Vizita e spitaleve dhe të sëmurëve të jep mësim për jetë.
 
Ne duhet të marrim mësim nga fatkeqësitë që ndodhin rreth nesh dhe duhet të nxitojmë që të pendohemi tek Allahu që të mos na vjen vdekja befasisht.
 
 
 
Burimi: www.denana.com
 
Hoxha: Abdurrahman es-SAVI
 
Përgatiti: Shamil b. IBRAHIM
 
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013