Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
“LAICIZMI” NË FJALORIN POLITIK TË ENVER HOXHAJT

Paqartësive rreth definimit të laicizmit iu kanë kontribuar shumë edhe deklaratat e herëpashershme të Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhajt. Si nikoqir i organizimeve për fenë dhe rolin e saj, siç ishte rasti me konferencën ndërfetare në maj të këtij viti, pastaj programin dyjavor në bashkëpunim me “Tony Blair Faith Foundation”, Balkan Institute dhe Universitetin e Prishtinës në gusht të po këtij viti dhe  tash së fundi (dhjetor 2013) takimi me ambasadorin izraelit në Beograd me rastin e hapjes së javës së filmit izraelit, të cilit iu dha ngjyrë fetare ani pse kishte karakter kulturor, Enver Hoxhaj, nuk harron të përmbyllë fjalimet e tij me refrenin monoton: “ne jemi shtet laik.” Bile, ai i ka dhënë vetës të drejtë që ta shpallë “përjetësisht” si shtet laik([1]), këtë gjë që disa media ia kanë interpretuar me të drejtë si “garantim.”([2]) Madje disa media, këtë e përkthyen në formën që synohej: “Hoxhaj: Kosova – kurrë shtet fetar”([3])
  1. Por, çfarë në të vërtetë kuptohet nga laicizmi i Hoxhajt?
  2. A është ai “neutral” ndaj feve, siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës, respektivisht nenin 8 të saj?
  3. “Neutraliteti” a nënkupton trajtim të paanshëm të komuniteteve fetare?
Unë, personalisht, dyshoj në këtë neutralitet të Ministrit Hoxhaj. Vetes po i jap të drejtë për këtë dyshim, jo duke patur bazë vetëm deklaratat, por edhe praktikat e Ministrit Hoxhaj. Janë këto dy pyetje e fundit, përgjigjet e të cilave hedhin dritë mbi çështjen e ngritur nga pyetja e parë, pra laicizmin e Ministrit Hoxhaj. Urimet e Hoxhajt për Papën e Vatikanit, i cili vazhdon ta refuzojë njohjen e Kosovës si shtet, prania e tij në Kishë me rastin e festave të ndryshme, dhe këto deklaratat e laicizmit të bëjnë të kuptosh sikur për qëllim është vetëm Islami. Sikur me to shfajësohet para të huajve se, nëse ne jemi si popull me shumicë myslimane, siguroheni se ne, megjithatë, jemi laikë.
Nuk mund ta kuptoj pse u desh që ambasadorit izraelit t’ia përsëris këtë refren monoton?! Po kështu, nuk e kam të qartë pse u hiperbolizua kontributi i Izraelit kur dihet që nuk na ka pranuar si shtet?! Ose, lëri të gjitha, a nuk do të duhej që për një javë kulturore të shmangen biseda të tilla? Pse nuk u takua ambasadori me Ministrin e Kulturës por me Ministrin e Jashtëm? Mua nuk më intereson agjenda e tij, le të takohet me kë të do, por jo edhe të jepen deklarata të tilla. Fundja, a jemi ne laikë apo jo, nuk vendos Enver Hoxhaj. Vendos populli.


[1] Hoxhaj: Kosova do të jetë përherë shtet laik, portali www.telegrafi.com, 06.08.2013.

[2] Hoxhaj “garanton”. Kosova gjithmonë shtet laik, portali www.lajmeshqip.com, e martë, 06 Gusht 2013.

[3] Hoxhaj: Kosova – kurrë shtet fetar, www.infoglobi.com, 06/08/2013.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013