Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FUQIA SHËRUESE E QETËSISË

Shkencëtarë preferojnë si metodë shërimi për sëmundjet e zemrës heshtjen dhe të folurit me zë të ulët, veçanërisht në këtë kur problemi i ndotjes akustike është përkeqësuar...
Sipas European Heart Journal, në një studim që është kryer tash së fundmi, është vërtetuar se zhurma dhe zërat e lartë lodhin zemrën ndërsa shtojnë rrezikun e goditjes së saj prej ndonjë sulmi për 50%. Tek gjinia femërore, pasojat janë edhe më të mëdha. Në të vërtetë, kjo përqindje e rrezikut të goditjes së zemrës nga sëmundjet është 300%.
Dr. Stefan Willich vërteton këtë dhe thotë se sa herë që zërat të jenë më të larta, gjithnjë e më shumë rritet ndikimi negativ në zemër. Shkencëtarët kanë vërtetuar pasojat dhe ndikimin e madh negativ që zëri i lartë ka për njeriun. Ai humb koncentrimin, shkakton stres dhe çrregullim të gjumit si dhe shkakton probleme në sistemin imunitar të njeriut. Për këtë shkak, ata të[heqin vërejtjen ndaj zërave të lartë, veçanërisht muzikës.
Të gjithë zërat e lartë, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë: muzikë, zhurmë aeroplanësh, zhurmë uzinash, etj, ndikojnë negativisht në zemër. Ata rrisin tensionin e gjakut, shkaktojnë çrregullime në gjumë si dhe defekte në mbamendje – memorie. Shkencëtarët këshillojnë që gjatë bisedave të shmangim zërin e lartë ndërsa, mundësisht, të ikim nga ambientet ku ka zë të lartë, sidomos kur ai është zë i muzikës. Po kështu këshillojnë edhe largimin nga zonat e aeroporteve dhe uzinave të zhurmshme ngase ato janë shkak për jetëgjatësi të shkurtër.
Mrekullia kur’anore në trajtimin e zhurmës
  1. Kur’ani na urdhëron për përulje, sidomos në namaz. Përulja nënkupton qetësinë dhe meditimin e domethënieve të ajeteve kur’anore. Ulja e zërit është bërë për të qenë koncentrimi në nivel gjatë leximit ose dëgjimit të ajetit. Thotë Allahu: "Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.“ (el-A’rafë, 204)
  2. Për tua mësuar edukatën me të Dërguarin e Allahut [alejhis salatu ves selam], Kur’ani urdhëron Sahabet që të ulin zërin kur të flasin me të. "O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.“ (el-Huxhurat, 2)
  3. Kur’ani na ka urdhëruar që të mos ngremë zërin lartë gjatë të folurit. "Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.“ (Llukman, 19)
  4. Zëri i lartë është përdorur si mjet ndëshkimi. Shumë popuj janë shkatërruar me zë-bërtima të larta. Shkencëtarët thonë se përsëritja e një zëri të lartë në një vend të caktuar mund të jetë me pasoja fatale për njerëzit që e dëgjojnë. Allahu i Madhëruar, në lidhje me ndëshkimin nëpërmjet zërit, thotë: "Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.“ (el-Mu’minune, 41)
Ja, kështu shkencëtarët tërheqin vërejtjen nga ajo që sot quhet ndotja akustike duke bërë thirrje që për të ruajtur zemrën nga sëmundjet të përzgjidhen për banim zonat ku zërat janë më të ulët.
Kur’ani Famëmadh ka vërtetuar këtë gjë kur ka tërhequr vërejtjen ndaj ngritjes së zërit: “dhe ule zërin tënd”, andaj, i falënderuar qoftë Allahu për mirësinë e Islamit!!!  
Autor: Abdudaim el-Kehil
Përshtati: Sedat Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013