Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TA TRAJTOSH NJË TË SAPO PENDUAR?

  1. Shumë nga thirrësit dhe vepërmirët hutohen dhe ndihen sikur janë në konfuzion se si ta trajtojnë një të sapo penduar. Për të patur një qasje sa më efektive dhe një sjellje sa më produktive, në vijim do tua prezantoj disa propozime:
  2. Mirëpritja e pendimit të tij.
  3. Buzëqeshi atij.
  4. Përkujtoja mirësitë e pendimit dhe atë se edhe Allahu i Madhëruar gëzohet me pendimin e tij.
  5. Lutu që Allahu i Madhëruar ta forcojë në rrugën e fesë.
  6. Vizitoje në shtëpi.
  7. Furnizoje me materiale fetare që i përshtaten nivelit të tij në fe.
  8. Shkëmbe numrat e telefonit me të, që vazhdimisht të dëgjohesh me të dhe të jesh në kontakt.
  9. Nxite për të nxënë dije fetare.
  10. Binde se duhet të përzgjedhë vetëm shoqëri të mirë.
  11. Po pate mundësi, dërgojë në Umre për vizitë vendeve të shenjta.
  12. Merre të të shoqërojë në vizita me karakter fetar.
  13. Nderoje duke e ftuar në ndonjë drekë apo darkë.
  14. Sillu mirë dhe butë me të.
  15. Bliji ndonjë dhuratë.
  16. Binde që të largohet nga injoranca dhe imazhet e saja.
  17. Interesohu për gjendjen e tij materiale dhe ndihmoji.
  18. Vizitoje punëdhënësin e tij dhe kërko prej tij që ta ketë në konsideratë.
  19. Vizitoni së bashku vendet ku bëhet pastrimi i kufomave, ngase kjo ndikon që ai të pendohet dhe më shumë.
  20. Vizitoni të sëmurët në spitale që të bindet për mirësinë e madhe të shëndetit.
  21. Shkëmbeni vizita familjare.
  22. Këshilloje mirë ngase kjo e forcon në fe.
  23. Njoftoje me hoxhallarë dhe thirrës sepse të qenit në kontakt me ta i ndihmon të forcohet në rrugën e fesë.
  24. Vazhdimisht shkëmbe vizita me të dhe mos u shkëputni sepse kjo ndikon keq tek ai.
  25. Mësoja fenë gradualisht sepse po deshe t’ia mësosh të gjitha përnjëherë do ta rëndosh shumë.
  26. Merre me vete në ligjërata dhe takime fetare.
  27. Mos ia përmend çështjet fetare të cilat janë diskutabile tek dijetarët.
  28. Tregoji se të qëndruarit i fortë në fe kërkon durimin parasë gjithash dhe se sprovat janë të pashmangshme në këtë rrugë.
  29. Shpjegoja dallimin e madh ndërmjet ëmbëlsisë së besimit dhe kënaqësisë së mëkatit.
  30. Përtërije nijetin tënd në raport me trajtimin dhe mirësjelljen ndaj tij. dije se sinqeriteti do të të sjell bereqet të madh në këtë drejtim.
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013