Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LIRIA E SHPREHJES SË MENDIMIT – RREGULLAT DHE DISPOZITAT

ORGANIZATA E KONFERENCËS ISLAMIKE
AKADEMIA E FIKUT ISLAM
Vendimi nr. 176 (2/19)
LIRIA E SHPREHJES SË MENDIMIT – RREGULLAT DHE DISPOZITAT
 
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, ndërsa përshëndetjet me paqe dhe mëshirë për janë për zotërinë tonë, Muhammedin, vulën e profetëve, familjen dhe të gjithë shokët e tij!
Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam i dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, në sesionin e nëntëmbëdhjetë të mbajtur në Sharikah, EBA, ndërmjet datave 1/5 xhumade-l-ula 1430 / 26-30 prill 2009, pas shqyrtimit të hulumtimeve të prezantuara në Akademi përkitazi me të drejtën e të shprehurit – rregullat dhe dispozitat si dhe pas dëgjimit të diskutimeve rreth temës në fjalë, merr vendim si më poshtë:  
Së pari, qëllimi me ‘lirinë e shprehjes së mendimit’ është disponimi i njeriut me vullnetin për të bërë publike atë që ai e sheh si të drejtë dhe dobiprurëse për të dhe shoqërinë, pavarësisht se a ka të bëjë me çështje personale (si individ) apo me çështje të përgjithshme (kolektivit-shoqërisë.)
Së dyti, liria e shprehjes së mendimit në kuadër të kritereve fetare është e drejtë e garantuar në Islam.
Së treti, kriteret më të rëndësishme përkitazi me ushtrimin e të drejtës së shprehjes së mendimit:
  1. E drejta e shprehjes së mendimit nuk nënkupton lirinë për të abuzuar me diç që prek jetën, nderin, reputacionin apo pozitën kulturore të tjetrit, si: fyerja, përbuzja dhe tallja, si dhe publikimi i saj, pavarësisht se me çfarë mjetesh bëhet.
  2. Objektivizmi, sinqeriteti, ndershmëria si dhe zhveshja nga ndikimi i epshit.  
  3. Përgjegjësia dhe ruajtja e interesit dhe vlerave shoqërore.
  4. Që mjeti i shprehjes së mendimit të jetë legjitim, ndryshe, edhe nëse mendimi është i saktë por nuk i është përmbajtur këtij kriteri, gjegjësisht ka përdorur ndonjë mjet të dëmshëm apo që prek nderin dhe vlerat, ndalohet. Qëllimi nuk e arsyeton mjetin jolegjitim.
  5. Që qëllimi parësor nga shprehja e mendimit të jetë kënaqësia e Allahut dhe shërbimi i ndonjë interesi të muslimanëve, privat apo publik qoftë.
  6. Që të kihen në konsideratë rezultatet dhe pasojat, të cilat mund të jenë shkak që të mos ushtrohet e drejta e shprehjes së mendimit. kjo nënkupton që të vihet në funksion rregulli i balancimit ndërmjet dobive dhe dëmeve dhe peshimit të tyre ndaj njëri tjetrit.
  7. Që mendimi i shprehur të ketë mbështetje të dokumentuar. Duhet shmangur thashethemeve duke iu përmbajtur fjalës së Allahut: "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (el-Huxhurat, 6)
  8. Që liria e shprehjes së mendimit të mos nënkuptojë në asnjë rrethanë blasfeminë apo sulmet ndaj fesë, riteve, ritualeve dhe shenjtërive të saj.  
  9. Që liria e shprehjes së mendimit të mos ketë epilog prishjen e rendit të përgjithshëm të Ummetit dhe përçarjen ndërmjet besimtarëve.
Më tej, Akademia propozon si në vijim:

  1. Garantimi dhe ruajtja e lirisë së të shprehurit, e cila përkon me fenë dhe është e konsoliduar sipas saj si dhe i përmbahet përgjegjësive përkatëse, duke miratuar ligje dhe masa mbrojtëse konkrete.   
  2. Funksionimi i të gjitha mjeteve të mundshme për të ndaluar përdorimin e lirisë së shprehjes së mendimit si mjet për fyerje dhe blasfemi në raport me parimet fetare apo përçarjen e muslimanëve.
  3. Aplikimi i konventave ndërkombëtare përkitazi me lirinë e shprehjes, gjegjësisht, vënia në jetë e kushteve përkatëse të cilat ndalojnë blasfeminë ndaj fesë dhe personaliteteve të saja, duke shmangur apo përjashtuar dualizmin që aplikon komuniteti ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve islame dhe çështjeve tjera.   
  4. Shtetet islame duhet të bashkëveprojnë për të nxjerrë një ligj ndërkombëtar, i cili do të kujdesej dhe do të ruante ndjenjat dhe shenjtëritë fetare nga cenimet, përqeshja dhe shtrembërimi i tyre nën thirrjet për -kinse- art apo liri të shprehjes së mendimit, etj.
Zoti e di më së miri!
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013