Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RUAJTJA E REPUTACIONIT TË MIRË TË MYSLIMANËVE SI PJESË E BAZAVE TË FESË

Dr. Xhafer Idris
 
Zemrat e njerëzve dashamirës nga e tërë bota vazhdojnë ta duan Islamin ngase e kanë gjetur fe të së vërtetës dhe drejtës.
"
Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.” (El-En’amë, 115)
Për këtë shkak, urtësia absolute e Allahut të Madhëruar, ka paraparë që në legjislativin e Tij të mbyllë çdo vrimë të mundshme prej nga do të depërtonte çfarëdo lloj mëdyshje që do të vinte në dyshim veçimin e fesë së Tij me këto vlera (vërtetësia dhe drejtësia) për ta bërë kështu të duket para njerëzve sikur të jetë fe që përmban të kotën dhe përkrah të padrejtën.
Për të ruajtur imazhin e bukur tek njerëzit dhe mendimin e tyre të mirë për të, Islami është kujdesur që të ndalojë çfarëdo fjale a vepre që në një apo formë tjetër shtrembëron këtë imazh, qofshin ato madje edhe të ligjshme. Por, disa nga muslimanët fetarinë e kanë tkurrur në diç të pakëndshme, kuptimisht e shfaqin si të trashë si dhe nuk kanë dert se çfarë thonë ose ndiejnë jomyslimanët për ta. Madje, mendojnë se janë pikërisht këto gjëra që dëftojnë mbajtjen e fortë për feje, edhe pse në të vërtetë kjo shfaq trashësinë e tyre, moskuptimin e fesë, e madje edhe pengimin e njerëzve që ta pranojnë atë.
Çfarë thonë të këtillët për fjalën e Allahut: "... E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë)...“ (El-Fet’h, 25)
Në këtë ajet, Allahu ua shpjegon besimtarëve arsyen pse i ndaloi të hyjnë në Qabe për t’i luftuar armiqtë nga idhujtarët. Në Mekkë atëbotë kishte disa që ishin bërë myslimanë por këta (muslimanët në Medinë) nuk e dinin, kështu, sikur t’i sulmonin idhujtarët, ndoshta do t’i vrisnin dhe disa nga vëllezërit e tyre pa e ditur se ata janë bërë myslimanë. Atëherë, çfarë do të ndodhte? Idhujtarët do të thonin se muslimanët nuk kursejnë nga lufta madje as vëllezërit e tyre dhe ndoshta kjo gjë do të përhapej tek njerëzit dhe do ta merrnin për të vërtetë. Do të ishte një turp i madh. E, për të mos ndodhë kjo vepër e shëmtuar, Allahu i ndaloi besimtarët nga ajo që, parimisht është e ligjshme, por që në rast të kryerjes së saj do të kishte epilog këtë turp që do t’i atribuohej muslimanëve.
Të këtillët si e kuptojnë hadithin e të Dërguarit të Allahut: "Që të mos flasin njerëzit se Muhammedi i mbyt shokët e vet!
Këtë fjalë Muhammedi [alejhis salatu ves selam] e tha kur disa nga shokët e tij i propozuan të vriste hipokritët. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] nuk u arsyetua pse nuk po merrte mendimin me faktin se ata nuk e meritojnë vrasjen porse vrasja e tyre do të shtrembëronte imazhin e Islamit tek njerëzit. Hipokritët, sipërfaqësisht, shtireshin sikur shokë të Muhammedit [alejhis salatu ves selam], kështu që mbytja e tyre do të dukej sikur mbytje e shokëve të tij dhe, një feje që ngritet mbi themelet e së vërtetës dhe drejtësisë, nuk i ka hije mbytja e ithtarëve të saj.
Sikur kjo çështje t’i lihej në duar disave që kanë horizont të ngushtë dhe dije të paktë, do të thoshin: “përderisa e vërteta është se ata janë hipokritë, atëherë do t’i vras, pavarësisht se çfarë thonë njerëzit.”
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013