Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
E KA THËNË TË VËRTETËN, EDHE PSE AI ËSHTË GËNJESHTAR

Imam Buhariu transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre [radijAllahu anhu!] se ky i fundit qe caktuar nga Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] për ta ruajtur sadakatul fitrin e mbledhur në Ramazan. Një natë kishte ardhur dikush dhe kishte prekur në ushqim. Kishte futur duart në ushqimin e mbledhur si sadaka. Ebu Hurejre e kishte kapur dhe i kishte thënë se do ta dërgonte për ta gjykuar tek i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam]. Por, ai i qe lutur ta falte ngase ishte i varfër dhe kishte familje. Ai e fali. Megjithëse Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e informoi se e ka gënjyer dhe se do të kthehej prapë, Ebu Hurejre e lironte për shkak të mëshirës që kishte për të varfrit. Kështu ndodhi tri herë. Herën e fundit, Ebu Hurejre ishte i vendosur ta dërgonte tek Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], por vjedhësi i tha se do t’i mësonte diç të mirë nëse do ta lironte. I tha: Kur të shkosh në shtrat për të fjetur, lexoje ajetul kursinë (tespih dovën) ngase do të kesh një ruajtës nga Allahu i Madhëruar kurse djalli nuk do të mund të afrohet derisa të zgjohesh. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] tha: “E ka thënë të vërtetën ndërsa vet është gënjeshtar.” A e di se me kë ke biseduar tre net, o Ebu Hurejre? Ka qenë djalli – i tha Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]. 
Ajo që përfitojmë nga ky hadith është se gënjeshtarët megjithatë ndonjëherë thonë të vërteta. Në këtë kategori, besoj, bën pjesë edhe Miroljub Jevtic. Në lirin e tij të fundit, Islami dhe Shqiptarët (Islam i Albanci), siç citojnë medie të ndryshme kosovare, Jevtiçi duke folur për Islamin ndër shqiptarë ndërsa paraqitet si ekspert, thotë se:
  1. “Liderët shqiptar e urrejnë popullin e tyre dhe çdo gjë shpirtërore siç është feja islame veç që të duken sa më evropian.”
  2. Populli do të zhgënjehet prej tyre: “...sepse janë më se të gjithë pa moral shpirtëror dhe janë plle e ateizmit...”
  3. Islami ruajti identitetin kombëtar: “...çdo gjë autoktone që i ruajti si shumicë nga sllavizmi ishte Islami...”
Këtyre nuk mund t’iu them shpifje.
I.
A nuk janë liderët tanë ata që në vazhdimësi kanë lëshuar akuza të drejtpërdrejta ose të tërthorta për kinse Islamin si faj të dekadencës sonë në kohën kur shumica e raporteve ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen se zhytja e politikës kosovare në korrupsion, mungesa e sundimit të ligjit, krimi i organizuar, papunësia e lartë, janë shkaqet kryesore pse në BE nuk ka gatishmëri për të avancuar në raport me integrimin tonë. Në studime dhe anketa të bëra brenda vendit, politika është parë si burimi kryesor i korrupsionit. Për çudi, as këto nuk kanë mjaftuar që disa politikanë të mos heshtin nga akuzat e tyre për Islamin. E kanë gjetur këtë si një mbulim të dështimeve të njëpasnjëshme të tyre.
Edhe sikur të supozonim se BE nuk na pranon për shkak të Islamit, siç u arsyetua Edi Rama tash së fundi për mosmarrjen e Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE, prapë faji nuk është tek ne. Edi Rama shpjegoi se forcat ekstreme janë ato që kanë bllokuar këtë proces. Pra, faji qenka atje, jo këtu.
II.
A nuk është e vërtetë se populli është i zhgënjyer prej tyre ?! Unë nuk pajtohem me përgjithësimin, ngase kemi politikanë të mirë, por, duke iu referuar vetëm zgjedhjeve të fundit, a nuk pamë se si populli ndëshkoi. A nuk u interpretua ndryshimi i hartës politike brenda Kosovës si pasojë e këtij zhgënjimi?!
Liderët tanë, për dallim nga liderët evropianë, kulturën dhe traditat e të cilëve aspirojnë t’i përvetësojnë, nuk kanë respektuar fenë. E kanë përjashtuar nga çdo rol i mundshëm në shoqëri. Nuk duhet ndonjë filozofi e veçantë për të kuptuar (nuk po them ateizmin por) afetarinë e tyre. Nëse Barak Obama betohet mbi Bibël, përse liderët tanë të mos betohen në Kur’an?! A mos vallë, sikur paraardhësit komunistë që ndërtuan një koncept të veçantë për komunizmin (konceptin më barbarë të mundshëm), duan që versioni i tyre për laicizmin të jetë më i dalluari (lexo: më ekstremi) në botë?!
III.
A nuk është e vërtetë se Islami ka mbrojtur shqiptarët nga ortodoksizmi?! A nuk ka dëshmuar historia rolin e Islamit në ruajtjen dhe kultivimin e identiteti kombëtar?! Si t’i them kësaj e pavërtetë?!

Personalisht, edhe pse nuk më ka rënë ky libër në dorë por vetëm nga ajo që mediet tona kanë shkëputur prej teorisë dhe idesë së shtjelluar në atë libër, arrij ta vërej cinizmin dhe qëllimin e keq të Jevtiçit, ama nuk mund të them, ndonëse me keqardhje, se nuk janë të vërteta.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013