Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BIZNESMENI DHE DY REKATET

Në një intervistë, njëri nga biznesmenët e suksesshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndër tjera rrëfen një rast të veçantë në jetën e tij. Një natë - fillon rrëfimin – ndieja një stres andaj vendosa të dal të shëtis jashtë. Duke ecur në një lagje, pashë një xhami të hapur dhe i thashë vetes: Pse nuk hyj t’i fali dy rekate? Hyra kur ja një njeri ishte kthyer kah kibla kishte ngritur duart dhe lutej. Nga forma se si lutej, e kuptova se kishte një hall. Prita derisa e kreu lutjen  pastaj i thashë: Të pashë tek luteshe, sikur ke ndonjë hall? Po, kam një borxh që më ka lodhur dhe më mbanë të stresuar – më tha.
Po sa është ai borxh?- i thashë.
Katër mijë dërhemë – më tha.
I nxora katër mijë dërhemë dhe ia dhashë. U gëzua dhe më falënderoi ndërsa nuk harroi të lutej për mua. Ia dhashë edhe vizitkartën time dhe i thashë të më vizitonte në zyrën time ose të më telefononte sa herë që kishte nevojë. Mendova se do të gëzohej por u habita nga përgjigja që më dha.
Unë nuk kam nevojë për kartëvizitën tënde. Sa herë që do të kam ndonjë nevojë, do t’i lutem Allahut, do t’i ngriti duart dhe do të kërkoj prej Tij. ai m’i lehtëson punët, sikur që veproi kësaj radhe!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013