Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRTEJ DIMENSIONIT ETNIK TË UNIFKIMIT TË BASHKËSIVE FETARE: DOBITË DHE INTERESAT

Ideja për t’i dhënë ngjyrë etnike bashkëpunimit fetar është e gabuar. Është feja ajo që nuk pranon këtë ngase kështu do të zhvishej nga elementi unifikues ndërmjet njerëzve. Për pasojë, ajo do të humbte këtë rol, për të cilin i detyrohet njerëzimi më së shumti. Të gjithë, pa dallim race, ngjyre, gjuhe, janë bërë robër të Allahut dhe vlera e privilegji ndërmjet tyre janë kushtëzuar vetëm me devotshmëri dhe sinqeritet në raport me fenë. Kështu, çdo thirrje që nuk ka në thelb këtë filozofi të bashkimit të njerëzve, është thirrje fanatike –asabijje, të cilën feja e lufton. Kështu, me këtë dimension fanatik, e kam kuptuar edhe një replikë të Nexhmedin Saqipit që i bëhej një thirrje për një unifikim bashkësish fetare në nivel ballkanik. Thirrjet e tij për ‘kibël kombëtare’ janë të tipit të politikanëve demagogë që kombin e kanë si mjet për të arsyetuar veprimet e tyre të pista.
Për të mos u keqkuptuar, unë nuk jam kundër thirrjes për union të bashkësive fetare shqiptare, por jam kundër përjashtimit të bashkësive islame të etnive tjera. Krijimi i një unioni ballkanas të bashkësive islame do të ishte një ndër hapat më të rëndësishëm që këto bashkësi do të kishin ndërmarrë ndonjëherë. Kjo, konsideroj, për shkak të interesit të të gjitha palëve. Nuk do të kishte humbës. Unioni do të mund të kishte selinë në njërin prej kryeqyteteve tona. Çdo shtet do të kishte një përfaqësues të përhershëm ndërsa udhëheqja -rijaseti- do të ishte me rotacion.
Në vazhdim po paraqes teza se në çfarë do të mund të bashkëpunohej dhe cilat do të ishin dobitë:
  1. Në lëmin fetar, do të mund të mendohej për një dakordim përkitazi me hyrjen e muajit Ramazan, festat fetare, si dhe organizim të seminareve dhe konferencave përkitazi me problemet të cilat na preokupojnë si shoqëri në Ballkan.
  2. Në lëmin arsimor do të mund të mendohej përkitazi me unifikimin e planprogrameve arsimore, për themelimin e një qendre të përbashkët për përgatitjen vetëm të muftinjëve lokalë, siç e ka Turqia, sikur që do të mund të nënshkruheshin memorandume mirëkuptimi ndërmjet institucioneve universitare, në këtë rast FSI dhe fakulteteve islame në Ballkan, që punimet  studimeve të lata të mbrohen para një paneli të formuar prej këtyre institucioneve.
  3. Në lëmin shkencor do të ishte shumë e dobishme që krahas shkëmbimit të kuadrove të themelohet dhe një revistë shkencore, në të cilën do të publikoheshin vetëm punimet e shkollarëve myslimanë, në bazë të të cilave do të mund të bënin dhe ngritjen akademike më pas.
Këto janë vetëm disa nga fushat e bashkëpunimit të mundshëm, e të cilat nuk paraqesin assesi shkrirje të njërës apo bashkësisë tjetër. Do të doja shumë sikur kjo nismë të merrej më seriozisht nga krerët e BI-ve në rajon. Do të ishim të gjithë fitues.
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013