Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHTETI TË MBYLLË BOTA SOT DHE EXPRESSIN PËR NXITJE TË EKSTREMIZMIT

Për javë të tëra u diskutua ligji kundërthënës për dënimin e atyre që marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Mediat, si sponsorë të ligji, nxituan të na sjellin dhe një detaj të tij që parlamenti kinse e paskësh harruar të na e thotë. Ishte kjo shtojca e përfshirjes në dënim dhe të të gjithë atyre që në një apo formë tjetër nxisin për pjesëmarrjen në luftë.  
Megjithëkëtë, mediat nuk na e kishin thënë të gjithën. Ligji ka dhe shtojca tjera, sigurisht të pashkruara por të nënkuptuara për sponsorët. Edhe të gjithë ata që ndihmojnë popullatën siriane me ndihma duhet të trajtohen si nxitës të pjesëmarrjes në luftë. Kështu e kuptova lajmin që pashë në gazetën famëkeqe Express për mbledhjen e ndihmave për Sirinë në një nga xhamitë e Podujevës. Ata duan të na shkëpusin çdo lidhje me Sirinë, madje edhe nëse ato bëhen në emër të humanizmit për të ndihmuar refugjatët dhe shpërngulurit nga shtëpitë e tyre. Madje, shkrimi i fundërrinës Express ishte tendencioz ngase mundohej ta përfshinte BIK-un në akuzën për kinse nxitje të shkuarjes në Siri me pretekstin se këto ndihma u mblodhën në një nga xhamitë e saj. Çmenduri! Djallëzi që as djalli nuk e mendon dot. Zaten, një njeri i urtë ka thënë: “Në të kaluarën djalli i mësonte njerëzit, ndërsa sot mëson prej tyre.”
E, nëse edhe mbledhja e ndihmave ka hapësirë për interpretim djallëzor, çfarë bëjnë Bota Sot dhe Express-i, atëherë edhe ne kemi të drejtë t’i padisim për provokim dhe nxitje të shkuarjes në Siri. Me karaktere prej hienash, pas miratimit të këtij ligji monstruoz, këto dy gazeta qanin me lot krokodili për kinse fatin e fëmijëve dhe grave në Siri. Ja disa nga titujt e artikujve dhe lajmeve që i publikuan pas miratimit të ligjit:
  1. Gjendja e rëndë e refugjatëve sirianë: Më mirë të ishim të vdekur në Siri (Bota Sot)
  2. Video shokuese nga Siria, fëmijët hanë çfarë të gjejnë në tokë (Expressi)
  3. Siri: 4 mijë fëmijë refugjatë pa asnjërin prind (Expressi)
  4. 5.5 milionë fëmijë sirianë në nevojë (Expressi)
  5. Rreth 13 mijë gra janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri (Expressi)
A nuk janë provokues këta tituj lajmesh?!
A nuk mund të interpretohen –gjithnjë sipas logjikës së tyre të qelbur- nxitës të shkuarjes në Siri?
Nëse po, atëherë le t’i ndjek shteti këta maskarenj.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013