Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRBALLË SPROVAVE NË FE

Feja, si ligj hyjnor, e shpallur për të dominuar mbi të kotën, të gabuarën, të padrejtën, gjithnjë ka hasë në pengesa, të cilat jo rrallë kanë marrë edhe trajtë dhune dhe agresioni. Allahu na rrëfen se si ky fat ka përcjellë fenë që nga momentet e para të shpalljes së saj në tokë. Në Kur’an, na rrëfen për Nuhun [alejhiselam], misionin e të cilit e cilësuan si humbje dhe devijim. Thotë Allahu i Madhëruar: “Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!“ (El-A’rafë: 60)
Fat i këtillë e përcolli edhe Hudin [alejhiselam], profetin pasues. Thotë Allahu i Madhëruar:“Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!“ (El-A’rafë: 66)
Kështu, me këtë qëndrim mohues, vetëm se edhe më të vrazhdë, u përball edhe Salihu [alejhiselam], i cili ndonëse iu erdhi me mrekulli të madhe, ua solli devenë e cila doli nga shkëmbi, prapë e mohuan. Thotë Allahu i Madhëruar: “Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?". Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar". 76. Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat".“ (El-A’rafë: 75-76)
Kështu vazhdoi historia. Nuk pati profet dhe as bashkësi fetare që nuk patën sprova, bile nga më të ndryshmet. Një nga imazhet e këtyre sprovave, me të cilat u ballafaquan besimtarët para nesh, para ardhjes së Muhammedit [alejhis-salatu ves-selam] e gjejmë edhe në një thënie profetike, të transmetuar nga sahabiu i nderuar Habbab ibn el-Eretti [radijAllahu anhu] i cili rrëfen t’i jenë ankuar Profetit [alejhis-salatu ves-selam] për persekutimet dhe vuajtjet që ua bënin idhujtarët, ndërsa ai [alejhis-salatu ves-selam], për tua lehtësuar këto dhimbje, iu rrëfeu se sprova në besim është pashmangshme, duke ua sjell një rast nga e kaluara: “Në kohët para jush merrej njeriu, të cilit i hapnin një gropë dhe e vendosnin në të, për t’ia vënë më pas sharrën mbi kokë dhe për ta ndarë në dysh, por kjo nuk e luhaste dot nga feja. Krihej me krahër të hekurt aq sa i ndahej mishi dhe muskujt nga kockat, por as kjo nuk e largonte nga feja e vet. Pasha Allahun, kjo punë (e kësaj feje) ka për tu plotësuar aq sa udhëtari do të udhëtojë nga San’aja në Hadrameut ndërsa nuk do të ketë frikë askënd përveç Allahut të Madhëruar, apo ujkut për kopenë e tij, por, ju po nguteni!”(Hadithin e transmeton Buhariu në Sahihun e tij.)
Pra, sprova, që ka përshkuar popujt para nesh, nuk paskësh të ndalur. Ajo do të na prekë edhe neve, madje, për shkak të asaj me të cilën e përmbylli Muhammedi [alejhis-salatu ves-selam] hadithin, ‘fitorja dhe ngadhënjimi i fesë’, këto sprova do të jenë goxha të rënda. Do të jenë si furtuna. Në këtë kohë testohet besimi ynë. Testohen vendosmëria dhe bindja jonë ne fe. Allahu ka thënë: “Elif, Lam, Mim. 2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.“ (El-Ankebutë: 1-3)
Pra, të jesh besimtarë e të mos sprovohesh, nuk ka mundësi. Të gjithë janë sprovuar. Pasardhësit ideologjikë të popullit mohues të Nuhut [alejhiselam], Hudit [alejhiselam], Salihut [alejhiselam], ende nuk janë shuar. Ata vazhdojnë të përsërisin dështimet e etërve të tyre. Ata do të përsërisin edhe skenarët e tyre: mohimin të shoqëruar me dhunë. Dhe kjo nuk guxon asnjëherë të dobësojë besimtarët dhe aq më pak bindjen e tyre në fe. E dini si ngjajnë këto sprova? Ato i ngjajnë furtunës, e cila e godet tokën, por më thuani kur ka ndodhur që një furtunë të ketë ndarë pjesë hektarëshe nga toka dhe t’i ketë shkatërruar ato?! Nuk ndodhë. Furtuna godet gjësendet mbi tokë. Ato që kanë themele të forta në tokë, mund të luhaten, por jo të shkulen. Ky është shembulli i fesë, sprovës dhe besimtarit. Feja është sikur toka në raport me furtunën. Sado që të jenë të rënda furtunat, asaj nuk mund t’i shkaktojnë gjë. Ndërsa besimtarët e sinqertë janë sikur ato objektet që kanë themele të forta, falë të cilave edhe i mbijetojnë furtunave dhe stuhive. Ata kanë rrënjë të thella në besim. Sprovat mund t’i godasin pamëshirë, por nuk mund t’i thyejnë kurrë. Kjo është ajo që duam tua përcjellim besimtarëve si mesazh. Qëndroni të paluhatur në fenë e Allahut. Lehtësimi vjen pas vështirësisë. Le të mos iu luhasin akuzat dhe shpifjet e injorantëve ndaj fesë. Përkujtoni se feja është fjala e Zotit, Krijuesit, Atij, që na ka krijuar dhe tek i Cili është kthimi ynë. Mos harroni se për durimin, qëndresën dhe sakrificën tuaj sihariqoheni ende pa dalë nga kjo botë. “E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.“ (Fussilet, 30)
Vazhdoni të besoni fuqishëm në premtimet e Allahut dhe të Dërguarit të Tij se e ardhmja i takon fesë.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013