Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË VËRTETAT QË TËRBUAN GJERGJ METËN

Fakti se myslimanët, si komuniteti më i madh fetar në trojet shqiptare, kanë meritat më të mëdha për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërfetare, është i njohur por jo edhe i mirëpritur për të gjithë. Bile disa, jo vetëm që nuk ndihen mirë porse nuk kursehen as edhe nga shprehja e mllefit dhe mërisë ndaj këtij fakti. Një prej këtyre është dhe Gjergj Meta, i cili siç duket simpatinë ndaj bashkëvendësve të tij myslimanë të shprehur në një shkrim të mëhershëm e kishte patur vetëm retorikë boshe. Mirënjohjet dhe fjalët miradije të dy figurave në Shqipëri, njëri nga politika dhe tjetri nga shkenca, për kontributin e komunitetit më të madh fetar në vend, myslimanëve, e kishin shqetësuar tejmase. Fjala është për Ministrin e  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zt. Erion Veliaj, i cili në programin e “Profeti Muhamed a.s. -Krenaria e Njerëzimit” tha: “Ka një perceptim të gabuar që Komuniteti Mysliman është produkt i tolerancës, por në fakt Komuniteti Mysliman nuk është produkt i tolerancës, por toleranca është produkt i myslimanëve shqiptarë.”
Si dhe për fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Jorgo Bulo me rastin e promovimit të një libri për fenë në Shqipëri të një profesori italian:
Nëse flasim për tolerancë dhe harmoni ndërfetare në Shqipëri, kjo nuk është meritë e pakicës së krishterë, por natyrisht meritë e shumicës, që i përket komunitetit mysliman të popullit shqiptar.”
Thënë të drejtën, nuk është se ne e zbuluam këtë fakt nga fjalët e tyre, këtë e kemi thënë dhe proklamuar disa herë, madje në Kosovë para pak muajsh këtë e ka thënë Prof. Dr. Fahrush Rexhepi në një emision televiziv në KlanKosova. Ajo që është shqetësuese këtu ka të bëjë me mungesën e sinqeritetit në kultivimin e raporteve. Gjergj Meta merr shkas nga këto fjalë dhe për të demaskuar veten, për të parë se prapa atyre fjalëve për simpati dhe dashuri ndaj bashkëkombasëve të tij myslimanë fshihen mëria dhe inati. Madje jo vetëm kaq, ai i hyn një analize të pathuktë dhe tendencioze. Përfshinë edhe  atë që në opinion është hedhur hipokrizisht si problematikë historike, përhapjen e Islamit në vendet tona, duke sjellë në një vijë paralele perandorinë osmane me komunizmin. Ai, për dallim nga të gjithë, merr qëndrim tjetër dhe thotë se meritat i ka pakica e krishterë, të cilët kanë ikur nëpër male dhe janë strukur nëpër shpella për ta ruajtur kinse traditën kombëtare. E keqja e kësaj është se ajo që kuptohet nga brendësia e rreshtave të shkrimit të tij tingëllon sikur të tjerët, shqiptarët myslimanë, janë tradhtarë, të ligë, të nënshtruar, sepse ata e pranuan fenë. Është dokumentuar tashmë edhe historikisht se feja islame ka meritat për ruajtjen e kombit shqiptarë dhe hapja e debatit për këtë do të ishte vetëm humbje kohe.
Një tjetër gjëje që Gjergji i referohet për të mbështet tezën e tij është shtjellimi etimologjik i tolerancës. Qëndresën dhe bartjen e peshës, siç e shpjegon gjuhësisht fjalën tolerancë, e kanë bërë të krishterët. Ky mbase nuk është kriter shkencor. Dijetarët janë të mendimit se domethënia terminologjike mbizotëron mbi atë etimologjike dhe ne, përderisa jemi duke trajtuar një çështje fetare, i referohemi terminologjisë fetare. Se toleranca ndër shqiptarët ka rrënjë islame mund të dëshmohet duke iu referuar mësimeve islame. Toleranca është parim dhe virtyt islam. Në fe nuk ka dhunë. Pikërisht, historianët që kanë një prirje për të gjykuar drejt, kanë marrë për bazë këtë parim “në fe nuk ka dhunë”, për të dëshmuar tolerancën fetare islame në përhapjen e Islamit në vendet tona.  
Madje,e dhe po ta elaboronim problemin nga kuptimin etimologjik, nuk është mençuri të thuhet se një pakicë e vogël kanë ruajtur kombin. Faik Konica jo rastësisht ua ka kujtuar shqiptarëve se po të mos ishim myslimanë, ndoshta do të ishim më shumë, ama jo shqiptarë.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013