Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
30 VITE PRITJE PËR TË PRANUAR ISLAMIN

Zyra për Predikim, Udhëzim dhe Edukim të Pakicave në Ahsa
 
Damah është një zonjë 55 vjeçare nga Shrilanka. Në Arabinë Saudite ka dekada që ka punuar si shërbëtore. Historia e saj me Islamin është rrëfim për një sakrificë dhe pritje përplot ankth. Detaje nga ky rrëfim u zbuluan me rastin e pranimit të Islamit nga ana saj. Ishte të qarit e saj ajo që i bëri të gjithë të qajnë dhe të pyesin për rrëfimin e saj. Pronarja e shtëpisë në të cilën kishte punuar dhe e cila ishte prezent në këtë ceremoni zbuloi këto detaje. Që në fillim kur ka ardhur kishte shfaqur simpatinë e saj ndaj Islamit. Kishte ngelë e mahnitur me mirësitë e fesë dhe trajtimin tonë. dëshironte ta pranonte Islamin por presioni familjar ishte një barrierë e pakalueshme për të. I vdiq nëna por puna nuk ndryshoi shumë, pasi që babai i saj ende ngulte këmbë se ajo duhet të vazhdonte me fenë e saj të vjetër. I vdiq edhe babai ndërsa tashmë ai që i bënte presion ishte burri. Problem tjetër ishte se ajo tashmë nuk ishte në Arabinë Saudite. Sikur çdo derë i ishte mbyllur por jo edhe ajo e qiellit. Ajo e luste Allahun çdo natë që t’ia mundësonte kthimin prapë në Arabinë Saudite. I vdiq burri ndërsa kjo ishte në moshën 55 vjeçare. Si do të vinte në Saudi kur mosha e saj nuk është më për punë? Por, kur Allahu dëshiron diç, i krijon edhe kushtet. Ajo erdhi në Saudi dhe pas plot 30 vite pritjeje, e pranoi Islamin. Lotët nuk mund t’i mbante nga gëzimi që nuk vdiq pa pranuar Islamin.
 
O Zot i Mëshirshëm,
Neve që kemi këtë fe të bukur, mos na vdis ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë!
 
Burimi:
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013