Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NJERIU QË QESHI PAS VDEKJES SË TIJ

Imam Neveviu [rahimehullah] duke folur për transmetuesit e hadithit të njohur: “Mos gënjeni ndaj meje sepse ai që gënjen ndaj meje hyn në zjarrë.”, përmend tabiun kufas Reb’ijj ibni Hirashin, për të cilin thotë se është vëllai i Mes’udit që foli pas vdekjes. “Reb’ijju –vazhdon Imam Neveviu- është një tabiin i madh, nuk ka gënjyer kurrë. Është betuar se nuk do të qeshë derisa ta merr vesh – kuptojë se ku do të jetë fati i tij (në Xhennet apo në Xhehennem). Nuk ka qeshur vetëm se pas vdekjes së tij.” [Sherhu Sahihi Muslim, 1/67.]
Një shembull i një devotshmërie kulminante. Një njeri, sinqeriteti i të cilit mund të kuptohet edhe nga kjo koincidencë e bukur e transmetimit të këtij hadithi me këtë tipar të karakterit të tij. Një shembull nga gjeneratat e para për përkushtimin në fe. I është betuar Allahut të Madhëruar se do të ruajë pastërtinë e gjuhës e cila shqipton fjalën më të dashur, thënien më të mirë, fjalën e pastër, shehadetin, dhe se nuk do ta njollosë atë kurrë me fjalën e keqe, atë që Allahu e urren dhe për shkak të së cilës njeriun mund ta shlyejë nga regjistri i të sinqertëve.
E di se dikujt mund t’i duket si jonormale, e pakapshme, jobindëse. Të gjitha këto i kuptoj për shkak se jetojmë në kohën kur hipokrizia ka mbuluar qiellin e sinqeritetit, kur gënjeshtra është kryefjalë  bisedave tona, kur mashtrimi dhe mos përmbushja e premtimeve është imazhi më i theksuar i shoqërisë, andaj për këtë shkak këto gjëra duken dhe janë të pamundshme. Por në atë kohë, këto kanë qenë të njohura. A nuk sheh se Imami përmend se nga familja e këtij burri të madh ishte edhe vëllai i tij, Mes’udi, ai që foli pas vdekjes.
Ata kanë qenë burra të bindur në fjalët dhe premtimet e Allahut, për këtë shkak edhe kanë hyrë në histori si legjenda. Iu ka mjaftuar Allahu dhe vetëm kënaqësinë e Tij e kanë kërkuar. Për këtë shkak, sinqeriteti i tyre ka qenë produktiv edhe pas vdekjes së tyre.
O Allah na bë prej të sinqertëve!
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013