Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Në Ramazan

Ë RAMAZAN
 
Në Ramazan
 
Mbylli portat e mërisë sate
Dhe trokit në dyert e mëshirës dhe dashurisë
Mëshiroje të afërmin, duaje të largëtin
Në fushën e mëkateve mbill trëndafila
ndërsa tokën e zezë të shpirtit shkatërroje
 
Në Ramazan
 
Përshëndete zemrën tende
Buzëqeshi vetes sate
Pajtohu me vetveten
Liroji pengjet e pikëllimit
dhe brengave mësojua fluturimin larg teje
 
Në Ramazan
 
Mblidhe veten
Bashko pjesët tua të shkapërderdhura
Afrohu tek ëndrrat e tua të largëta
Zbulo thesaret e brendësisë sate
dhe diskualifikoje shpirtin shtytës për në të keqen
 
Në Ramazan
 
Përpiqu sa të mundesh
Pastroje zemrën para trupit
Gjuhen para duarve
Tentativat e tyre për prishjen e agjërimit tënd zhduki, dhe
Ke kujdes të jesh prej atyre që “shpërblim” të agjërimit kanë urinë dhe etjen.
 
Në Ramazan
 
Nxito kah të mirat
Shmangu të keqes
Bëhu bamirës, dhe
Iki përgojimit që të mos bësh iftar me mishin e vëllait tënd të vdekur…
 
Në Ramazan
 
Iki supozimeve
Mos shqetëso ata që të shqetësuan ty
Mos bë padrejtësi ngase ajo kushton shumë në Botën e Amshuar
 
Në Ramazan
 
Shkruajua nga një letër keqardhje atyre që lejnë në ndërgjegjen tënde,
Atyre që të shqetësojnë në gjumë dhe që mbjellin plagët e tyre në gjelbërimin e memories tënde, dhe këtë për shkak të ndjenjës sate se ti një ditë iu ke shkaktuar dhimbje…
 
Në Ramazan
Hape zemrën tënde të mbyllur me çelësa të tolerancës
Trokiti dyert në mes teje dhe tyre
Saksitë e luleve vendosi në prag të tyre
Kurse zonat mes teje e tyre mbaji përherë të bardha
 
Në Ramazan
 
Përkujtoji ata që përjetuan Ramazanin
Ndërsa tani janë “in memoriam”
Duke lënë pas vetes kujtime të hidhura
Dhe sa herë kalon pranë (varreve të) tyre apo memoria t’i kujton, vetëm sa mbushesh pikëllim
 
Në Ramazan
 
Dialogo me veten tënde shumë
Udhëto në thellësitë tua
Hulumto për vetveten
Kërkoji ndjese apo ndihmoji të kërkon ndjesë…
 
Në Ramazan
 
Kujtimet e hidhura shlyeji sa të mundesh
Mos hulumto për plagët e tradhtisë në shpinën tënde
Mos numëro dështimet tua me ta
Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjeve
Mos e dëno veten me kamxhik të keqardhjes
Kërko falje për ata që të tradhtuan, të humbën, të devijuan, të mashtruan, të mbytën, të përgojuan ndërsa vitet e gjata nuk arritën dot të ndërmjetësojnë.
 
Në Ramazan
 
Mbylli sytë që të arrish madhësinë e begatisë së shikimit;
Që të përkujtosh varrin, errësirën, vrazhdësinë dhe dënimin e tij;
Që të përkujtosh të dashurit që shkuan e pas vetes lanë pikëllime sa është gjatë toka dhe plagë sa është gjerë qielli;
Që të përkujtosh të kaluarat e hidhura që të mbysin sa herë t’i kujtosh;
Që të përkujtosh çastet e lumtura, gjelbërimin e të cilave e kapërdiu pikëllimi…, dhe
Nëse nuk mund të qashë atëherë shtiru se qanë ndoshta Allahu i Madhëruar të fal ty dhe ata!
 
Burimi: http://www.twbh.com/articles.php?ID=5268
Përshtati në shqip: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013