Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUR’ANI, A FTON NË DHUNË DHE TERROR?

Na lejoni t’i përgjigjemi disa pretendimeve (të rrejshme) se kinse Islami është fe e dhunës dhe vrasjes.
Skeptikët dhe dyshuesit pretendojnë se kinse Profeti Muhammed [alejhiselam] e paskësh shkruar Kur’anin ku paska shtruar idetë e tij që thërrasin për në dhunë, vrasje dhe terror/frikësim.
Këtë pretendim të gabuar dhe gjithsesi të rrejshëm do të mundohemi ta zhvleftësojmë shkencërisht dhe këtë nëpërmjet vërtetimit të faktit se Kur’ani është absolutisht libri që fton më së shumti për mëshirë dhe tolerancë.
Nëse meditojmë ajetet kur’anore do të gjejmë se emri err-Rrahim (Mëshiruesi) është përmendur hiç më pak se 115 herë në Kur’an; emri el-Gafur (Falësi) 91 herë përderisa fjala Muntekim (hakmarrësi) është përmendur vetëm 3 herë ndërsa fjala dhunë (el-unfu) nuk është përmendur as dhe një herë të vetme në Kur’an. Ndoshta shumë do të ngelin të habitur kur të mësojnë se fjala terror/frikësim (irhab) është përdorur vetëm një herë, dhe atë në ajetin 60 nga kaptina el-Enfalë: "E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. اkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë.
Ajo që mund të vërejmë është se ajeti ka ardhur në kontekst të luftës dhe ne, lirisht, mund të konstatojmë se Kur’ani e ka përmendur vetëm një herë frikën dhe atë përballë armikut. Çështja e përmendjes së frikës përballë nuk është argument për dhunën. Çdo libër në shkencat ushtarak përdor shprehje si frika, armiku, sulmi,përgatitja, ballafaqimi, rezistenca, ushtrimet, stërvitjet, dhe këto nuk interpretohet si dhunë apo mungesë tolerance.
Siç po shohim, Kur’ani në mesin e 6236 ajeteve, në vetëm një prej tyre ka bërë thirrje për të realizuar përgatitjen e duhur për ballafaqim me armikun, por, për çudi, këta skeptikë e injorantë kanë anashkaluar këto gjashtëmijë ajete dhe i janë qasur vetëm këtij ajeti për të argumentuar me të kinse kundër vet Islamit. Kjo nuk është aspak racionale.
Nga mditimi i Kur’anit mund të shkëpusim dhe argumente tjera që zhvleftësojmë teorinë e tyre. P.sh. shumica e ajeteve kur’anore ku trajtohet lufta bëjnë thirrje për mbrojtje, e drejtë kjo natyrore e njeriut. Po të supozonim se Islamit është përhapur me shpatë, atëherë si u bë që në botë kemi 1 miliardë e shtatëqind milionë myslimanë?!
Këtu lind pyetja: Nëse Islami thërret në dhunë dhe frikë, atëherë si ndodhë që shumica absolute e muslimanëve janë paqësorë?! Shih myslimanët e Evropës, Amerikës, Australisë, Indonezisë, Malajzisë, Indisë, Turqisë, janë paqësorë dhe tolerantë.
Akuzimi i Islamit për dhunë mbetet rubikon i vënë nga injorantët që nuk kapërcehet kurrë.
 
Autor: Abdu-d-daim el-KEHIL
Përshtati: Sedat ISLAMI
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013