Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUR ËSHTË BËRË ISLAMI PËRÇARËS NDËRMJET BESIMTARËVE?!

Prej gjërave për të cilat besimtarët i detyrohen fesë është edhe uniteti ndërmjet tyre. Në shumë vende në Kur’an dhe në Sunnet, Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij ua kanë përkujtuar besimtarëve këtë gjë si një mirësi, jo vetëm për të falënderuar për të, por edhe për t’iu kthyer asaj si një referencë me potencial bashkues dhe unifikues deri në amshim. Thotë Allahu: "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.” (Ali Imran, 103)
Mirësia e (ni’meti i) Allahut është kjo fe, e cila bashkon dhe nuk përçanë. Kjo është ajo që Allahu dëshiron prej nesh. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij, ka thënë: “Vërtetë, Allahu prej jush ndahet i kënaqur me tre gjëra dhe i hidhëruar me tre të tjera: ndahet i kënaqur që ta adhuroni dhe nuk i përshkruani shok në asgjë, të mbaheni për litarit të Allahut të gjithë dhe të mos përçaheni si dhe të këshilloheni me liderët tuaj. Ndërsa hidhërohet prej tre gjërave: thashethemeve, pyetjeve të shumta si dhe të humbjes së pasurisë.
Kështu, nuk mund të paramendohet që Islami me këtë shpirt bashkues dhe unifikues të jetë përçarës. Ata që interpretojnë Islamin të tillë janë shpifës ndaj tij. Allahu ka thënë: "Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan.” (el-En’amë, 159)
Ata që përçajnë në emër të fesë, ata që thirren në fe për të arsyetuar veprimet e tyre të çoroditura, gabojnë rëndë, ngase feja nuk përçanë. Për këtë gjë, Allahu e shfajëson Muhammedin [alejhis salatu ves selam] se ai, si kumtues i kësaj feje që bashkon, nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e atyre që interpretojnë fenë për teket dhe epshet e tyre.
Kjo assesi nuk do të thotë se myslimanët nuk përçahen, për shkak se muslimanët janë njerëz dhe njerëzve iu ndodhin gjëra të këtilla. Madje Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka lajmëruar për këtë, por lajmërimi nuk është bërë se duhet përçarë, se duhet mospajtuar, se duhet kundërshtuar njëri tjetrin. Assesi. Është paralajmëruar si sëmundje ndërsa i është përshkruar ilaçi me kohë. Ilaçi është Islami. Allahu ka thënë: "Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.“ (el-Enfalë, 63)
Kështu, çdo interpretim i Islamit si element përçarës do të ishte sikur interpretimi i ilaçit si virus. Dhe ka qenë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ai që ka aplikuar Islamin si element bashkues dhe pajtues sa herë që ka ndodhur ndonjë përçarje ndërmjet sahabeve [radijAllahu anhum]. “...A nuk iu kam gjetur të humbur ndërsa Allahu iu udhëzoi nëpërmjet meje...?!” (Buhariu)
Do të doja ta marr një rast konkret nga jeta e tij [alejhis salatu ves selam] për ta dokumentuar çështjen në mënyrë konkrete, në të vërtetë për të zbuluar shkaqet e përçarjes dhe motivet e bashkimit dhe unitetit. Do t’i referohem rastit të fiseve medinase Eus dhe Hazrexh, të cilat pranuan Islamin por që, për shkak të intrigave, gati sa nuk luftuan ndërmjet vete. Ishin armiqtë, çifutët, ata që u munduan t’i përçajnë. Ua përkujtuan të kaluarën e tyre. Këto dy fise ishin në armiqësi të përhershme. Por, kur pranuan Islamin ndryshuan. U bënë vëllezër. Ishin shumë të afërt njëri me tjetrin. Kjo gjë shqetësonte dashakëqijtë. U munduan t’i përçajnë. Ua përkujtuan të kaluarën joislame dhe ditët e krenarisë së rrejshme, asaj për hire të së cilës kanë vrarë e masakruar njerëz të pafajshëm. U nxenë gjakrat. Gati sa nuk filloi luftimi. Në këtë çast doli Muhammedi [alejhis salatu ves selam] dhe iu drejtua: “O ju myslimanë! Keni frikë Allahun! A do të thirreni në parime të injorancës ndërsa unë jam në mesin tuaj?! Do të veproni kështu pasi që Allahu iu udhëzoi në Islam, iu nderoi me të, me të shkëputi injorancën prej jush, iu shpëtoi nga kufri si dhe bashkoi zemrat tuaja?!”
Çfarë mund të nxjerrim si mësime nga menaxhimi profetik i kësaj përçarjeje apo këtij provokimi të konfliktit të armatosur ndërmjet besimtarëve:
  1. Përçaja nuk është element islam. Ajo vjen nga radhë, taborë, nisma, ide, mendime, që nuk kanë të bëjnë me Islamin.  Për këtë të fundit, përçarja ngel një dukuri, luftën ndaj të cilës e ka të përjetshme.
  2. Përçarja është synim dhe objektivë e armiqve të myslimanëve, të cilët nuk ndihen komod kur shohin besimtarët të bashkuar. Me përçarje synojnë dobësimin e Islamit dhe muslimanëve.
  3. Islami është ilaç kundër përçarjes sepse Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ua përkujtoi atyre Islamin si shpëtuesin e tyre.
Si rezultat, gjeneratat e para kanë ofruar botëkuptimet më kulminante të vëllazërisë myslimane. Kanë favorizuar të tjerët madje edhe ndaj interesit personal. Kanë qenë bashkë dhe afër njëri tjetrit, n kuptim të afërsisë shpirtërore, dashurisë, respektit, saqë janë dukur sikur të jenë shkrirë në njëri tjetrin. Për këtë, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] i ka përshkruar si një trup i vetëm.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013