Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RËNDËSIA E PERFORMIMIT NË DAVE

Nuk ka dyshim se Islami është e vërteta por forma se si performohet nga ithtarët e tij është shumë me ndikim në përqafimin e tij nga jomuslimanët. Është urdhër i Allahut që njerëzit t’i thërrasim në fenë e Tij me urtësi. Allahu ka thënë:
 
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.“ (en-Nahl, 125)
Thirrja në rrugën e Allahut me urtësi dhe mençuri është baza, nga e cila duhet startuar gjithmonë. Vetëm pajisja me urtësinë, e cila nënkupton të bësh të duhurën në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur, garanton suksesin. Ndryshe, nëse performimit të Thirrjes Islame (Daves) i mungon ky element, atëherë dëmet do të jenë më të mëdha se dobitë. Për ta dëshmuar këtë do t’i referohem fjalës së Allahut drejtuar Musait dhe Harunit [alejhimaselam], të cilët po bëheshin gati për të shkuar tek Faraoni dhe për t’ia kumtuar fjalën e Allahut. "Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. 44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.“ (Taha, 43-44)
Ky ajet fsheh në vete një urtësi, të cilën mund të mos e kemi vënë re më parë ani pse e kemi lexuar me dhjetëra e qindra herë këtë ajet. Është studiuesi Muhammed Shehrani ai që përgjatë thellimit në studimin e Shkencës së Da’ves e ka zbuluar atë. Ja çfarë thotë:

Ai që mediton këto dy ajete do të vërej se Allahu i Madhëruar nuk e ka urdhëruar Musanë dhe Harunin [alejhimaselam] me fjalë të caktuara të cilat do të duhej tua thoshin Faraonit, armikut të Allahut; jo, Allahu i mësoi për mënyrën me të cilën mund ta demantojnë thënien e tij (Faraonit), e që është metoda e butësisë dhe mirësjelljes në thirrjen e Faraonit.” ([1])


Pra, Allahu i ka mësuar se me Faraonin duhet të sillen butë, të thonë fjalë të buta, kjo është me rëndësi, ndërsa formulimin e tyre ua ka lënë në dispozicion Musait dhe Harunit [alejhimaselam].
Qëllimi është që t’i përfitohet zemra, që ai të zbutet, që atij t’i përkujtohet se Allahu fal pendimtarët, dhe në këtë më e rëndësishmja ngel mënyra që ke përvetësuar, aftësitë dhe shkathtësitë që zotëron, jo fjalët që mund t’i mësosh përmendësh. Një mjeshtër i zoti mund të ndërtojë qindra modele shtëpish. Kjo pasi që ai ka përvetësuar mjeshtërinë, jo modelin.
Pikërisht kjo është rëndësia e Shkencës së Daves, që të përgatisë dhe nxjerrë kuadro, të aftë për të vepruar në ambiente, rrethana dhe me njerëz të ndryshëm.
 
 
 


[1] Esh-Shehrani, Muhammed ibn Sa’d Bukneh. (2012). Ilmu-d-Da’veti ila Allahi Teala – hakikatuhu ve ehemmijjetuhu – dirasetun te’silijjetun. Mekkë: Universiteti Ummu-l-Kura. Tezë magjistrature e pabotuar. F. 64.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013