Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PROVOKIMI SERB

Provokimi serb nuk është vetëm politik. Është edhe ideologjik, ani pse ky i fundit, jo rrallë, manifestohet edhe nga politika. Kështu ndodhi edhe me vizitën e Erdoganit në Kosovë dhe interpretimin e thënies së tij se ‘Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.’ Në fakt, kishte edhe nga shqiptarët që i bën një interpretim monstruoz thënies së tij, por tek ne, ndryshe nga serbët, pushteti heshti. Serbët u ndien në rrezik. Kjo thënie e një lideri të madh nga një shtet gjithnjë e më i fortë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, i futi në siklet. Reaguan edhe si diplomaci. Thanë se Turqia duhet të kërkojë falje.
Ndonëse u shpjegua nga diplomacia turke se fjalët e Kryeministrit Erdogan janë keqinterpretuar, megjithatë, serbët vazhduan me avazin e tyre. Ata janë ndier të fyer për shkak të bindjeve hegjemoniste që kanë. Kosovën e quajnë djep të fesë së tyre dhe këtë e paraqesin si një ndër faktet kryesore të pretendimeve të tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Ata vazhdojnë me kryeneçësinë dhe hasmërinë e tyre. Për çdo vit festojnë Vidovdanin ose Betejën e Kosovës, e cila në të vërtetë shënon humbjen e tyre përballë forcave osmane.
Atëherë, si ta interpretojmë këtë festim të tyre?
Kalimthi jam ndalë në ngjarjet që kanë shoqëruar Vidovdanin gjatë këtyre viteve të fundit dhe kam ardhur në përfundim se ai, para se të jetë një festë, është një provokim fetaro-politik nga serbët. Zakonisht fjalimet fetare janë karakterizuar edhe me elemente politike ndërsa nuk kanë munguar rastet kur janë paraparë edhe gjëra që kanë cenuar drejtpërdrejt integritetin politik të Kosovës, si nisma për themelimin e kuvendit serb në nivel të Kosovës. Po kështu, pjesëmarrësit kanë bartur fotografi të ish-presidentit serb, Millosheviqit, i cili ka hyrë në histori për krimet dhe gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare dhe boshnjake. Pastaj, jo rrallë kanë munguar edhe gardat kriminale serbe, si p.sh. garda e Car Llazarit, e cila mbase ka një mbështetje dhe frymëzim nga kisha serbe.
Këto gjëra kanë qenë imazhe të dalluara të kësaj feste çdo vit, por, këtë herë, siç duket, provokimi është menduar me më shumë diplomaci. Komuna e Graçanicës ka vendosur që bustin e Millosh Obiliqit, i cili për momentin ruhet në oborrin e kishës, ta vendos në ambient publik. Millosh Obiliqi ishte ai që vrau tinëzisht Sulltan Muratin I dhe, për rrethanat nëpër të cilat po kalojmë, vendosja e bustit të tij në këtë kohë nuk është tjetër vetëm se një provokim i menduar me dinakëri diplomatike. Konsideroj se nuk është një sulm vetëm ndaj mikut tonë të madh, Turqisë, por edhe ndaj historisë sonë, sepse, siç e thashë, nuk mohohen elementet fetare të saj. Ajo që fshihet prapa gjithsesi ka të bëjë me pretendimet dhe ambiciet e tyre fetare për ta ripushtuar vendin në të cilin kinse është zemra e fesë së tyre.
Ndoshta, vendimi për të nxjerrë bustin nga kisha në ambient publik në këtë kohë mbase është ndikuar edhe nga interesimi turk për të investuar në infrastrukturën islame në Kosovë, të cilën serbët u munduan ta zhdukin njëherë e përgjithmonë si dhe për shkak të një koincidence të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit pikërisht me ditën kur serbët shënojnë humbjen e tyre përballë osmanëve. 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013