Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRSE PAPA NUK DUHET TË VIJË NË KOSOVË

Vizitës së paralajmëruar të Papës në Shqipëri iu dha jehonë e madhe nga institucionet shtetërore dhe mediet. Presidenti Nishani dukej aq i ngazëllyer me këtë vizitë saqë gati i dha asaj efekte magjike. Tha se shqiptarët pas vizitës së tij do të jenë “pak” më të mirë. Iu dha jehonë edhe për shkak të asaj se u tha që Papa paskësh ndryshuar mendje dhe se gjatë kësaj vizite do ta njeh Kosovën.
Në ndërkohë u ngre në diskutim dhe një çështje tjetër: Pse Papa nuk vjen në Kosovë? Është shkrimi i Samson Pjetrajt "Pse Papa Françesko nuk vjen në Kosovë?" që po ngjallë debat. Në fakt, nuk është shkrimi i tij ai që ka fuqinë të ngjallë debate, sepse përpos defekteve të shumta gjuhësore nuk kishte ndonjë përmbajtje që ia vlen të merresh me të, por si çështje, gjithsesi se po. Vatikani, siç dihet, vazhdon me qëndrimet e tij të vrazhda përkitazi me mosnjohjen e Kosovës. Nuk di çfarë “mrekullie” e madhe mund të ketë ndodhur që të ndryshojë këtë qëndrim kaq ekstrem?!
Konsideroj se një vizitë e mundshme e tij do të duhej të përcillej me protesta për shkak të fyerjeve dhe deklaratave të tyre zyrtare që cenojnë edhe sovranitetin tonë. Mbështetja e vazhdueshme e formulës se Kosova është djep i Kishës Serbe, formulë kjo që ka shkaktuar gjenocid dhe masakra ndaj njerëzve të pafajshëm, është argument i mjaftueshëm për të kundërshtuar vizitën e tij.
Moralisht, do të duhej të kërkonte falje për ato deklarata prej të cilave jemi të fyer, si komb, por edhe si fe. Ato, në heshtje, janë një shfajësim për të kaluarën kriminale dhe një motiv për të ardhmen gjakatare të Serbisë. Nëse Vatikani ende nuk ka dhënë asnjë shenjë për tërheqje nga ato deklarata e aq më pak për pranim të Kosovës, si shtet, atëherë nuk di çfarë rëndësie ka kjo vizitë?! A mos që të na thotë troç edhe këtu se jemi djepi i Kishës Serbe? Apo mos ndoshta vallë do të takohet me Irinejn dhe do të na ngre ndonjë përmendore a bust të Car Dushanit apo Car Llazarit?
Le të ndryshojë Vatikani më parë qëndrimet ndaj Kosovës e të mos vazhdojë me këtë avaz që po mban në lemeri nënat shqiptare që vazhdojnë edhe tash e pesëmbëdhjetë vite pas lufte të jenë me vaj në buzë për bijtë dhe bijat e tyre që as eshtrat nuk e dinë ku i kanë. 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013