Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KJO ËSHTË KRIJIMTARIA E ALLAHUT: 120 TRILIONË QELIZA

Përgjigje ateistëve:
 
KJO ËSHTË KRIJIMTARIA E ALLAHUT: 120 TRILIONË QELIZA
 


Ka thënë një ateist: Nuk ka argument shkencor për ekzistimin e një shpikësi të gjithësisë. Për t’iu përgjigjur, do t’i referohemi vetëm një argumenti shkencor që ka të bëjë me kompleksitetin e madh në qelizat e njeriut. Njeriu është krijuar nga uji i bashkëdyzuar (ujë/spermë me vezore, d.t.th. dy qeliza) ndërsa përgjatë nëntë muajve të ardhshëm është zhvilluar derisa ka përfunduar si një njeri që ka plot 120 trilionë qeliza. Dhe ajo që është karakteristike këtu se çdo qelizë është programuar për të kryer një punë të caktuar.  Një qelizë është vendosur në sy që të jetë pjesë e aparatit të shikimit tek njeriu, tjetra është vendosur në tru, që të jetë pjesë e sistemit nervor ndërsa për detyrë të ketë ruajtjen e njohurive, derisa e treta është vendosur në vesh që zërin ta shndërrojë në sinjale elektrike për të mundësuar dëgjimin. Kështu, 120 trilionë qeliza kanë role dhe detyra të caktuara tek njeriu.



Ky fetus ka qenë një qelizë e mbarësuar/pllenuar ndërsa përgjatë disa muajve janë formësuar miliarda qeliza, që të gjitha duke vepruar sipas një programi të vënë me saktësi të jashtëzakonshme. Me gjithë arritjen dhe përparimin shkencor, end mbetet enigmë për shkencëtarë njohja e këtij programi, forma si funksionin, si ndahen qelizat, si marrin trajtë/formë qelizat e mishit, eshtrave, përse ndodhë e tërë kjo, etj.


I madhëruar qofsh o Allah!
Mendja e një ateisti nuk pranon të sheh në kompjuter një program të caktuar që bëhet nga njeriu të jetë bërë vetvetiu apo të ketë bërë ndonjë imazh/foto pa qenë më parë i programuar. Nuk di, nuk mund ta imagjinoj dot se si mendja e një ateisti mund të pranojë që tërë këto qeliza, 120 trilionë, mund të veprojnë me këtë nivel të lartë performance pa qenë më parë të programuara?!
  
Ja çfarë thotë Allahu i Madhëruar për Veten e Tij: "Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? اdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara. 102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi. 103. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.“ (el-En’amë: 101-103)
 
Abdudaim el-Kehil
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013