Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
THËNIE TË ÇMUARA

  1. Vetëbesimi nuk nënkupton vetëmashtrimin, përkundrazi, është një formë e studiuar mirë e një qetësie shpirtërore për mundësinë e realizimit të suksesit dhe fitimeve. (Ali Hamadi)
  2. Ndiq rrugët e udhëzimit dhe mos u trishto nga mungesa e madhe e udhëtarëve. Kujdes nga rrugët e devijimit dhe mos u mashtro nga të (vet)shkatërruarit e shumtë. (Fudjal Ijjadi)
  3. Ata që dialogojnë rreth argumenteve fetare duhet të kenë në hatër atë që të parët e kuptuan prej teksteve si dhe e vunë në praktikë, ngase kjo është më afër të qëlluarës dhe më e drejtë/qëndrueshme në dije dhe veprim. (Shatibiu)
  4. Nuk ka gjë më të çmuar dhe me lumturi më të përhershme se sa të qenit me Allahun e Madhëruar në të gjitha gjendjet tua ndërsa Ai të udhëzon dhe të bën të kënaqur. (AbduRrahman Talibi)
  5. Sulejman Kanuni para se të vdiste porositi: Kur të vdes, mi nxirrni duart jashtë arkivolit që të shohin njerëzit se edhe Sulltani po dalka nga kjo botë duarthatë.
  6. Mos shikoni në gabimet e njerëzve sikur të jeni Zoti ndërsa shikoni në gabimet tuaja sikur jeni robër. Mëshironi të sprovuarit dhe falënderojeni Allahun e Madhëruar për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. (Malik ibn Enes)
  7. Prej shenjave (shkaqeve) të rënies së shteteve është marrja e pushtetarëve dhe princërve me tregti, shitblerje dhe dhënia pas grumbullimit të pasurisë. (Ibni Halduni)
  8. Prej shkaqeve të rënies së shtetit është kur pushtetari favorizon një shtresë të popullit ndaj shtresave tjera, kështu që ata veçohen me pushtet dhe përfitim të të mirave materiale. (Ibni Halduni)  
  9. Koha nuk e ka ndryshuar askënd, ajo vetëm se zbulon të vërtetën mbi individin/personin. (Anonime)
  10. Çudia me njeriun se frustrohet nga këshilla ndërsa hesht kur t’i zbulohet e meta. (Anonime)
  11. Në garën e përsosmërisë nuk ka një vijë mbarimi kurrë. (Muhammed ibn Rashid Al Mektum)
  12. Shansi vjen ngadalë dhe ikën shpejt. (Hasani radijAllahu anhu!)
  13. Përpiquni të fikni zjarret e injorancës për t’i ndezur më pas dritat e dijes. Kjo është sëmundja dhe ky është shërimi. (Xhelal Amir)
  14. Interesi personal është shkëmbi në të cilën përplasen dhe thyhen edhe parimet më të forta. (Husejn Teufik el-Hakim)
  15. Mendja nuk zhvillohet vetëm se nëpërmjet tre gjërave: meditimit të vazhdueshëm, leximit të librave të mendimtarëve dhe vëmendjes ndaj përvojave të jetës. (Mustafa Sibai)
  16. Kriya sjell vullnetin, zgjerimi vjen pas ngushtimit ndërsa agimi vjen pas errësirës së zymtë. (Xhemaluddin Afgani)
  17. Llogaritja dhe vetëkritika shkaktojnë dhimbje paksa por janë hapi i parë në ndalimin e degjenerimit. (Abdul Kerim Bekkar)
  18. Një grup njerëzi i kanë shkatërruar dëshirat e faljes dhe shpresat e mëshirës derisa kanë dalë nga kjo botë ndërsa nuk kanë vepra të mira. (Hasan Basriu)
  19. Nuk ka dobi nga ushtari që nuk mëton të jetë një ditë gjeneral. (Napoleoni)
  20. Mos u ndal tek e kaluara, por edhe mos e harro atë.
  21. Zgjuarsia nuk nënkupton të mos gabosh por të zotërosh artin e përfitimit nga gabimi.
  22. Sukseset më të mëdha janë ato prej të cilave përfitojnë të tjerët.
  23. Burrat e mëdhenj dhe idetë e mëdha janë themelet e shteteve të mëdha. (Mustafa Emin)
  24. Një punë është e pamundur vetëm atëherë kur ti e mendon për të pamundur. (Bruce Lee)
  25. Vepra nuk vjen si rezultat i idesë por gatishmërisë për të bartë përgjegjësinë.
  26. Sfida më e madhe është të buzëqeshësh ndërsa lotët të rrjedhin në faqe.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013