Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TË PËRFITOJMË NGA DHJETËSHI I FUNDIT I RAMAZANIT

Muslih Ibn Zuvejd el-Utejbi

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falënderimet i takojnë Allahut që bëri zemrat e besimtarëve të madhërojnë dhjetëshin e fundit të Ramazanit ndërsa përshëndetjet qofshin për Muhammedin [alejhis salatu ves selam], atë që shfrytëzoi më së miri këto ditë, për familjen, shokët dhe të gjithë ata që e pasojnë!
Në këtë artikull do ta këshilloj veten time, së pari, dhe juve, më pas, me atë që na ndihmon për të përfituar nga dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
  1. Sille ndërmend vlerën e madhe të këtyre dhjetë ditëve dhe netëve, përkujto se çfarë vlere të madhe ka Nata e Kadrit, përkujto se ato janë vetëm dhjetë ditë dhe net dhe se ato kalojnë shpejt. Po kështu, mos harro se Nata e Kadrit nuk dihet saktësisht se në cilën natë bie, andaj angazhohu në të gjitha këto dhjetë net.
  2. Sille ndërmend fjalën e Muhammedit [alejhis salatu ves selam]: “فيه ليلة من حُرم خيرها فقد حُرم  Në të është një natë; kush privohet prej mirësisë së saj, ai vërtetë është i privuar.” Athua, kush do të pranonte prej nesh të ishte i privuari nga bereqeti dhe mirësia e kësaj nate?!
  3. Llogarite veten: të kam lënë për një vit të bësh çfarë të duash, këto dhjetë ditë janë të miat, andaj më lejo të bëj çfarë të dua nga adhurimi.
  4. Bindu se po të kaloi në këto dhjetë net diç nga çështjet e dynjasë mund t’i zësh prapë, ndërsa po të kaloi Nata e Kadrit, edhe nëse e tërë bota është e jotja, nuk mund ta arrish.
  5. Kujdes për namazet e jacisë dhe sabahut që t’i kryesh në xhami, sepse kështu mund ta arrish vlerën e kësaj nate.
  6. Po pate mundësi, qëndro në i’tikaf sepse është traditë e Profetit Muhammed [alejhis salatu ves selam]. Po kështu, është një mundësi e mirë për të shfrytëzuar kohën në maksimum.
  7. Por, nëse nuk je në i’tikaf, atëherë mos u dëshpëro, ngase Nata e Kadrit nuk është e veçantë vetëm për ata që rrinë në i’tikaf. Ajo mund të jetë edhe për ty.
  8. Mund të lodhesh dhe rraskapitesh, por dije se këto lodhje dhe rraskapitje janë me shpërblim. Shpejt do të harrohen ndërsa shpërblimi do të ngel përgjithmonë, inshaAllah!
  9. Falu me Imamin derisa ta mbaron namazin sepse kështu mund të arrihet shpërblimi i faljes së namazit gjatë tërë natës.
  10. Tregohu koprrac me kohën tënde në gjëra të padobishme.
  11. Nëse do ta arrish Natën e Kadrit, atëherë mos u merr me shenjat e saj, por me angazhimin tënd. ata që kalojnë kohën duke kërkuar shenjat e saj mund ta humbasin atë.
  12. Largohu nga përdorimi i (panevojshëm i) mjeteve të komunikimit dhe informimit. Mos lejo që ato të ta pamundësojnë arritjen e Natës së Kadrit.
  13. Mos u kufizo vetëm në një adhurim. Kryej sa më shumë adhurime të ndryshme që ke mundësi.
  14. Nxite familjen dhe të afërmit që ta kërkojnë Natën e Kadrit dhe të kryejnë sa më shumë adhurime.
  15. Angazhohu në çdo natë sikur ajo të jetë Nata e Kadrit.
  16. Ndaje natën tënde në falje namazi, lexim Kur’an, lutje, veçanërisht lutjet për të tu fal mëkatet.
  17. Bëhu modest duke shprehur varësinë tënde ndaj Allahut. Këtë e arrin duke mos u mashtruar me veprat tua. Andaj thuaj vazhdimisht: O Allahu im! Më fut në Xhennet me mëshirën Tënde, jo me veprat e mia! Kjo ngase askush nuk mund të hyj në Xhennet me veprat e tij, madje as i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam], siç qëndron në hadith.
  18. Bëhu mendimmirë për Zotin tënd ngase këto net janë rastet më të mira për shpresën në faljen e Allahut të Madhëruar.
 
O Allah! Na beko të gjithë neve për arritjen e kësaj nate dhe përfitimin prej saj! Na bë prej atyre që falen me besim dhe llogaritje në shpërblimin Tënd ndërsa Ti për këtë na shpërblen me falje të të gjitha mëkateve!
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013