Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
50 DOBI NGA NATA E KADRIT

Abdullah Ibn Ahmed el-Havil
 
Nata e Kadrit është prej begative më të mira që na ka dhënë Allahu; është mirësi që nuk peshohet me të asnjë mirësi dhe që nuk mund të shpaguhet me asnjë falënderim. Nata e Kadrit është një natë, pozita e të cilës është madhështore. Nuk ka të ngjashme. Allahu në të e shpërblen shumë edhe për veprën e vogël dhe punën e paktë.
Urtësia e gjallërimit të saj me adhurim
Në këtë natë, përveç tjerash përkujtojmë edhe mirësinë e madhe të Allahu ndaj nesh: shpalljen e Kur’anit Famëmadh, i cili është udhëzim për njerëzit.
Pse quhet Nata e Kadrit?
1. Për shkak të pozitës dhe nderit të saj
2. Për shkak se kush kryen adhurime në të, bëhet me nder dhe pozitë
3. Për shkak se Allahu i Madhëruar ka shpallë në të një libër me pozitë të veçantë, tek një profet me pozitë, për një ummet me pozitë 
4. Për shkak se në të Allahu cakton çfarë të dojë për vitin vijues

Mirësitë dhe karakteristikat e saja 
1. Në të Allahu e ka shpallë Kur’anin
2. Puna në të është më me vlerë se në njëmijë muaj
3. Në këtë natë zbret meleku Xhibril me melekë tjerë ndërsa bëjnë amine për lutjet e besimtarëve derisa të lind agimi
4. Është natë e qetësisë dhe sigurisë. Allahu në të nuk cakton vetëm se paqe dhe mirësi
5. Kush privohet prej bereqetit dhe mirësisë së saj, vërtetë është i privuar
6. Kush falet në të me besim dhe llogari në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme. Thotë dijetari i madh Abdul Gani Nabulsi: “Kjo falje përfshin mëkatet  mëdha dhe të vogla. Mirësia e Allahut është më e madhe se kjo (se sa të kufizohet vetëm në faljen e të voglave.).”
7. Për vlerën e saj Allahu ka shpallë një kaptinë që lexohet deri në Kiamet
8. Është nata ë të cilën përcaktohet e ardhmja jote për një vit. Në të shkruhen exhelet – caktimet për vdekjet brenda vitit

Nata e Kadrit është e veçantë për këtë ummet 
Shkak pse është e tillë:
1. Është dhuratë dhe mirësi nga Allahu ndaj nesh 
2. Për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të këtij ummeti në krahasim me ummetet tjera 

Angazhimi në këtë natë është më me vlerë se njëmijë muaj
Domethënia e mirësisë së Natës së Kadrit
Ka thënë Enesi: “Puna në Natën e Kadrit, sadakaja, namazi dhe dhënia e Zekatit, janë më me vlerë se sa (të kryhen në) njëmijë muaj (tjerë).” (Ed-Durr-rrul menthur, 6/370)
1000 muaj = 83.4 vite
Disa njerëz gabojnë kur thonë se Nata e Kadrit ka vlerë të 83.4 viteve. E vërteta është se ajo është më e mirë se kjo periudhë kohore.
Nata e Kadrit është e përhershme, mbetet në këtë ummet deri në Kiamet
Nata e Kadrit është absolutisht nata më e mirë e vitit
A më me vlerë është Nata e Kadrit apo ajo e Israsë?
Ka thënë Ibni Tejmije: Nata e Israsë dhe Miraxhit është më e mirë për Muhammedin [alejhis salatu ves selam] ndërsa për ne më e mirë është Nata e Kadrit.

Kur është Nata e Kadrit?
1. Ajo është në dhjetëshin e fundit të Ramazanit
2. Ajo lëviz përgjatë viteve nga nata në natë
3. Ajo shpresohet të jetë në netët tek
4. Ndërsa prej netëve tek më së shumti shpresohet të jetë në natën e 27-të

Shenjat e Natës së Kadrit
1. Në mëngjesin e saj, dielli lind ndërsa nuk ka rreze. Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: “صبيحة ليلة القدر تطلع الشمس لا شعاع لها كأنها طست حتى ترتفع  Në mëngjesin e Natës së Kadrit dielli lind ndërsa nuk ka rreze. Derisa të ngritet duket sikur një lavaman.” Kjo dobësi e rrezeve të diellit është për shkak të zbritjes, ngritjes dhe lëvizjes së melekëve, të cilët me krahët e tyre pengojnë diellin dhe rrezet e tij. 
2. Hëna del sikur të jetë një gjysmë sahani. Ebu Hurejre rrëfen: E përkujtonim Natën e Kadrit në prani të të Dërguarit të Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa ai na tha: “أيكم يذكر حين طلع القمر وهو مثل شق جفنة  Kujt i kujtohet kur lind – del hëna ndërsa është sikur të jetë një gjysmë sahani.” (Muslimi)
3. Nata është normale, as e ftohtë dhe as e nxehtë. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “ليلة طلقة لا حارة ولا باردة تصبح الشمس يومها حمراء ضعيفة Natë e shndritshme, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Ditën e saj dielli lind i kuq i dobët (me rreze të dobëta).” Transmeton Ibn Huzejme ndërsa Albani e vlerëson autentik.
4. Nuk bien yje. Taberaniu transmeton me sened të mirë –hasen, se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “إنها ليلة بلجة، لا حارة ولا باردة، لا يرمى فيها بنجم Ajo është natë e ndritshme, as me vapë dhe as e ftohtë. Në të nuk gjuhen djajtë me yje.”
Shënim: Nuk kushtëzohet që të gjitha shenjat të ndodhin në të njëjtën kohë. Mund të ndodhin vetëm disa.

Shenjat e pavërtetuara fetarisht për Natën e Kadrit
1. Pemët rrëzohen derisa të prekin tokën, pastaj kthehen në gjendjen e mëparshme. 
2. Uji i detit bëhet i ëmbël.
3. Qentë nuk lehin.
4. Gomarët nuk pëllasin. 
5. Melekët zbresin dhe i përshëndesin besimtarët.

Si dihet që është Nata e Kadrit?
1. Shihet, gjegjësisht shihen shenjat e saja.
2. Shihet në gjumë.
3. Ndjehet shpirtërisht. Këtë gjë e kanë pohuar Ibni Tejmije (Mexhmu el-Fetava, 25/286) dhe Albani në një prej ligjëratave të tij. 
Shënim: Kushdo që e sheh Natën e Kadrit, le ta mbajë fshehtë, siç ka thënë Imam Neveviu (El-Mexhmuë, 6/453).
Mbajtja fshehtë preferohet për shkak se:
1. Ajo është mrekulli (keramet) dhe këto nuk publikohen.
2. Në mënyrë që të mos vetmashtrohet se kinse ky është i përzgjedhuri, i miri, i devotshmi.
3. Që njerëzit të mos i ikin përkushtimit ndaj adhurimit dhe kërkimit të Natës së Kadrit.
4. Që ta ruajë veten nga zilia e njerëzve. 
Po kështu nuk e publikon as nëse e sheh në ëndërr.

Gjërat që fetarisht propozohen për këtë natë
1. Kërkimi i saj.
2. Falja e namazit në të.
3. Lutja. Aisheja [radijAllahu anha] e kishte pyetur Muhammedin [alejhis salatu ves selam] se çfarë të thoshte në këtë natë ndërsa ai i tha: “Thuaj: ALLAHUMME INNEKE AFUVUN TUHIBBUL AFVE FA’FU ANNI – O Zoti im! Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua!“(Tirmidhiu)
Shënim: Shtesa në dua ‘Kerimun’ (Allahumme inneke Afuvvun Kerimun) nuk është e vërtetuar shkencërisht. 

Si ta arrijmë faljen në Natën e Kadrit?
Duke u falur me Imamin derisa ai ta kryejë.
Shpërblimi arrihet për namazin edhe nëse nuk e di se ka qenë atë natë Nata e Kadrit.
Imam Shafiu preferon që angazhimi në adhurim të jetë edhe gjatë ditës së Kadrit sikur natën.
Në disa rrëfime nga të parët përmendet se preferohet edhe larja e trupit gjatë kësaj nate. 
Ka thënë Ibni Badisi: Disa njerëz e shfrytëzojnë Natën e Kadrit për të përfituar nga dynjaja ndëra ajo është ekskluzive vetëm për aspektin shpirtëror –fetar. Atëherë le të pendohet ai që vepron kësisoj ngase Allahu ka thënë: 
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.” (esh-Shura, 20)
Me këtë – shton Ibni Badisi- nuk duam që të dalim kundër kërkimit të furnizimi, por nuk duam që dynjaja të jetë mbi ahiretin. Le të mos e verbojë dynjaja askënd aq sa ta kërkojë Natën e Kadrit duke qenë vigjilent ndaj përfitimeve materiale dhe neglizhent ndaj përfitimit të shpërblimit. 
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
Burimi: http://saaid.net/Doat/alhaweel/28.htm
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013