Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
QË TË DALIM FITIMTARË NGA RAMAZANI

Karakteristikë e mundësive dhe shanseve të Ramazanit nuk është vetëm se ato janë të shumta, porse janë edhe të veçanta. P.sh., Nata e Kadrit, e cila ka vlerë më shumë se njëmijë muaj, është e veçantë, ngase jashtë Ramazanit nuk mund ta gjesh atë. Nga këtu, ai që nuk shfrytëzon këtë mundësi, në veçanti, dhe mundësitë tjera të Ramazanit, në përgjithësi, është vlerësuar humbës. Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: ...në të është një natë më e mirë se njëmijë muaj, ai që privohet prej saj vërtetë është i privuar.” ([1])

Po kështu ka thënë: ...dhe është përulur e nënçmuar ai që ka përjetuar Ramazanin e pastaj ka dalë (mbaruar) ai pa iu falur mëkatet atij.”([2])

Pra, për një besimtar nuk është brengë se a do të mund ta kryejë adhurimin, por se a do t’i pranohet adhurimi. Kështu, tash kur i jemi afruar fundit të Ramazanit, vetvetiu ngrihet një pyetje:

«A do të dal fitimtar nga Ramazani?»

Për ta dhënë përgjigjen se si mund të dalim fitimtarë, detyrimisht duhet t’i kthehemi agjërimit të Ramazanit, gjegjësisht esencës, mësimeve dhe ndikimit të tij. Nga ajetet kur’anore dhe hadithet profetike kemi mësuar se agjërimi vetëm formalisht nënkupton abstenimin nga ushqimi dhe pijet ndryshe objektivat dhe qëllimet e tij janë krejtësisht tjera. Ato synojnë njeriun, ose më qartë brendësinë e tij. Ato në fokus kanë karakterin dhe ndërgjegjen. Synimi është që të formohet një besimtar me vlera të larta, një besimtar ideal, shembullor. Allahu ka thënë:

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183)

Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: ...e braktis ushqimin, pijen dhe epshin për hire Timin…”([3])

Pra, qëllimi themelor i agjërimit është ta bëjë besimtarin të devotshëm, që t’ia ketë frikën Allahut, që të bëjë të duhurën dhe t’i largohet të urryerës dhe të keqes.

Se agjërimi ka këtë efekt, pra gdhendjen e personalitetit dhe formësimin e tij pozitiv, tregojnë dhe shumë hadithe. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: Kush nuk braktis gjatë agjërimit edhe fjalët e këqija (gënjeshtrën) dhe veprimin sipas asaj, (ai nuk ka arritur nga agjërimi i tij asgjë) ngase Allahu nuk ka nevojë që ndonjëri prej jush ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.” ([4]
Agjërimi është mburojë, andaj (agjëruesi) le të mos flet fjalë të pahijshme dhe le të mos shfaqë injorancë. E, nëse ndokush e provokon apo shan, le të thotë -dy herë-: unë jam agjërueshëm!…” ([5])

Zhveshja e agjërimit nga këto qëllim, është paraprakisht një shenjë se ai është refuzuar. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: Ndodhë që ndonjë agjërues të ketë hise nga agjërimi i tij vetëm urinë dhe etjen sikur që ndodhë që ndonjë falës nga namazi i tij të ketë hise vetëm lodhjen dhe pagjumësinë.”([6])

Pra, epitet që besimtari fiton nga përfillja e kushteve dhe etikës së agjërimit e bëjnë atë të dalluar prej të tjerëve por dhe me përgjegjësi: epitetin duhet ruajtur. Do të ishte nënvlerësim i rolit dhe objektivave të agjërimit por të nëpërkëmbeshin qëllimet e tij. Kjo i ngjan sikur një njeriu që bart një epitet të lartë shtetëror, nder apo çka do tjetër qoftë, i cili mund t’i merret nëse veprimet e tij bien ndesh me filozofinë, programin dhe objektivat e shtetit. Pikërisht kështu është puna edhe me agjërimin dhe pranimin e tij. Ai ngel përherë i kushtëzuar. Nëse do ta dish se a të është pranuar agjërimi i Ramazanit, atëherë hidhu një shikim objektivave të tij në veten tënde:

   â–º A je i devotshëm?

   â–º A kryen urdhrat dhe a iu largohesh ndalesave?

   â–º A je i sinqertë në raport me Allahun?

   â–º A fal namaz fakultativ gjatë natës? 

   â–º A je i vetëpërmbajtur?

   â–º A interesohesh për familjen dhe të afërmit?

   â–º A interesohesh për të varfrit dhe skamnorët?

 

Thjesht, merri objektivat e Ramazanit dhe vendosi si kritere dhe peshoja të pranimit ose jo të Ramazanit. Mos e neglizho këtë. Nuk është hiperbolizim i gjërave. Të parët tanë e lusnin Allahun për gjashtë muaj tua pranonte Ramazanin ndërsa gjatë muaj të tjerë që t arrinin Ramazanin vijues. Pra, ishin të preokupuar me Ramazanin gjatë tërë vitit. Ishte agjendë e tyre e përhershme.

Kjo nuk nënkupton se besimtari duhet të transformohet në melek, jo, ai përjeton ngritje-rënie edhe gjatë Ramazanit, porse për qëllim është që të përvetësojë tipare dhe shprehi, me të cilat mund ta menaxhojë situatën, në mënyrë që kurrë të mos thuhet se ai ka agjëruar së koti.



[1] Transmetojnë Ahmedi dhe Nesaiu ndërsa Albani e ka vlerësuar për të vërtetë -sahih.

[2] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e vlerëson hasen sahih.

[3] Buhariu.

[4] Buhariu.

[5] Buhariu.

[6] Albani në Sahihu-l-Xhamii, 3488, e ka cilësuar autentik.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013