Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUSH E SHOI OPTIMIZMIN E KOSOVARËVE

Optimizmi i kosovarëve për një kohë ka qenë fenomen pothuajse i pashpjeguar. Me gjithë problemet e shumta, shpresën e kishin në nivele të larta. Pritnin ditë të mira. Duke parë rrjedhën e mbrapshtë të zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend, për shumë kë (kryesisht të huaj) kjo shpresë ishte sui generis dhe absolutisht e pakuptimtë. Por, ne, populli, kishim shpjegimin tonë. Na thoshin (më vonë kuptuan se na gënjenin) se ende nuk i kemi duart e lira, se të huajt po e administrojnë vendin, se kështu e ashtu, andaj edhe shpresonim se kur të vijnë këta tanët, puna do të jetë më mirë. Na kishin mashtruar. Erdhën tanët ndërsa problemet kurrë nuk u zgjidhën. Kuptuan se kishim qenë të eksperimentuar: na gënjenin ndërsa ne iu besonim.
Por, kjo nuk zgjati shumë. Shpresa u kthye në zhgënjim ndërsa optimizmi në pesimizëm. Shteti na u shndërrua në shtet klanesh e grupesh. Fajin për krejt këtë katrahurë e kanë politikanët, si pozita, ashtu dhe opozita. Ata, ndonëse fajtorë, vazhdojnë të hiqen si reformues. Fajin ia lënë atyre që më së paku kanë faj. Kanë përvetësuar një metodë djallëzore të shpërqendrimit të vëmendjes së opinionit ndaj problemeve të vërteta duke iu hedhur hi syve të popullit se kinse fajin për ngecje e dështime e kanë këta me mjekra dhe shamia.
Këto pretendime idioteske i forcojnë kur marrin shkas ndonjë rast të izoluar të cilit tentojnë t’i japin ngjyrë përgjithësimi. Këtë  e bëjnë dhe për të shfajësuar veten nga mllefi dhe urrejtja që kanë për fenë. Isa Mustafa kësi interpretimi i bëri postimeve të muxhahedinëve shqiptarë në Siri, të cilët postuan foto dhe video duke prerë koka. Ndonëse me rastin u mor edhe islamofobja Alma Lama dhe ateisti Yll Rugova, megjithatë interpretimi i Isa Mustafës ishte për shqetësim. Ai bëri deklarime shumë tendencioze dhe provokuese kur qytetarët me mjekra e shami sikur nuk i sheh të sojit tonë. Madje, nuk përton që t’i klasifikojë në një vijë me kriminelët që janë të korruptuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësitë për vrasjet dhe krimet e kryera. Personalisht, ndiej një lëndim të madh shpirtëror për këtë që është duke ndodhur. Nuk përkrahim ata që shtrembërojnë fenë dhe paraqesin imazhin e saj të degraduar e devalvuar tek njerëzit. Mandati i Islamit është t’i shpëtoj njerëzit. Mjaftojnë distancimet e të gjitha institucioneve fetare dhe të gjithë imamëve kundër këtyre veprimeve. Kjo do të duhej të paktën të frenonte deklarimet e shthurura dhe përgjithësuese sikur këto të Isa Mustafës. Do të duhej edhe ndërgjegjja e tij - nëse veç i ka mbetur diç - ta ndalte pak. Nëse ne do të gjykonim me logjikë të tij, atëherë duke patur parasysh tërë këtë kërdi që e kanë shkaktuar politikanët, do të duhej të shpallnim gjendje lufte me politikanët. Do të duhej ta alarmonim popullin se infektimi me politikë është më vrasës së AIDS e kanceri. Do të nxirrnim dhe gjykime tjera, gjithsesi të gabuara, pasojat e të cilave nuk do të mund t’i parashihnim kurrë. Pse nuk e konsultove bashkëpartiakun tënd, Bardhyl Metën, Le të trajtojmë problemet ashtu siç janë. Të mos shfajësojmë veten nga përgjegjësitë sepse kjo nuk e ndryshon realitetin aspak. Shpresën e kosovarëve nuk kanë shuar rrymat ekstreme islame. Do të doja ta shihja Isa Mustafanë tek kalkulon (meqë edhe ashtu është ekonomist) problemet e pasluftës për të parë se sa përlind e atyre problemeve kanë ngjyrë fetare. më thjesht:
  • Sa për qind e islamistëve qëndrojnë prapa vrasjeve?
  • Sa për qind e islamistëve qëndrojnë prapa krimit të organizuar?
  • Sa për qind e islamistëve qëndrojnë prapa keqpërdorimit të parasë publike?
  • Sa për qind e islamistëve akuzohen për vjedhje tenderësh?
  • Sa për qind e islamistëve qëndrojnë prapa drogës dhe narkomanisë?
  • Sa për qind e islamistëve qëndrojnë prapa prostitucionit dhe tregtisë me qenie njerëzore?
  • Sa për qind e raporteve ndërkombëtare kanë gjetur fajtorë islamistët për ngecjen e vendit dhe dështimin për tu integruar në organizata ndërkombëtare?
  • Dua ta pyes Isanë se kush e ka fajin pse 25% e kosovarëve duan të ikin nga Kosova?
  • Jo rrallë emri i islamistëve (gjithmonë me tendenca përgjithësimi) është lakuar si emër i tradhtisë dhe bashkëpunimit me Serbinë. Unë kam një pyetje: nga 25,000-50,000 bashkëpunëtorë sa thuhet që ka Serbia në Kosovë, prej tyre sa janë islamistë?!
Pyetjet, duke marrë raste konkrete, mund të përpilojnë një listë të gjatë, por le të mjaftojnë këto për të trokitur ndërgjegjen e tyre se fajtorë jeni ju, jo të tjerët.
Ju, politikanët, jeni shkaku i shuarjes së optimizmit tonë.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013